BOTA

Sulmi në Aschaffenburg ku humbën jetën dy persona, autori përfundon në psikiatri

E.D Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 16:59

Sulmi në Aschaffenburg ku humbën jetën dy persona, autori

GJERMANI- Pas sulmit me thikë në Aschaffenburg që la dy të vdekur, një djalë dy vjeçar me origjinë marokane dhe një 41 vjeçar, si edhe tre të plagosur, gjykatësja e hetimeve në gjykatën lokale urdhëroi që i dyshuari të vendoset përkohësisht në një spital psikiatrik. Ky urdhër zakonisht lëshohet, nëse ka prova se një i dyshuar nuk konsiderohet i aftë për fajësinë për shkak të sëmundjes mendore në kohën e krimit. Afgani 28-vjeçar akuzohet për dy vrasje, për dy vrasje të mbetur në tentativë dhe për lëndim të rëndë trupor. Sipas policisë dhe prokurorëve, ai ende nuk ka bërë komente për akuzat. Deri tani dihet, se afgani ka qenë disa herë në trajtim psikiatrik. Nuk ka të dhëna, sipas policisë, deri tani për radikalizim të tij. Afgani erdhi në Gjermani në vitin 2022 dhe aplikoi për azil. Sipas raportimeve të pakonfirmuara ai erdhi përmes Bullgarisë në BE.

Sulmi alarmon politikën
Pas sulmit me thikë në Aschaffenburg të Bavarisë, politikanët po bëjnë thirrje për sqarim të shpejtë të rrethanave. Pas një takimi me krerët e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe Policisë Federale, kancelari Olaf Scholz (SPD) njoftoi se çështja do të zgjidhet shpejt dhe do të merren “masat e nevojshme”. Kandidati për kancelar i Unionit CDU/CSU, Friedrich Merz, njoftoi se nëse ai do të merrte qeverinë, do të vendoste një “ndalim de facto të hyrjes” për të gjithë njerëzit pa dokumente të vlefshme hyrjeje. Merz tha në Berlin në përgjigje të sulmit në Aschaffenburg se ai do të dërgonte një udhëzim përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme në ditën e tij të parë si kancelar. Krimi tregon “një cilësi të re të brutalitetit krejtësisht të pafrenuar në Gjermani”. Kandidati i Unionit, Merz u shpreh se, “kupa është më në fund plot.”

Kryeministri i Bavarisë dhe kreu i CSU, Markus Söder bëri thirrje për një politikë “zero tolerance” në lidhje me migracionin. Ai u shpreh në të njëjtën linjë me kreun e CDU-së Friedrich Merz se “parimi bazë i tolerancës zero dhe kompromisi zero do të jetë udhëzuesi për politikën e ardhshme të migracionit,” tha Söder në Mynih. “Migracioni po sfidon vendin tonë”. Kjo nuk vlen vetëm nga pikëpamja financiare. Gjermania është një “vend human”, theksoi ai, duke iu referuar ndër të tjera pranimit të refugjatëve të luftës nga Ukraina. “Por në fund kjo nuk mund të bëhet në kurriz të popullatës sonë.”

Tre persona të plagosur jashtë rrezikut për jetën
Afgani akuzohet, se ka vrarë një djalë 2-vjeçar dhe një burrë 41-vjeçar në një park në qytet në kufirin shtetëror me Hesen të mërkurën pasdite – krejt papritur dhe qëllimisht, siç e përshkroi Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Hermann (CSU). Sipas të dhënave të deritanishme, edhe një vajzë dyvjeçare është plagosur tri herë në pjesën e qafës me thikë kuzhine. Sipas autoriteteve, një 72-vjeçar ka pësuar lëndime të shumta në zonën e gjoksit. Një mësuese 59-vjeçare theu krahun në rrëmujë e sipër. Tre personat e plagosur rëndë janë ende në spital. “Por ata janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën”, tha një zëdhënës i policisë.

Po shqyrtohet përgjegjësia për fajin
Të dyshuariin, 28 vjeçar afgan, policia e arrestoi menjëherë pas krimit. Sipas ministrit të Brendshëm bavarez, Herrmann, afgani duhej të dëbohej nga Gjermania. Por në fillim të dhjetorit 2024, ai kishte njoftuar autoritetet me shkrim, se do të largohej vetë nga Gjermania – por që nuk e bëri këtë. Sipas Herrmann, afgani ishte “duke iu nënshtruar edhe trajtimit psikiatrik”.

Hetimet duhet të tregojnë nëse përgjegjësia për fajësinë në krim do mund të zvogëlohet ose nëse ai do të konsiderohet vërtetë i paaftë për fajin. Ndër të tjera, policia po përpiqet të sqarojë, nëse afgani ka sulmuar në mënyrë të qëllimshme specifike fëmijët e e çerdhes.

Afgani ishte i njohur për policinë dhe gjyqësorin për shkak të disa hetimeve kundër tij, përfshirë edhe krime të dhunshme. Sipas njoftimit të një zëdhënëseje të drejtësisë, në mars 2023, gjykata e qarkut Schweinfurt lëshoi ​dënimin me gjobë ndaj tij për dëmtim të qëllimshëm trupor pas një sherri fizik në një qendër pritjeje për azilkërkuesit. Një tjetër penalizim për mashtrim afgani e kishte marrë nga gjykata e rrethit në Aschaffenburg, sepse ishte kapur me biletë false./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan