BOTA

“Ia kanë shpëlarë trurin”, sulmi në Beograd nxori në pah radikalizimin online

n.f Përditësimi i fundit 28 Korrik 2024, 20:18
“Ia kanë shpëlarë trurin”, sulmi në Beograd
Millosh Zhujoviç

SERBI- Babai i Millosh Zhujoviçit thotë se nuk u habit kur mori vesh se djali i tij 25-vjeçar kreu “sulmin terrorist” para Ambasadës së Izraelit në Beograd.

“E kam vërejtur se ia kanë shpëlarë trurin”, thotë Zoran Zhujoviq për Radion Evropa e Lirë.

I lindur në një fshat afër Beogradit, Milloshi u konvertua në Islam dhe më pas pranoi pikëpamjet ekstremiste. Më 29 qershor, para Ambasadës izraelite në Beograd, ai plagosi me hark me shigjeta një polic, i cili e vrau në vetëmbrojtje. Autoritetet serbe e cilësuan sulmin si “terrorist”.

“Kam pasur frikë se mund ta dërgojnë diku, të bëjë ndonjë budallallëk”, thotë Zorani për të birin.

Duke folur në ditën e sulmit, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Milloshi mori emrin Salahudin dhe u zhvendos për të jetuar në Novi Pazar. Përpara se të shkonte në këtë qytet në jugperëndim të Serbisë, ai jetonte me prindërit e tij në një fshat të Mlladenovcit, afër Beogradit. Babai i tij tregon se ai u përpoq të hynte në akademinë e policisë dhe më pas punoi në punë të ndryshme sezonale.

“Futej në internet. Dëgjonte gjithçka të keqe. Ata nuk janë myslimanë. Myslimanët nuk bëjnë gjëra të tilla. Se kur ra në kontakt me ata që rishkruajnë Kuranin dhe gjithçka, se me kë shoqërohej, me kë merrej...”, shprehet Zorani.

Në Beograd dhe në Novi Pazar, ku Milloshi u martua, u arrestuan disa persona nën dyshimet për lidhje me terrorizmin. Megjithatë, u konstatua se sulmuesi kishte vepruar në mënyrë të pavarur.

“Në vend të sulmeve kolektive, grupore, ndaj objektivave të zgjedhura, kemi gjithnjë e më shumë individë që i kryejnë këto sulme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Vllado Azinoviç, ekspert për çështje të sigurisë me bazë në Sarajevë.

“Një fenomen tjetër i vënë re nga ky rast, është radikalizimi i përshpejtuar në hapësirën digjitale. Praktikisht, çdokush mund të bëhet terrorist dhe sulmi mund të ndodhë kudo”, shton ai.

Në një video-adresim, Milloshi kishte shprehur besnikërinë e tij ndaj udhëheqësit të grupit terrorist Shteti Islamik. Videoja u publikua në kanale të Telegramit, të afërta me këtë grup, por Radio Evropa e Lirë nuk arriti të përcaktonte se kur dhe ku ishte incizuar videoja.

Azinoviq kujton se Shteti Islamik u mund ushtarakisht në mars të vitit 2019, por thotë se ideologjia e tij nuk u mposht.

“Ideologjia vazhdon të shërbejë si frymëzim për individë si ky i ri në Beograd, që kreu sulmin. Sulmi në ambasadë të shtunën, kur ajo është e mbyllur dhe nuk ka staf, është çmenduri nga pikëpamja strategjike. Sulmi ka pasur vetëm karakter simbolik. Ai shkoi atje për të vdekur”, thotë Azinoviç.

Në platformat e grupit terrorist u bë e ditur se Milloshi ishte mbështetës i tij, por grupi nuk e mori përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, grupi “u mburr” se e ka frymëzuar këtë sulm dhe disa të tjera, që janë kryer nga individë në të gjithë botën.

“Pas asaj që ka ndodhur tetorin e kaluar në Lindje të Mesme, pas sulmit të Hamasit - [grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera] - në Izrael dhe pas hakmarrjes së Izraelit, ky diskurs u përforcua edhe më shumë”, thotë Azinoviç. Pas sulmit, autoritetet në Serbi shpallën nivelin e kuq të kërcënimit nga terrorizmi. Në Novi Pazar, ku popullsia shumicë është myslimane, u bastisën disa lokacione.

Të dyja komunitetet islamike, të cilat janë ndarë që nga viti 2007, e dënuan sulmin.Esat Kundakoviq, babai i një të riu nga Novi Pazari, i vrarë në luftën në Siri, thotë se kur dëgjon për sulme të tilla si ai në Beograd, “nuk e fajëson atë që e ka kryer”, por komunitetin që, siç shprehet, “nuk ka bërë aq sa duhet për t’i integruar të rinjtë”. Djali i Esatit u vra në vitin 2013, një muaj e gjysmë pasi u largua nga Serbia për në Siri dhe iu bashkua luftës kundër forcave shtetërore.

Dy vjet më vonë, Serbia miratoi një ligj që dënon shkuarjen në fushëbeteja të huaja. Shtatë persona u dënuan në vitin 2018 për komplot për të kryer terrorizëm. Sulmi para Ambasadës izraelite ishte i pari i tillë në Serbi në pesëdhjetë vjetët e fundit. Niveli i kuq i kërcënimit u hoq më 5 korrik dhe ministri i Brendshëm tha se “nuk ka ndonjë organizatë më të gjerë që ka marrë pjesë në përgatitjen e aktit terrorist”.

Azinoviç thotë se kur procesi i radikalizimit dhe rekrutimit ndodh në hapësirën digjitale, është e vështirë të parandalohen sulmet e tilla dhe rastet e terrorizmit në përgjithësi. Një hulumtim i Komitetit joqeveritar të Helsinkit tregon se lufta kundër terrorizmit në Serbi është reduktuar në një politikë ndëshkuese.

Me parandalimin thuhet se merren komunitetet lokale dhe individë si Esat Kundakoviç, i cili që nga vdekja e të birit në Siri në vitin 2013, i është përkushtuar largimit të të rinjve nga radikalizimi. Si faktorë që ndikojnë më shumë në radikalizim shihen marrëdhëniet familjare, problemet me shëndetin mendor dhe varfëria.

“[Të radikalizuarit] zakonisht vijnë nga disa margjina sociale dhe ekonomike... Edhe varfëria, mungesa e punës, profesioni në përgjithësi mund të kontribuojnë që dikush të angazhohet ose të jetë objektiv më i përshtatshëm për rekrutim”, thotë Azinoviç.

Serbia ka tre vjet që nuk ka një strategji të vlefshme për luftën kundër terrorizmit. Qeveria nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se përse nuk është miratuar dokumenti kyç për parandalimin e akteve terroriste./ REL

millosh zhujoviç

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan