“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

IRAN- Diplomati më i lartë i Iranit, Abbas Araqchi, e ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet ta diktojë politikën amerikane ndaj Iranit, pasi Netanyahu përsëriti thirrjen e tij për shpërbërjen e plotë të programit bërthamor të Teheranit.
Negociatorët iranianë dhe amerikanë përfunduan një rund të tretë të bisedimeve indirekte mbi programin bërthamor të Iranit më 26 prill, ndërsa një raund i katërt është planifikuar për më 3 maj, me shumë mundësi në një vend evropian.
Duke folur në Jerusalem një ditë pas bisedimeve, Netanyahu tha se çdo marrëveshje me Iranin duhet të synojë shpërbërjen e plotë të programit bërthamor dhe gjithashtu të trajtojë kapacitetet raketore të Teheranit.
“Marrëveshja e vërtetë që funksionon është marrëveshja që eliminon kapacitetin e Iranit për të pasuruar uranium për armë bërthamore”, tha Netanyahu, duke shtuar se një marrëveshje e mirë duhet gjithashtu “të përfshijë parandalimin e raketave balistike”.
Duke shkruar në X, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se ishte “tronditëse... se sa hapur Netanyahu po i dikton tashmë presidentit Trump se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë në diplomacinë e tij me Iranin”.
Diplomati iranian theksoi se vendi i tij ishte “mjaftueshëm i fortë dhe i sigurt” për të “penguar çdo përpjekje të aktorëve të jashtëm dashakeqës për të sabotuar politikën e tij të jashtme ose për t'i diktuar drejtimin e saj”.
“Ne mund të shpresojmë vetëm që homologët tanë amerikanë të jenë po aq të vendosur”, shtoi ai.
Komentet e Netanyahut erdhën pasi një shpërthim vdekjeprurës goditi portin Shahid Rajaei në Iran, duke vrarë të paktën 46 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 1.000 të tjerë.
Disa spekulojnë se shpërthimi kishte lidhje me një dërgesë të një përbërësi kimik të përdorur për të prodhuar karburant për raketa balistike, megjithëse Irani mohon se ndonjë lloj karburanti ishte ruajtur në terminalin e konteinerëve.
Farzin Nadimi, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Uashingtonit, i tha Radios Farda të REL-it se ngjyra portokalli e ndezur e zjarrit fillestar ishte në përputhje me djegien e një komponenti që përdoret në karburantin për raketa.
Të dhënat publike sugjerojnë se Irani ka marrë dërgesa të këtij kimikati në port më herët gjatë këtij viti.
Sipas disa raporteve, administrata e Donald Trumpit më parë e kishte penguar Netanyahun të ndërmerrte sulme ndaj objekteve bërthamore të Teheranit. Megjithatë, presidenti amerikan ka thënë se vetë ai do të ishte “në krye të sulmit” drejt një lufte me Iranin nëse nuk do të mund të arrinte një marrëveshje.
Ali Shamkhani, një ndihmës i lartë i liderit suprem të Iranit dhe ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, paralajmëroi më 28 prill se Izraeli do të përballej me “pasoja të paimagjinueshme” nëse do të sulmonte objektet bërthamore të Iranit.
“Pyetja është: A janë këto kërcënime rezultat i veprimit të pavarur të Izraelit, apo janë të koordinuara me Trump për të shtyrë përpara negociatat me Iranin?” shkroi ai në X./REL
SPANJË- Rikthimi i energjisë elektrike pas ndërprerjes që paralizoi Spanjën dhe Portugalinë të hënën do...
BOTA- WhatsApp ka konfirmuar se do të ndalojë së qeni i disponueshëm në pajisjet e vjetra Android dhe iOS duke filluar nga 1 maj...
SHBA- Rreziku për një recesion global është rritur ndjeshëm, si pasojë e tronditjeve të shkaktuara nga vendosja e tarifave ...
KOSOVË- Prej më shumë se pesë vjetësh, procesi i gradimeve në Policinë e Kosovës është bllokuar. Edhe pse ka...
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka reaguar dy ditë pasi u publikua lajmi se presidenti amerikan Donald Trump dhe presidentja e KE-së Ursula von der...
GJERMANI- Kreu i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka njoftuar zyrtarisht se cilët anëtarë të p...
SPANJË- Spanja dhe Portugalia u goditën të hënën nga një ndërprerje e energjisë elektrike që paralizoi transporti...
SHBA- Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Besant tha të martën se shumë partnerë të mëdhenj tregtarë të SHBA-s&e...
HAWAI- Një specie e re vemjesh mishngrënëse, endemike në ishullin Hawai të Oahu, ka fituar pseudonimin "mbledhës kocka...
UKRAINË- Ministri i Jashtëm Andrii Sybiha, ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpush...