Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
SHBA- Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë të inteligjencës. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjenci tjera federale, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se, Irani ka vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane “për të nxitur përçarje dhe për të minuar besimin në institucionet tona demokratike”.
Fushata e Trumpit e ka drejtuar gishtin drejt Iranit më 10 gusht për hakim të mesazheve të brendshme. Zyrtarë të Iranit i patën hedhur poshtë akuzat. Burime të afërta me hetimet kanë thënë për CBS News se dyshojnë që hakerët e dyshuar iranianë kanë shënjestruar edhe fushatën e kandidates së demokratëve për presidente, Kamala Harris.
“Komuniteti i inteligjencës është i bindur që iranianët kanë bërë përpjekje për të fituar qasje te individët e lidhur me fushatën presidenciale në të dyja partitë politike”, kanë thënë zyrtarë amerikanë të inteligjencës përmes një deklarate.
“Një aktivitet i tillë, përfshirë vjedhjet dhe publikimin e dokumenteve, ka për qëllim që të ndihmojë në procesin e zgjedhjeve amerikane”.
Hakimi në fushatën e Trumpit është kryer ashtu që njerëzve u ka shkuar një email – me një mesazh që është dukur si e besueshëm, për t’i shtyrë ata që të klikojnë në një link të rremë. Fushata e Harrisit ka thënë javën e kaluar se ka qenë në shënjestër të një sulmi të tillë, ndonëse tentimet nuk kanë pasur sukses.
Agjencitë amerikane kanë thënë se këto taktika “nuk janë të reja” dhe kanë përmendur që Rusia dhe Irani kanë përdorur këso metoda edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale. Mbetet e paqartë se çfarë informata mund të jenë vjedhur gjatë hakimit. Trump ka thënë se hakerët kanë arritur të sigurojnë vetëm informacion publik. Sipas gjigantit Google, edhe fushata e presidenti aktual, Joe Biden, ishte shënjestruar prej hakerëve iranianë, para se ai të tërhiqej nga gara./ REL
Joe Biden SHBA- Një Parti Demokrate e rigjallëruar u mblodh mbrëmjen e së hënës për të dëgjuar fjalën p&e...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se hapja e urës mbi ...
GAZA- Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi të hënën nivelin e ‘papranueshëm’ të dhunës që po b&eum...
Foto ilustruese EVROPË- Vapë ekstreme në të gjithë zonën e Mesdheut këtë verë. Sipas një analize të ...
RUSI- Rusia dhe Azerbajxhani do të ndërtojnë së bashku cisterna nafte, tha presidenti rus Vladimir Putin pas negociatave me homologun e ti...
ÇIKAGO- Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale amerikane, mijëra delegatë demokratë mblidhen këtë javë n&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Shoqëria civile dhe disa pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Kosovës pretendojnë...
Pllaka TURQI- Arkeologët zbuluan një pllakë të vogël balte kuneiform 3500-vjeçare gjatë gërmimeve ...
SHBA- Fushata zgjedhore në SHBA, është më e shtrenjta në botë, ku në asnjë vend tjetër nuk hidhen aq para pë...
Foto ilustruese KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se...