Makina “Benz” del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, banorët shpëtojnë babë dhe bir!
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, të cilat i ishin hequr sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, janë fuqizuar sërish në fundjavë, pavarësisht përpjekjeve të Teheranit për ta parandaluar këtë hap.
Bashkimi Evropian konfirmoi të hënën rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, pas një vendimi të ngjashëm nga Kombet e Bashkuara.
Zyrtarët iranianë kanë thënë se rikthimi i sanksioneve përbën vendim “ilegal” dhe kanë insistuar se publiku do t’i përballojë ato. Megjithatë, debati sa shkon e rritet në spektrin politik për veprimet e radhës.
Zërat konservatorë vazhdojnë të bërtasin njëjtë - nuk ndryshojnë qëndrim.
Hamshahri, gazetë e lidhur me qytetin e Teheranit, e ka hedhur poshtë ndikimin e sanksioneve.
“Armiku po përpiqet t'i ribrendojë sanksionet e vjetra përmes propagandës, duke i bërë të duken më të ashpra dhe të tingëllojnë më kërcënuese në mendjet e njerëzve, sesa realisht janë”, ka shkruar kryeredaktori i gazetës, Mohsen Mahdian.
Ai ka argumentuar se për aq kohë sa do të ketë pretendime të ekzagjeruara, Irani do të vazhdojë të jetë i palëkundur.
Gjyqësori është në linjën e njëjtë. Zyra e Prokurorit e Teheranit i ka paralajmëruar mediat që të kenë kujdes në raportime, duke theksuar se mbulimi medial nuk duhet të dëmtojë “idenë e publikut për çështje të sigurisë”.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se për çdo shkelje do të marrë “përgjigjen e duhur”.
Ndërkohë, komentatorët e linjës reformatore kanë dilema lidhur me kërkesat e Perëndimit, sikurse thirrjet për të zvogëluar rrezen e raketave të Iranit.
“Zvogëlimi i kapaciteteve raketore do të nënkuptonte dorëzim të plotë dhe rritje të rrezikut të luftës”, ka shkruar Kiumars Ashtari në të përditshmen Sharq.
Rreziku me të cilin përballen iranianët
Për qytetarët iranianë, kthimi i sanksioneve i godet aty ku dhemb më shumë: në kuletat e tyre.
“Inflacioni është jashtë kontrollit dhe me kthimin e sanksioneve çmimet do të rriten edhe më shumë”, ka thënë një grua në një mesazh dërguar Radio Fardas – shërbimit iranian të Radios Evropa e Lirë.
Ajo i ka kritikuar zyrtarët dhe ka thënë se pret kohë të vështira.
“I mallkoj ata që na kanë vënë në këtë situatë”, ka shtuar ajo.
Një tjetër iranian ka treguar se si familjet po detyrohen t’i modifikojnë shpenzimet, në një shtet ku shkalla e inflacionit në gusht ka arritur në 42.4 për qind.
“Njerëzit i kanë ndryshuar idetë për kursimet”, ka thënë ai. “Kjo e rrit edhe më shumë presionin në tregjet e arit dhe dollarit, ndikon në rritje çmimesh dhe në gjithçka tjetër. Në fund, kjo situatë ndikon që të mos ketë qarkullim të parave në ekonomi”.
Këto përvoja personale vetëm sa e shpërfaqin ciklin e krijuar nga sanksionet: njerëzit e thjeshtë vuajnë, problemet sistematike qëndrojnë në vend.
Çfarë do të thonë sanksionet për Iranin?
Ndonëse sanksionet arrijnë edhe te banorët e thjeshtë, sanksionet e rikthyera i shënjestrojnë programet ushtarake dhe bërthamore të Iranit.
Aty përfshihet embargoja e plotë në armë, ndalesë në transferim të teknologjisë raketore dhe bërthamore, ngrirje asetesh dhe kufizime në udhëtime për zyrtarët e organizatave kryesore.
Të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara janë të obliguara që të mos i shesin Iranit armë dhe teknologji sensitive, si dhe të bllokojnë çdo transaksion financiar të lidhur me programet bërthamore dhe ato raketore.
Ndikimi ekonomik direkt mund të jetë i kufizuar – sanksionet amerikane dhe ato të Bashkimit Evropian veçse i kanë kufizuar eksportet iraniane të naftës dhe qasjen në financa globale – mirëpo masat e OKB-së thellojnë edhe më tepër izolimin shtetëror.
Importet legale të armëve tani janë diçka e pamundshme dhe investitorët e huaj përballen edhe me më shumë pengesa.
Shikuar prej afër, sanksionet janë më të rënda në aspektin strategjik, sesa atë financiar. Ato e kufizojnë programin bërthamor të Iranit, i zvogëlojnë avancimet bërthamore dhe i kufizojnë manovrat diplomatike me fuqi botërore apo rivalë rajonalë.
Marrë parasysh sfidat në monitorim të sektorit bërthamor dhe rritje të tensioneve rajonale, këto kufizime sa shkojnë e rrisin izolimin diplomatik të Iranit dhe rrisin rrezikun për konfrontim ushtarak, sidomos me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Edhe në fushat sikurse kërkimet shkencore apo modernizimi ushtarak, sanksionet ia vështirësojnë Iranit bashkëpunimin në skenën botërore, dhe e detyrojnë të varet nga shtetet si Rusia apo Kina – opsione secilën herë e më të rrezikshme.
Autoriteti Palestinez ka mirëpritur përpjekjet e Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Gaza. Dhe një vlerësim p...
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka konfirmuar se nga data 12 tetor 2025 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja të sistemit t&e...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi falje Katarit për sulmin në Doha , ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë...
Plani i ri që Donald Trump solli në tryezë me Benjamin Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë thuhet...
Policia në Serbi i ka arrestuar 11 persona, ndërsa një tjetër është në arrati, nën dyshimet për kryerje të vep...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se mbështet planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund l...
Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung i ka kushtuar një reportazh kampeve të refugjatëve në Shqipëri. Süddeutsche Zeitung e n...
Shira të rrëmbyeshëm goditën Valencian dje dhe sot, vetëm 11 muaj pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga stuh...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të hënën se marrëveshja për paqe në Gazë “është shum&eum...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë të hënën se Ukraina nuk është shtet sovran, teksa iu përgjigjur aku...