BOTA

Pa gradime, zyrtarët policorë në Kosovë mbajnë pozita në të cilat s’janë emëruar

n.f Përditësimi i fundit 28 Prill 2025, 16:26

Pa gradime, zyrtarët policorë në Kosovë mbajnë pozita

KOSOVË- Prej më shumë se pesë vjetësh, procesi i gradimeve në Policinë e Kosovës është bllokuar. Edhe pse ka vende të lira në pozita kyç, ato aktualisht mbulohen nga zyrtarë që nuk e kanë gradën që parashihet për atë pozitë. Kjo gjë ndikon drejtpërdrejt në zbatimin e hierarkisë dhe në qartësinë komanduese brenda institucionit, sipas ish-drejtorit të këtij institucioni, Reshat Maliqi.

“Atje janë disa këshilltarë kolonelë të cilët mbajnë pozitë pa u emëruar, e më herët kanë qenë drejtorë rajonalë apo diçka e ngjashme. E tash [mbajnë pozitën e] këshilltarit dhe askush nuk interesohet as se a vijnë në punë, a punojnë. Janë pa asnjë përgjegjësi, e nuk e këshillojnë askënd”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Reshat Maliqi, i cili sapo është pensionuar.

Raporti i fundit i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) konstaton se 185 zyrtarë policorë janë sistemuar në pozita për të cilat nuk e kanë gradën përkatëse. Një vit më parë kishin qenë 39 sosh. Por, Policia e Kosovës insiston se kjo situatë nuk ka ndikuar në punën e këtij institucioni.

“Këto pozita janë mbuluar me zyrtarë me nga një gradë më të ulët, konform Udhëzimit Administrativ të marrëdhënies së punës në PK”, thotë zyra për media e Policisë së Kosovës.

Vetë ky institucion thotë se një nga arsyet kryesore të mungesës së gradimeve ka qenë situata e sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Megjithatë, në një përgjigje për REL-in, Policia e Kosovës thotë se është e gatshme të rifillojë procesin e gradimit, por shton se “pas rekomandimit të dhënë nga Inspektorati i Policisë së Kosovës, ne jemi në pritje të miratimit të Udhëzimit Administrativ për procedurën e gradimit për zyrtarët policorë”.

Megjithatë, kjo situatë nuk sqarohet kaq thjesht nga të gjithë. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, që kërkoi të mbetet anonim, thotë se procesi është i padrejtë dhe me ndikime politike.

“Më është bërë shumë e padrejtë, pasi atëherë konkurrova për gradën ‘major’. Nuk e di pse nuk jam zgjedhur, më duket se nuk i kam pëlqyer ndoshta dikujt”, thotë ai për REL-in, duke treguar se për këtë çështje është në proces gjyqësor.

Ai shton se e njëjta gjë u ka ndodhur edhe disa kolegëve të tij.

“Dikujt i shkelen të drejtat, e dikush ndoshta po avancohet e nuk e meriton”, thotë ai.

Me situatë të ngjashme thotë se është përballur edhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

“Unë kam qenë bartës i pozitës së drejtorit. Por, kur kam qenë drejtor nuk ka qenë askush i politikës, mirëpo edhe në atë kohë nuk iu ka pëlqyer qëndrimi im dhe për një periudhë të shkurtë më kanë thënë që nuk je më aty. Më kanë shkarkuar brenda natës”, thotë Maliqi.

Edhe ish-drejtori tjetër i Policisë, tash deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, shprehet kritik për vonesat në gradime.

“Kjo situatë na sjell te pyetja pse dështoi [konkursi]? Kush e kërkoi? Pse nuk u ndëshkua askush? Kjo situatë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Dhe mendoj se kjo ka ndodhur për shkak të ndikimeve që ka bërë ministri [në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla]”, thotë ai.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës i mohon këto pretendime, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj ndikimi nga politika, por se qëllimi është që gradimet të zhvillohen mbi bazën e meritës dhe në përputhje me nevojat operative.

Konkursi për të cilin aludon Qalaj, ishte hapur në fillim të vitit të kaluar për 355 vende të lira për gradën “rreshter”. Por, ky proces u anulua, pasi që sipas një raporti të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), gjatë konkursit ishin bërë lëshime.

Raporti i IPK-së konstatonte se nuk janë bërë verifikimet e nevojshme mbi të kaluarën e kandidatëve, për të garantuar që ata përmbushnin kriteret lidhur me historikun disiplinor e penal.

Për më tepër, në raport u evidentuan edhe mospërputhje të tjera me udhëzimet administrative, si lejimi i aplikimit nga pjesëtarë të gjeneratës së 54-të të cilët nuk kishin përmbushur kriterin e qëndrimit dyvjeçar në gradën “polic i lartë”.

Sipas burimeve të REL-it brenda Policisë së Kosovës, kërkesa më e madhe është pikërisht për gradën e rreshterit, për të cilën ekzistojnë mbi 300 pozita të lira. Herën e fundit kur janë bërë gradime ishte në vitin 2020, kur ishin emëruar 131 togerë. Një vit më parë, më 2019, ishin graduar nëntë majorë dhe 64 kapitenë.

Policia e Kosovës aktualisht ka mbi 10.000 punonjës aktivë, duke përfshirë zyrtarët policorë dhe personelin mbështetës. Në gusht të vitit 2024, 448 kadetë të gjeneratës së 60-të përfunduan trajnimin dhe iu bashkuan këtij institucioni./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan