U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

IRAN- Irani ka paralajmëruar se “të gjitha frontet e rezistencës” – një grup i Iranit dhe i aleatëve të tij rajonalë – do të përballeshin me Izraelin, nëse ai sulmon Libanin. Komentet nga misioni i Iranit në New York vijnë pas rritjes së frikës për zgjerimin e një lufte rajonale, ku do të përfshihej Izraeli dhe lëvizja libaneze, Hezbollah, që mbështetet nga Irani. Të dyja palët janë përfshirë në shkëmbime zjarri në baza ditore, që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor 2024.
Këmbimi i zjarrit është përshkallëzuar gjatë këtij muaji, së bashku me retorikën e të dyja palëve. Ushtria izraelite ka thënë se planet për një ofensivë në Liban “janë miratuar”, duke nxitur Hezbollahun të kundërpërgjigjet se asnjë pjesë e Izraelit nuk do të kursehej nga një konflikt i plotë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, misioni iranian tha se “e vlerësojmë si luftë psikologjike propagandën e regjimit sionist me synimin që të sulmojë Libanin”.
Por, shtoi se “nëse [Izraeli] nis një agresion ushtarak në shkallë të plotë, do të niste një luftë shfarosëse. Të gjitha opsionet, edhe përfshirja e plotë e Fronteve të Rezistencës, nuk përjashtohen”.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit.
Irani, që mbështet Hamasin, ka lavdëruar sulmin, që e ka cilësuar sukses, por ka mohuar se është përfshirë në të.
Përveç sulmeve të Hezbollahut në veri të Izraelit, rebelët në Jemen, që mbështeten nga Irani, vazhdimisht kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq, në shenjë solidariteti me palestinezët.
Irani mbështet edhe grupe të tjera në rajon.
Republika Islamike nuk e njeh Izraelin që nga revolucioni i vitit 1979 që rrëzoi udhëheqësin e Iranit, të mbështetur nga SHBA-ja.
Në prill u rrit frika për një luftë rajonale, pas një sulmi ajror në Konsullatën iraniane në Damask, që la të vrarë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike.
Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar drejt Izraelit dronë dhe raketa.
Mediat iraniane më pas raportuan se janë dëgjuar shpërthime në provincën iraniane, Isfahan, ndërkaq zyrtarët amerikanë u cituan të kenë thënë për mediat amerikane se Izraeli kishte kryer sulm hakmarrës ndaj armikut të tij të përbetuar, Iranit. Teherani minimizoi sulmin e dyshuar izraelit./REL
KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prilep të Kosovës. Bëhet e dije se një 36 vjeçar babai i 3 vajzav...
SERBI- Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se një person i panjohur ka plago...
SERBI- Një person ka qëlluar me hark ditën e sotme drejt ambasadën e Izraelit në Serbi. Bëhet me dije se autori i armatosur me h...
Foto ilustruese JEMEN- Forcat amerikane kanë shkatërruar shtatë dronë dhe një makinë kontrolli në zonat e Jemenit të...
Foto ilustruese GJERMANI- Terminali i parë gjerman tokësor i gazit natyror të lëngshëm (LNG) po ndërtohet që të pre...
Foto ilustruese SERBI- Në Beograd fillon festivali "Mirëdita, dobar dan". Pse janë rikthyer tensionet këtë vit? Autoritetet serbe ...
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye që turqia të mos i rinovojë lidhjet me Sirinë fqinje...
ATHINË-Një aksident tragjik ka ndodhur në Athinë, ku një vajzë vetëm 17 vjeçe është përplasur nga dy ...
ANGLI- Policia ka nisur një hetim pasi është publikuar një video e një oficereje burgu duke bërë seks me një të b...
Foto ilustruese IRAN- Autoritetet zgjedhore në Iran bënë të ditur se ligjvënësi reformist, Masud Pezeshkian, dhe kandidati i ...