Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se Serbia ka premtuar se Millan Radoiçiç do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovës, që vranë një zyrtar policor. Gjatë këmbimit të zjarrit më 24 shtator 2023, u vranë edhe tre sulmues serbë. Zyrtari amerikan gjatë forumit të Dubrovnikut tha se pret që Serbia të mbajë premtimin.
“SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator [në Banjskë] duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se zoti Radoiçiç do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë”, tha O’Brien.
Serbia e akuzon Radoiçiçin për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator. Atij, autoritetet ia kanë ndaluar shkuarjen në Kosovë. Autoritetet në Kosovë e vlerësojnë si akt agresioni sulmin në Banjskë dhe kanë fajësuar Serbinë se ka gisht në të. Beogradi ka mohuar përfshirjen.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur si një prej kushteve për angazhim në dialog me Serbinë, edhe dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij tek autoritetet gjyqësore të Kosovës. Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia nuk është treguar e gatshme të pranojë këtë kusht, gjatë rundit të fundit të dialogut të mbajtur më 26 qershor.
Duke folur për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, O’Brien tha se në dy shtetet duhet të përjashtohet mundësia e përdorimit të forcës për zgjidhjen e çështjeve.
“Mendoj se po ashtu duhet të jemi të qartë se përdorimi i forcës për të arritur te zgjidhja duhet të përjashtohet. Kjo përfshin pjesët më të ndjeshme të Bosnje e Hercegovinës dhe në veri të Kosovës dhe mendoj se këtu aktorët relevantë shtetërorë kanë ndërmarrë qëndrime të forta se nuk mbështesin përdorimin e forcës në këto zona. Por, ne na duhet ta largojmë diskutimin për dhunën, dhunës shtetërore. Kjo do të na mundësonte që të përdorim mjetet që kemi në një mënyrë që ne mevojmë se do të ishte produktive”, tha O’Brien.
Gjatë forumit të Dubrovnikut, ku Kosova u përfaqësua nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u përmend edhe një deklaratë e bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka deklaruar se udhëheqësi i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka treguar se është lider i mirë, strategjik dhe ka "qëlluar kur duhet", për mënyrën se si ka arritur të marrë kontrollin e rajonit të shkëputur të Nagorno Karabakut.
Por, O’Brien tha se ky është interpretim i gabuar nga Vuçiç, pasi Aliyev, ka shprehur qëllimin që të marrë territore që janë ndërkombëtarisht të njohura si pjesë të Azerbajxhanit.
“Duhet të jemi të qartë: Jo lëvizje në Bosnje, jo lëvizje në veri të Kosovë”, tha O’Brien.
Edhe në të kaluarën, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kundër përdorimit të dhunës për zgjidhjen e mospajtimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, zyrtarët në Kosovë, përfshirë presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti, disa herë kanë thënë se Serbia ka ambicie territoriale karshi Kosovës./REL
joe biden SHBA- Presidenti Joe Biden foli të premten lidhur me shqetësimet e demokratëve për atë që u konsiderua si një ...
debati SHBA- Shfaqja e zymtë e Presidentit Joe Biden në debatin presidencial në CNN kundër ish-presidentit Donald Trump b&eu...
foto ilustruese UKRIANË- Dhjetë ukrainas të burgosur prej vitesh janë liruar nga Rusia me ndërmjetësimin e Vatikanit. Preside...
IRAN- Irani ka paralajmëruar se “të gjitha frontet e rezistencës” – një grup i Iranit dhe i aleatëve të tij ra...
KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prilep të Kosovës. Bëhet e dije se një 36 vjeçar babai i 3 vajzav...
SERBI- Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se një person i panjohur ka plago...
SERBI- Një person ka qëlluar me hark ditën e sotme drejt ambasadën e Izraelit në Serbi. Bëhet me dije se autori i armatosur me h...
Foto ilustruese JEMEN- Forcat amerikane kanë shkatërruar shtatë dronë dhe një makinë kontrolli në zonat e Jemenit të...
Foto ilustruese GJERMANI- Terminali i parë gjerman tokësor i gazit natyror të lëngshëm (LNG) po ndërtohet që të pre...
Foto ilustruese SERBI- Në Beograd fillon festivali "Mirëdita, dobar dan". Pse janë rikthyer tensionet këtë vit? Autoritetet serbe ...