Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

SHBA- Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën të mërkurën nevojën për solidaritetin e democracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani. Ata folën në një Forum për çështjet e sigurisë që mbahet çdo vit në Kogres dhe shprehën nevojën e bashkëpunimit me administratën e re të Presidentit Donald Trump mes sfidave madhore globale.
Anëtari republikan i Kongresit, Pete Sessions, një nga organizatorët e diskutimit i tha Zërit të Amerikës se është në interesin e Shteteve të Bashkuara që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të suksesshme dhe të pavarura, sidomos nga ndikimi i Rusisë.
“Mendojmë se është e rëndësishme që miqtë tanë, miqtë e Amerikës të jenë së bashku. Anëtarët e Kongresit janë një pjesë e rëndësishme për të dërguar sinjalin e rëndësisë që ka rajoni për stabilitetin e kontinentit të Evropës, por edhe për interesat e Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Sessions.
Zoti Sessions tha se ligjvënësit si ai vetë, do t’ia përcjellin këtë mesazh administratës së re dhe Sekretarit të ri të Shtetit, Marco Rubio, ashtu si edhe atë të rrezikut të dezinformimit nga Moska dhe Pekini.
“Sekretari (Rubio) duhet të sigurohet që kjo të jetë një përparësi e administratën së re. Synimi i Donald Trumpit është që të gjithë të kenë një të ardhme më të mirë jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por ta shohin Amerikën si mikun e tyre”, tha ai.
Ish-Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu i cili organizoi takimin së bashku me anëtarin e Kongresit Sessions dhe kolegun e tij republikan Robert B. Aderholt, tha për Zërin e Amerikës se dezinformi është vetëm një elementi rrezikut.
“Kemi një grup aktorësh që duan të bëjnë një zhvendosje të gjeopolitikës, në mënyrë të veçantë Kina, Rusia dhe Irani, por edhe vende të tjera dhe përballë kësaj unë mendoj se duhen ndërtuar rrugë komunikimi ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për vendin e saj dhe rajonin në përgjithësi, për të cilin tha se është në një gjendje të brishtë.
“Tani që Presidenti Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, përmes formulës së tij paqe përmes forcës, është e rëndësishme që Amerika të tregojë udhëheqje të vërtetë jo vetëm ndaj miqve të vërtetë por edhe atyre që po sjellin pranë rajonit tonë Rusinë, Kinën dhe Iranin”.
Presidentja Osmani i referohej Serbisë. Analisti i Ballkanit Edward Joseph paralajmëroi gjithashtu për rolin e Beogradit, duke i bërë thirrje Presidentit Trump që të dallojë miqtë e vërtetë nga ata të rremë siç u shpreh ai.
“Kujdesuni për interesat amerikane. Dhe mos u mashtroni nga dikush që thotë se ju admiron dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ju. Por pas shpinës suaj, në fakt ndërton marrëdhënieve më të ngushta me Kinën dhe çon përpara agjendën ruse dhe serbe”.
Zoti Joseph tërhoqi gjithashtu vëmendjen për qëndrimin e qeverisë së Kosovës.
“Kryeministri Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka bërë këtë. Dhe ai ka përgjegjësi t'u tregojë serbëve të Kosovës se janë qytetarë të plotë dhe një të ardhme të plotë në Republikën e Kosovës. Dhe ai nuk e ka bërë absolutisht këtë”.
Përfaqësuesi i Serbisë, Vladimir Marinkovic, ish-kryeparlamentar i vendit, hodhi poshtë akuzat ndaj vendit të tij dhe tha se Beogradi është i gatshëm për bashkëpunim me administratën Trump.
Deputeti i shumicës së Parlamentit të Shqipërisë Damian Gjiknuri shprehu gadishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim me administratën e re amerikane dhe nevojën e forcimit të demokracisë.
“Theksuam që një Amerikë e fortë, siç ka thënë Presidenti Trump ‘Amerika e Para’, mendoj që do të jetë edhe një aleancë e fortë, sepse ne ngjarjet nuk mund t’i kontrollojmë, por reagimin mbi ngjarjet aleanca do të mund ta bëjë shumë më mirë. Patjetër që Shqipëria është një anëtare i denjë aktive e NATO-s, do të bëjë pjesën e saj për paqen dhe sigurinë. Por dhe mesazhi që dhashë dhe që doli qartë nga kjo tryezë është dhe forcimi i demokracive. Nëse do të kemi demokraci dhe institucione të forta, do të kemi edhe një familje më të shëndoshë demokratike”, tha ai për Zërin e Amerikës.
Në kushtet e sfidave madhore globale në botë, pjesëmarrësit në Forum e vunë theksin tek nevoja e koordinimit në të gjitha nivelet mes vendeve të tyres, si edhe forcimit të aleancave madhore perëndimore./ VOA
SPANJË- Një 18-vjeçar nga një qytet i vogël në Alicante në Spanjë shkaktoi "kaos" pasi hakeroi shumë agjen...
SHBA- Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “Times of Israel” tha se Izraeli nu...
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sot nga 150 robër lufte secila palë pas ndërmjetësimit...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv në lidhje me atletët&...
autori SUEDI- Pasditen e djeshme një sulm me armë zjarri në një shkollë në Orebro të Suedisë solli vdekjen e 11 pe...
donald trump SHBA- Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për ta vendosur territor...
Takimet KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde në një postim të publikuar së fundmi në "X" ka bër&eu...
GREQI- Mbi 6,400 tërmete ndodhën në zonën Santorini dhe Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt. Këtë e ka konfirm...
ANGLI- Përqindja e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mushkërive që nuk kanë pirë kurrë duhan po rritet, me n...
GJERMANI- Friedrich Merz parashtroi të martën në mbrëmje përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Mbrojtja, rua...