Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...

IRAN- Teherani është i gatshëm t’i adresojë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me veprimtarinë e tij bërthamore, por heqja dorë nga pasurimi i uraniumit nuk është në tavolinë e bisedimeve, tha ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi.
Uashingtoni dhe Teherani po përgatiten për rundin e dytë të bisedimeve këtë fundjavë mbi programin bërthamor të Iranit. Araqchi u tha gazetarëve pas një mbledhjeje javore të kabinetit në Teheran të mërkurën se pasurimi i uraniumit nga Irani është “çështje reale dhe e pranuar”.
“Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë besim për t’iu përgjigjur shqetësimeve të mundshme, por parimi i pasurimit nuk është i negociueshëm”, tha ai, pak ditë para rundit të dytë të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara më 19 prill, për të cilin transmetuesi shtetëror iranian njoftoi se do të zhvillohet në kryeqytetin italian, Romë, dhe jo në Oman siç mendohej më parë.
Araqchi iu një deklarate nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili tha të martën se Irani “duhet ta ndalë dhe ta eliminojë programin e tij të pasurimit dhe armëve bërthamore”.
Por, disa orë më parë, Witkoff kishte thënë për Fox News se administrata e Donald Trumpit po kërkon ta kufizojë pasurimin e uraniumit nga Irani në 3.67 për qind – kufiri i vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të cilën Trump e shkëputi në vitin 2018.
“Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, dhe nuk duhet të pasurojë uranium mbi 3.67 për qind”, tha Witkoff.
Araqchi, i cili do të udhëtojë në Moskë më 17 prill, theksoi se Witkoff kishte bërë “komente të ndryshme” që nga përfundimi i rundit të parë të bisedimeve, por shtoi se “pozicioni i vërtetë i Uashingtonit duhet të sqarohet në tryezën e bisedimeve”.
Trump e ka bërë të qartë se Irani nuk mund të lejohet të ketë armë bërthamore, por nuk ka treguar qartë nëse kjo nënkupton kufizimin e programit bërthamor të Iranit apo shkatërrimin e plotë të tij.
Ndërkohë, administrata e tij ka dërguar sinjale të përziera. Duke cituar një zyrtar amerikan pa emër, faqja e lajmeve Axios më 16 prill ia atribuoi mungesën e qartësisë diskutimeve të brendshme.
“Politika ndaj Iranit nuk është shumë e qartë, kryesisht sepse ende po përcaktohet. Është një çështje tepër e ngarkuar politikisht”, tha zyrtari, sipas Axios.
Ish-diplomati amerikan, Mark Fitzpatrick, tha se një marrëveshje është e pamundur, nëse administrata Trump nuk e zbut qëndrimin e saj.
“Trump do të duhet të ndryshojë qëndrimin nga ‘pa pasurim’ në një qëndrim për ‘pasurim të ulët’”, i tha ai Radios Farda të Radios Evropa e Lirë./ REL
KOSOVË- Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municione në Mitrovicën e Veriut pasditen e së mërkurës. Lajmin e ka konf...
trump, zelenskyy KIEV- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë "përparim thelbësor" në bisedimet e ty...
GREQI- Greqia vendosi këtë të mërkurë që zyrtarisht dhe për herë të parë të përcaktojë kufijt...
aleksander vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se nuk e ka ndryshuar vend...
SERBI- Parlamenti serb ditën e sotme ka miratuar qeverinë e re. Pas dorëheqjes së Milosh Vuçeviç, kryeminist...
HUNGARI- Një delegacion i ligjvënësve të Parlamentit Evropian ka paralajmëruar se situata në Hungari po shko...
TURQI- Udhëheqës ushtarakë nga disa vende po zhvillojnë bisedime këtë javë në selinë e marinës turke në...
GJERMANI- Gjithnjë e më shumë gjermanët po humbasin besimin në fe, dhe për herë të parë në historinë e ...
SHBA- Konsumi në mbarë botën i verës ra në vitin 2024 në nivelin më të ulët në më shumë ...
SHBA- Raundi i dytë i bisedimeve për programin bërthamor të Iranit ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit,...