BOTA

Influencerët e Maga-s braktisin në masë Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 23:42
Influencerët e Maga-s braktisin në masë Trumpin: Ka mbaruar, ka

Një nga podcasterët më të njohur amerikanë të ekstremit të djathtë e ka braktisur Donald Trump-in, duke e cilësuar “të mbaruar” për shkak të përkeqësimit të rënies mendore, dhe ka ftuar votuesit të “presin litarin” para zgjedhjeve të mesmandatit, të planifikuara për në nëntor.

Ndërkohë, prezantuesja Megyn Kelly (mbështetëse e njohur e Trump-it) e ka akuzuar administratën amerikane se po fsheh bilancin real të ushtarëve të vrarë dhe të plagosur në luftën me Iranin. Revolta e influencerëve të galaksisë Maga është fenomeni më i fundit që shtohet në një moment negativ për presidentin, i cili po bie ndjeshëm në sondazhe.

Por goditjen e rëndë nga një prej mbështetësve më besnikë, biznesmeni nuk e priste. Alex Jones, 52 vjeç, konspiracionist i hershëm, e ka krahasuar Trump-in, 79 vjeç, me gjyshin e tij, i cili ndërroi jetë pasi vuajti nga demenca.

“Ai vdiq mendërisht një vit para se të vdiste fizikisht”, shtoi Jones, duke iu referuar gjyshit. Gjatë programit të tij “The Alex Jones Show”, podcasteri e ka cilësuar Trump-in në “rënie të lirë” dhe ka ftuar kandidatët republikanë të distancohen nga presidenti para zgjedhjeve për Kongresin.

“Kur kyçet e këmbëve fryhen deri në trefishin e madhësisë origjinale, kjo do të thotë pamjaftueshmëri kardiake. Dhe ai duket vërtet i sëmurë. Belbëzon dhe, e dini, duket sikur truri nuk funksionon mirë”, shtoi ai.

“Prandaj ne thjesht e presim litarin me Trump-in dhe mobilizohemi kundër demokratëve”.

“Nuk është më njeriu që ishte vitin e kaluar, duhet të jemi të trishtuar, jo, kjo nuk është për të qeshur, nuk është mirë, por ai tashmë ka ikur”. “Të gjithë ata që e rrethojnë, si Pete Hegseth (shefi i Pentagonit) janë në panik. Shihet që zëdhënësja është në panik, por janë besnikë dhe mendojnë se në fund është e keqja më e vogël, por unë them se duhet ndërhyrë dhe duhet bërë që Trump të marrë një pushim”, tha ai.

Jones përmendi edhe sondazhin e Universitetit të Massachusetts sipas të cilit popullariteti i Trump-it ka rënë në 33 për qind.

“Këto janë shifra reale, e shoh në rrugë. Gjashtë muaj më parë ishte në 56 për qind, më popullori ndonjëherë”. Ndërhyrja e Jones pason atë të Joe Rogan, një tjetër podcaster i djathtë, i cili javët e fundit e ka cilësuar “të çmendur” konfliktin me Iranin.

“Njerëzit ndihen të tradhtuar”, shtoi ai. Ndërkohë Andrew Schulz, prezantues i podcastit Flagrant, një tjetër zë i bazës trumpiane, ka kritikuar presidentin për lejimin e agjentëve të emigracionit të mbulonin fytyrën me maska.

Për ta plotësuar panoramën është edhe aktakuza ndaj Trump e hedhur nga një prej besnikëve të tij, ish-prezantuesja e Fox News, Megyn Kelly, e cila e ka akuzuar presidentin për fshehjen e bilancit të vërtetë të viktimave të luftës me Iranin.

Numri zyrtar është 13 ushtarë të vrarë dhe të paktën 12 të plagosur rëndë në sulmin e 27 marsit ndaj bazës ajrore Prince Sultan, në Arabinë Saudite.

Në total, të plagosurit që nga fillimi i luftës janë treqind. Por Kelly nuk e beson.

“Presidenti Trump gjithmonë thotë se jemi përpara afatit, si për sallën e ballove të Shtëpisë së Bardhë, por këtu flasim për ushtarë amerikanë që po vdesin”.

“Kemi trembëdhjetë burra e gra të vrarë dhe njëzet e pesë të plagosur rëndë. Por çfarë do të thotë kjo? Kanë humbur gjymtyrët? Janë plagosur në kokë? Nuk na i thonë. Këto informacione janë censuruar në masë të madhe”.

“As nuk mendojmë se e dimë numrin e vërtetë të të vdekurve, dhe nuk e dimë si janë rrëzuar të gjitha këto avionë”, vazhdoi ajo.

Kelly nuk ka dhënë prova për hipotezën e saj, por prej javësh administrata Trump akuzohet se nuk ka dhënë informacion në mënyrë transparente. Vetë shefi i Pentagonit, Hegseth, kishte qortuar mediat amerikane për raportimin e vdekjes së ushtarëve, duke thënë se duhej të përqendroheshin në festimin e sukseseve ushtarake. /La Republica/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan