U ndje keq sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit, 49-vjeçarja filipineze ndërron jetë në QSUT
Një 49-vjeçare me origjinë filipineze ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte ndjerë keq menjëherë pas mbër...
Një 49-vjeçare me origjinë filipineze ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte ndjerë keq menjëherë pas mbër...
Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëv...
Pas pushimeve verore, deputetët rikthehen nesër në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit ...
Kombet e Bashkuara mbështesin çdo përpjekje për të organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës, tha zëvendësz...
Gjatë një hulumtimi në Instagram, Facebook, Tik-Tok, dalin në pah se disa faqe si “DARKEAGLE.AL” “Black Daja”, &ld...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë ...
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Vijon të jetë aktiv prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Flakët e zjarrit po përhapen në zon&e...
Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 sht...
Një valë e re dhe e përgjakshme përleshjesh ka përfshirë Jemenin, ku mbi 300 persona raportohet se kanë humbur jetën d...
Telefonata e fundit e Lorena Itzerit, 46 vjeçe, është bërë një prej provave kryesore në hetimin e ngjarjes së rëndë në Firence, ku ajo u vra nga ish-partneri i saj, 36-vjeçari Federico Vela.
Gruaja telefonoi në numrin e emergjencës 112 pak pas orës 14:00, ndërsa ndodhej e mbyllur në bagazhin e makinës së ish-partnerit. Telefonata zgjati rreth 20 minuta dhe regjistroi momentet dramatike para tragjedisë.
“Ish-i dashuri im më rrahu dhe më rrëmbeu”, i tha Lorena policisë, duke shpjeguar se Vela e kishte sulmuar në një garazh dhe më pas e kishte futur në automjet, ku e kishte lidhur.
Ajo u përpoq t’u jepte efektivëve sa më shumë informacion për autorin.
“Është ish-i im, emri i tij është Federico, është 36 vjeç. Kam qenë në makinë për rreth dhjetë minuta”, tha ajo.
Pavarësisht situatës së rëndë, 46-vjeçarja arriti të qëndronte e qetë. Ajo u tha efektivëve se nuk e dinte se ku po e çonte ish-partneri, por dyshonte se ai po shkonte drejt banesës së tij në lagjen Galluzzo të Firences.
Telefonata kishte probleme për shkak të lëvizjes së automjetit në autostradën A1. Rreth tetë minuta pas nisjes së telefonatës, policia kuptoi se situata ishte kritike. Telefoni i Lorenës po regjistronte gjithçka që po ndodhte brenda makinës.
Në një moment, automjeti ndaloi dhe u dëgjua hapja e bagazhit. Efektivët qëndruan të heshtur, në mënyrë që të mos kuptohej prania e tyre.
Më pas u dëgjua zëri i Lorenës, e cila iu drejtua ish-partnerit të saj me fjalët: Çfarë po bën? Të dua, mos u shqetëso, do të takohemi përsëri.
Autoritetet besojnë se këto mund të kenë qenë përpjekjet e fundit të 46-vjeçares për ta qetësuar Velën dhe për ta bindur që të mos e vriste. Sipas hetimeve, 36-vjeçari nuk e kishte pranuar ndarjen e tyre dhe në javët e fundit i kishte bërë presion përmes mesazheve.
Pak minuta pas telefonatës, Vela shkoi me makinë pranë një ure mbi autostradën A1, në Barberino del Mugello, dhe e hodhi Lorenën nga ura. Rreth 40 minuta më vonë, pas negociatave me policinë, edhe 36-vjeçari i dha fund jetës duke u hedhur nga i njëjti vend.
Telefonata e fundit e Lorenës tashmë është një prej elementëve më të rëndësishëm të dosjes hetimore, pasi ka dokumentuar minutat dramatike para përfundimit tragjik të ngjarjes.
Të paktën 22 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një vend dasmash në ...
Influencerja e njohur spanjolle Rocío Osorno ka përjetuar një nga netët më të frikshme të jetës së saj pasi dy ha...
Gjatë një tubimi politik të partisë Fratelli d'Italia në Bari, kryeministrja Giorgia Meloni dhuroi një moment të pazakont&eum...
Kur talibanët e morën pushtetin me forcë në Afganistan në vitin 2021, qindra mijëra afganë, të frikësuar për...
Bankat qendrore evropiane po rishikojnë mënyrën se si i mbajnë rezervat e tyre të arit, në një kohë kur luftërat,...
Një paketë të re masash ekonomike, që prek pensionistët, punonjësit, fermerët, familjet me fëmijë dhe bizneset sh...
Migracioni është një temë e ndjeshme: frika nga migrimi i pakontrolluar dominon debatin publik. Shumë njerëz harrojnë se di...
Prezantuesja televizive egjiptiane Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me vdekje me varje, pasi u shpallën fajtorë p...
Eric Trump ka tërhequr vëmendjen pasi publikoi një video të pasaportës së posaçme amerikane, në të cilën &eu...
Një aksident fatal ka ndërprerë Rally Mille Miglia në Itali. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, 5 shtator, në Bione, n&eum...