BOTA

"Ia shiti djallit shpirtin tim"/ Rrëfim tronditës nga vajza e kanibalit suedez, i cili vrau dhe gatoi partneren

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 18:35
"Ia shiti djallit shpirtin tim"/ Rrëfim tronditës nga vajza

Historia tronditëse e Jamie Lee Arrow ka rikthyer në vëmendje një nga krimet më makabre që kanë ndodhur në Suedi. Babai i saj, Isakin Draband, u bë i njohur si “Kanibali i Skarës” pasi në vitin 2010 vrau dhe copëtoi partneren e tij, një ngjarje që tronditi opinionin publik në vend.

Për Jamie-n, kjo histori nuk ishte thjesht një lajm në media, por momenti që ndryshoi përgjithmonë jetën e saj. Babai i saj ishte ndarë nga nëna kur ajo ishte shumë e vogël, por vajza kishte vazhduar të mbante kontakte me të dhe ishte lidhur shumë me partneren e tij, Helle Christensen, të cilën e konsideronte si një nënë të dytë.

Megjithatë, marrëdhënia mes çiftit ishte e mbushur me konflikte dhe dhunë. Pak para tragjedisë, Helle i kishte thënë Jamie-t një fjali që më pas do të rezultonte profetike: “Shijo vaktin tënd… kjo është hera e fundit që do të gatuaj për ty, sepse Isakin do të më vrasë”.

Në nëntor të vitit 2010, Draband e vrau partneren e tij në mënyrë brutale, duke i prerë kokën dhe duke copëtuar trupin. Sipas raportimeve të mediave, ai përdori një thikë, një sharrë dhe një sëpatë për të copëtuar trupin dhe më pas gatuoi pjesë të tij. Rasti shkaktoi tronditje të madhe në Suedi dhe u bë një nga krimet më të përfolura të viteve të fundit.

Në një rrëfim për median LADbible, Jamie tregoi se si nëna e saj u përpoq ta mbronte nga e vërteta. Për një kohë të gjatë asaj nuk iu lejua të shihte televizor, të dëgjonte radio apo të dilte jashtë, ndërsa familja përpiqej ta mbante larg lajmeve që pushtonin mediat.

Por një ditë, ndërsa ishte në një dyqan, ajo pa fytyrën e babait në faqen e parë të një gazete dhe për herë të parë u përball me termin “kanibal”. Kur kërkoi në internet për të kuptuar kuptimin e fjalës, ajo u përball me një realitet të tmerrshëm që nuk mund ta pranonte.

Pas dënimit për vrasje dhe dërgimit në një institucion psikiatrik, Draband vazhdoi të tërhiqte vëmendje. Ai hapi një blog ku fliste për krimet e tij dhe madje një dyqan online ku shiste kukulla vudu të firmosura me gjak, duke u prezantuar si “Kanibali i Skarës”.

Si adoleshente, Jamie përjetoi bullizëm të vazhdueshëm në shkollë për shkak të reputacionit të babait të saj. “Askush nuk më njihte si Jamie. Më quanin vetëm vajza e kanibalit”, kujton ajo. Presioni dhe trauma e çuan drejt një periudhe të vështirë, ku braktisi shkollën dhe u përfshi në drogë në moshë shumë të re.

Në një moment të errët të jetës së saj, gjatë një vizite në burg, ajo pretendon se babai e përfshiu edhe në një ritual satanik, duke i shitur shpirtin djallit duke i thënë se kjo do ta bënte të lumtur dhe të suksesshme. Për Jamie-n, kjo ishte një nga përvojat më të frikshme të jetës së saj.

Më vonë, ajo vendosi të ndërpresë çdo kontakt me të atin. Megjithatë, ajo pranon se ndjenjat janë të ndërlikuara. “Mendoj se është e pamundur të ndalosh së dashuruari prindin tënd”, ka thënë ajo në një intervistë për People.

Sot, Jamie thotë se qëllimi i saj është të ndërtojë një jetë krejt ndryshe nga ajo që përjetoi. Ajo dëshiron t’u japë fëmijëve të saj siguri dhe dashuri, në mënyrë që ata të mos përjetojnë kurrë errësirën që shoqëroi fëmijërinë e saj./PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?