Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
KOSOVË- Shërbimet në Aeroportin e Shkupit, përgjegjëse për kontrollet e sigurisë, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare, u tha në raportin e Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC) të Maqedonisë së Veriut. Kjo agjenci tha se rishikoi të gjitha dëshmitë që lidheshin me incidentin e 1 gushtit ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas raportit, është konstatuar se shërbimet e aeroportit që janë përgjegjëse për kontrollet e sigurisë kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe u janë përmbajtur rregullave që zbatohen ndërkombëtarisht, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedurave, qoftë edhe nën presionin e personave që shoqërojnë pasagjerët.
“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë u pranuan vetëm pasi piloti i avionit kishte refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie”, u tha në deklaratën e AAC-së.
AAC-ja tha se zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit nëse do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me ndëshkime të ashpra nga agjencia, që është trup përgjegjës për rregullimin e tyre.
Kjo agjenci tha se si trup i pavarur dëshiron të qëndrojë larg përplasjeve politike lidhur me këtë ngjarje dhe shprehu keqardhje që në vend të zgjidhjes profesionale të këtij incidenti, do të nxirren mësime dhe do të ndërmerren masat adekuate për shmangien e tyre në të ardhmen.
“Ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve për përfitime të poenëve politikë dhe për të shtrembëruar arsyen e vërtetë të kësaj ngjarjeje”, u tha në deklaratë.
Presidenca e Kosovës ka thënë se e Osmanit ishte tentuar t’i merrej telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit, në kundërshtim të, siç ka thënë, praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.
Ky institucion e ka cilësuar si “provokim” ngjarjet e ndodhura në Aeroportin e Shkupit, përderisa autoritetet maqedonase kanë shprehur keqardhje për ngjarjen dhe kanë nisur hetimin për të.
Presidenca kosovare kishte njoftuar se pasi ka ndodhur incidenti, për të ishte njoftuar kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Më 1 gusht, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se në Aeroport kishte shkuar një pjesëtar i sigurimit të Gashit, që ishte polic, "me dy persona të tjerë [policë] dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e Aeroportit dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentes". Gashi më pas deklaroi se ndërhyrja e tij kishte për qëllim vetëm parandalimin e një incidenti diplomatik.
Përderisa nga zyra e Osmanit e kanë cilësuar si provokim këtë ngjarje dhe kanë thënë se ka pasur shkelje të praktikave ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Shkup më 5 gusht tha se po pret raportin zyrtar që do të përpilohet pasi autoritetet të kryejnë hetimet e nevojshme për këtë ngjarje. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte diplomatike dhe deri më tani nuk kanë pasur incident të kësaj natyre./REL
pamje nga ngjarja TURQI- Një autobus u përplas me shtyllën e një mbikalimi ure pranë Ankarasë herët të premten...
foto nga perballja SHBA- Disa pamje të sapo publikuara nga kamerat e trupit tregojnë momentin kur një oficer policie ngjitet në ç...
vladimir putin RUSI- Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i Federatës Ruse. Në fund të vitit 19...
foto ilustruese TURQI- Një gjykatë në provincën jugore turke të Adanas bllokoi aksesin në Roblox, një nga platforma...
faton hajrizi KOSOVË- Në orët e hershme të mëngjesit është sjellë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, i cili &eum...
sportisti SHBA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një garë CrossFit në Teksas, SHBA, ku një atlet nga Serbia humbi...
Musk dhe Maduro VENEZUELA- Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka nënshkruar një dekret që bllokon aksesin në platf...
foto ilustruese SHBA- Një grua humbi jetën të enjten në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Çika...
paul henri narzolet SHBA- Familja e Paul-Henri Narzolet, një eksplorues francez me famë botërore dhe një nga njerëzit që...
Shkodran Nikçi dhe Noizy KOSOVË- Zyrtari i Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës...