Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- Autoritetet vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të cilët hapën zjarr të shtunën në Birmingam, të Alabamas, duke lënë 4 të vrarë dhe 17 të plagosur. Dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me pagesë me objektiv një nga personat që ka mbetur i vdekur.
Ky është një prej disa rasteve të të shtënave në masë gjatë këtij viti në Birmingam dhe zyrtarët lokalë po bëjnë thirrje për ndihmë për të luftuar krimin dhe për të trajtuar problemin e dhunës me armë zjarri.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, që la pas 4 të vdekur dhe 17 të plagosur. Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të sulmit që u shënua në një zonë të njohur për jetën e natës në Birmingam të Alabamës, pak pas orës 11 të mbrëmjes së të shtunës, me orën lokale.
“Në sulm morën pjesë disa persona. Ata ndodheshin në një makinë, dolën prej saj, hapën zjarr dhe u larguan me shpejtësi”, tha Scott Thurmond, nga policia e Birmingamit.
Dy burra dhe një grua u vranë në vendngjarje, ndërsa i katërti humbi jetën në spital. Viktimat janë Anitra Holloman, 21 vjeç, Tahj Booker, 27 vjeç dhe Carlos McCain, 27 vjeç, të tre nga Birmingami. Ata u gjetën të vdekur në një trotuar, në zonën Five Point South, të Birmingamit, një zonë me bare dhe restorante shumë e parapëlqyer në fundjavë. Viktimat e katërt, ende nuk është identifikuar. 4 nga 17 të plagosurit ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën. Autoritetet besojnë se bëhet fjalë për vrasje me pagesë dhe se personi që ka qenë objektiv është mes të vrarëve.
“Besojmë se individi që ishte objektiv i sulmi është në mesin e të vdekurve dhe se dikush ka paguar për vrasjen e tij. Këto janë të dhënat që kemi deri më tani, mund të ndryshojnë, ndërsa hetimet vazhdojnë”, tha Scott Thurmond nga policia e Birmingamit.
Ky është rasti i 23-të i të shtënave në masë në Shtetet e Bashkuara për vitin 2024, sipas ekspertit të kriminalistikës James Alan Fox. Tre nga rastet janë shënuar në Birmingam, përfshirë një sulm në shkurt, që la 4 të vdekur. Autorët hapën zjarr nga një makinë dhe qëlluan në drejtim të një grupi njerëzish. Dyshimet janë se edhe në atë rast, objektiv ishte një nga personat që mbeti i vdekur. Ngjarjet kanë shqetësuar banorët e Birmingamit dhe kanë nxitur autoritetet vendore të bëjnë thirrje për të luftuar krimin dhe për të trajtuar problemin në shkallë të gjerë të dhunës me armë zjarri.
“Zyrtarët e zgjedhur në nivel lokal, shtetëror dhe kombëtar kanë për detyrë të zgjidhin këtë krizë amerikane, këtë epidemi amerikane të dhunës me armë. Ne nuk duhet t'i autorizojmë njerëzit të të mbajnë armë që nuk duhen lejuar dhe që të qarkullojnë me to në rrugë. Nuk duhet të lejohet dhe pikë. Nuk më intereson cila është politika e tyre”, tha kryetari i bashkisë së Birmingamit, Randall Woodfin.
Policia njoftoi se gjeti rreth 100 gëzhoja në vendngjarje dhe se po hetohet për të zbuluar se çfarë armësh janë përdorur dhe nëse ka patur shkëmbim zjarri. Autoritetet besojnë se në sulm u përdorën armë automatike./ VOA
SHBA- Ryan Wesley Routh autori i dyshuar për vrasjen e Donald Trump në një fushë golfi në Florida la pas një shënim du...
SHBA- Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka cilësuar si "plani i...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar ndaj propozimit të J. D. Vance për përfundimin e luftës me Rusinë, ...
RUSIA- Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara përmbahen nga testime të tilla. Kë...
PRESHEVË- Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën, për si&cced...
Foto ilustruese LIBAN- Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e ushtrisë izraelite nëpër Liban të ...
Foto ilustruese PRAGA- Disa orë pasi tanket sovjetike u futën në Çekosllovaki në gusht të vitit 1968, diktatori komunist i ...
LONDËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku si pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar. Siç r...
OBSH AFRIKË- Numri i rasteve të dyshuara të lisë së majmunëve të regjistruar në Afrikë që nga fillim...
Foto ilustruese GJERMANI- Sa kanë ndihmuar kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë në reduktimin e migracionit t&eu...