Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
UASHINGTON- FBI-ja do të duhej të kishte bërë më shumë për të mbledhur informacion zbulimi para trazirave në Kapitol ndonëse byroja kishte bërë përgatitjet për mundësinë e shpërthimit të dhunës më 6 janar të vitit 2021, sipas raportit të publikuar të enjten nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm.
Sipas tij, asnjë agjent sekret i FBI-së nuk ishte i pranishëm dhe asnjëri nga informatorët e byrosë nuk ishin autorizuar të merrnin pjesë. Raporti i përpiluar nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm pranë Departamentit të Drejtësisë hedh poshtë një teori konspiracioni, të cilën e nxorën në pah disa ligjvënës republikanë në Kongres, se FBI-ja kishte luajtur rol në nxitjen e ngjarjeve atë ditë, kur protestuesit të cilët ishin të vendosur të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që nxorën fitues Presidentin demokrat Joe Biden, hynë në ndërtesë me forcë, duke u përplasur me policinë.
Raporti i rishikimit u publikua gati katër vite pas këtij kapitulli të zymtë në histori që shkundi themelet e demokracisë amerikane.
Ndonëse i kufizuar në çështjet që trajton, raporti synon të hedhë dritë mbi çështjet që vazhdojnë të brejnë debatin publik, përfshirë nëse kishin ndodhur dështime të mëdha të burimeve të zbulimit para protestës dhe nëse ndokush në turmën e protestuesve po vepronte në emër të FBI-së. Ky është hetimi i fundit i madh për një ditë të veçantë në historinë e Shteteve të Bashkuara që deri më tani ka nxitur hetime nga ligjvënësit si dhe ngritje të padive në nivel shtetëror dhe federal.
Zyra e Inspektorit gjeti se 26 informatorë të FBI-së ishin në Uashington për protestat që lidheshin me zgjedhjet më 6 janar dhe se ndonëse tre hynë në ndërtesë, apo në zonën përreth, asnjëri prej tyre nuk ishte i autorizuar nga byroja të bënte një gjë tillë e as të shkelnin ligjin apo të nxisnin të tjerët të bënin një gjë të tillë.
Raporti gjithashtu gjeti që FBI-ja kishte bërë hapat e duhur për t’u përgatitur për ngjarjet e 6 janarit, por se kishte dështuar të mblidhte nga 56 zyrat e saja në terren informacione të rëndësishme zbulimi.
Rishqyrtimi i detajuar nga Zyra e Inspektorit filloi disa ditë pas trazirave, pas daljes në dritë të një përmbledhjeje të përgatitur nga zyra e FBI-së në Norfolk të Virxhinias, ku ajo paralajmëronte për mundësinë e “luftës” në Kapitol. Ish shefi i zyrës së FBI-së në Uashington kishte deklaruar se në momentin kur e pranoi këtë paralajmërim më 5 janar, ai e ndau informacionin me shpejtësi me agjencitë e tjera të rendit në kuadër të një force të përbashkët kundër terrorizmit.
Por drejtuesit e Policisë së Kapitolit kanë thënë se nuk ishin në dijeni të atij dokumenti në atë kohë dhe kanë këmbëngulur se nuk kishin informacion të veçantë ose të besueshëm se ndonjë nga demonstratat në Kapitol do të rezultonte në një sulm në shkallë të gjerë.
Drejtori i FBI-së, Chris Wray, i cili njoftoi këtë javë se do të japë dorëheqjen në fund të mandatit të Presidentit Joe Biden në janar, ka mbrojtur dorëzimin e raportit të zbulimit nga agjencia e tij. Ai u tha ligjvënësve në vitin 2021 se raporti u shpërnda përmes grupit të përbashkët të punës për terrorizmin, u diskutua në një post komandë në Uashington dhe u postua në një portal interneti në dispozicion të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit.
“Ne e komunikuam atë informacion në kohën e duhur me Policinë e Kapitolit dhe (Departamentin e Policisë Metropolitane) në jo një, jo dy, por tre mënyra të ndryshme”, tha zoti Wray në atë kohë.
Teoria e konspiracionit se oficerët federalë të zbatimit të ligjit futën në kurth anëtarët e turmës është përhapur në qarqet konservatore, përfshirë edhe nga disa ligjvënës republikanë. Ligjvënësi republikan Clay Higgins kohët e fundit sugjeroi në një podkast që agjentët që pretendonin të ishin mbështetës të zotit Trump, ishin përgjegjës për nxitjen e dhunës.
Ish-ligjvënësi nga Florida Matt Gaetz, i cili së fundmi u tërhoq si i zgjedhuri i zotit Trump për postin e prokurorit të përgjithshëm mes akuzave për trafikim seksual, i dërgoi një letër zotit Wray në vitin 2021 duke pyetur se sa informatorë ishin në Kapitol më 6 janar dhe nëse ishin “thjesht informatorë pasivë ose nxitës aktivë”.
Nuk ishte e qartë më parë se sa informatorë të FBI-së ishin në turmë atë ditë. Drejtori Wray refuzoi të thoshte gjatë një dëshmie në Kongres vitin e kaluar se sa nga njerëzit që hynë në Kapitol dhe zonën përreth më 6 janar ishin punonjës të FBI-së, ose njerëz me të cilët FBI kishte kontaktuar. Por, zoti Wray tha se “ideja që dhuna në Kapitol më 6 janar ishte disi pjesë e një operacioni të orkestruar nga burime dhe agjentë të FBI-së, është qesharake”.
Një informator i FBI-së dëshmoi vitin e kaluar në gjyqin kundër e ish-drejtuesit të grupit ‘Proud Boys’ Enrique Tarrio për marshimin drejt Kapitolit me anëtarët e tjerë të grupit të tij ekstremist. Informatori tha se kishte komunikuar me ta teksa turma e mbështetësve të zotit Trump hyri në ndërtesë. Por, informatori nuk ishte në asnjë nga bisedat në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve ‘Telegram’ për të cilin anëtarët e grupit ‘Proud Boys’ u akuzuan se i përdorën për të komplotuar dhunë në ditët para 6 janarit./ VOA
Foto RUSI- Forcat ruse vazhdojnë t’i afrohen qytetit strategjik në lindje të Ukrainës, Pokrovsk, derisa përpjekjet diplomat...
Foto SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar administratën Biden pse i dha leje Ukrainës të kryejë sulme the...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka ftuar Presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurimin e tij muajin e ardhshëm,...
Foto KOSOVË- Aktorë të huaj keqdashës synojnë ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë ...
Foto SERBI- Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situat&...
Autori SERBI- Autori i vrasjes së 9 personave në fshatrat Dubona dhe Malo Horaje është dënuar me 20 vjet bur nga autorietet s...
SIRI- Obaida Arnaout, zëdhënësi i ri i qeverisë së Sirisë, thotë se do të krijohet një komitet gjyqësor...
SHBA- Elton John ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj legalizimit të marijuanës në Amerikë dhe Kanada. John gjatë një inter...
SHBA- Platforma Meta, e Mark Zuckerberg, dhuroi 1 milion dollarë në një fond që lidhet me financimin e ngjarjeve për inaugurimin e pr...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka falur 39 amerikanë të dënuar për vepra të padhunshme penale, si d...