Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga Gaza vetëm përkohësisht, përderisa ajo zonë të rindërtohet, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, të mërkurën.
Një ditë më parë, presidenti amerikan Trump nxiti regime të shumta kur propozoi, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që Shtetet e Bashkuara ta merrnin kontrollin e Gazës së shkatërruar nga lufta.
Ideja e Trumpit “nuk ishte menduar si armiqësore. Ajo ishte menduar, mendoj, si një lëvizje shumë bujare, një ofertë për të rindërtuar dhe për të qenë në krye të rindërtimit”, tha Rubio për gazetarët gjatë një vizite në Guatemala.
Trump ofroi një “gatishmëri të SHBA-së për të ndërhyrë, për të pastruar rrënojat, për të pastruar zonën nga gjithë shkatërrimi në terren, për ta pastruar nga të gjitha municionet e pashpërthyera”, tha Rubio.
“Dhe, gjatë kësaj kohe, njerëzit që jetojnë atje nuk do të mund të jetojnë atje përderisa ekipet e punës hyjnë dhe heqin mbeturinat”, shtoi ai.
Rubio tha se Trumpi dëshiron ta mbështesë “rindërtimin e shtëpive, bizneseve dhe gjërave të kësaj natyre, në mënyrë që më pas njerëzit të mund të kthehen”.
Një ditë më parë, Trump prezantoi planin, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.
Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.
Propozimi i tij për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza kishte shkaktuar kundërshtime si nga kundërshtarët, ashtu edhe nga aleatët e SHBA-së.
Propozimi kishte nxitur shqetësime se mund të rrezikohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, që ka udhëhequr Gazën që nga viti 2007.
Liderë të OKB-, organizatave Human Rights ëatch dhe Amnesty International, si dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Arabisë Saudite, Kinës e Rusisë, ndër shumë të tjerë, kishin kritikuar publikisht planin./REL
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
FRANCË- Kryeministri francez, François Bayrou i ka mbijetuar një votimi fillestar të besimit në parlament të kërkuar nga ...
SHBA- Prokurorja e Përgjithshme e sapokonfirmuar Pam Bondi u betua të mërkurën në Zyrën Ovale nga gjyqtari konservator i Gj...
GOMA- Qindra gra u përdhunuan dhe më pas u dogjën të gjalla pasi rebelët e mbështetur nga Ruanda krijuan kaos në qytetin ko...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se një rëndësi të veçantë, programi i PD për bujq&...
SHBA- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner i cili shërbeu si këshilltar i Trump gjatë mandatit të tij të pa...
SHBA- Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shpreh&eum...
SPANJË- Një 18-vjeçar nga një qytet i vogël në Alicante në Spanjë shkaktoi "kaos" pasi hakeroi shumë agjen...
SHBA- Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “Times of Israel” tha se Izraeli nu...
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sot nga 150 robër lufte secila palë pas ndërmjetësimit...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv në lidhje me atletët&...