Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur edhe si Altin Demiri dhe me pseudonimin “Boraqi”.
Arapi konsiderohet si një prej personave me aktivitet të shtrirë në fushën e shpërndarjes së kokainës në Sarandë.
Burime bëjnë me dije se emri i Arapit ka qenë prej vitesh në vëmendjen e strukturave të Policisë dhe se ai dyshohet se ka qenë pjesë e hetimeve për aktivitetin e narkotikëve në zonën e Sarandës.
Sipas të njëjtave burime, ndjekja e tij ka qenë e vështirë për shkak të dyshimeve se Arapi mund të kishte informacion paraprak për operacionet policore.
Një prej episodeve të përmendura në historikun e tij është ai i 20 janarit 2022, kur policia ndërhyri për ta kontrolluar. Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, gjatë kontrollit nuk iu gjetën lëndë narkotike, ndërsa ai u arrestua për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Emri i tij është përmendur edhe në një tjetër hetim në maj 2025, pas rastit të një 15-vjeçareje e cila mbërriti në Spitalin e Sarandës në gjendje të intoksikuar, pasi dyshohet se kishte konsumuar rreth 5 gramë kokainë. Arapi ishte një prej personave të marrë në pyetje në kuadër të verifikimeve për këtë ngjarje.
Arrestimi i fundit nuk është hera e parë që 49-vjeçari përballet me organet e drejtësisë. Rreth tetë vite më parë, ai u arrestua në Tiranë së bashku me dy persona të tjerë nga Saranda, pasi iu gjet një sasi kokaine. Për këtë ngjarje ai qëndroi për disa muaj në burg.
Në janar 2021, emri i Arapit u përmend gjithashtu pas një ndërhyrjeje të policisë në Delvinë. Në atë rast, një person u shoqërua për t’u marrë në pyetje, pasi policia kishte marrë informacion se mund të përfshihej në një konflikt me Arapin. Shoqërimi u krye si masë parandaluese.
Të arrestuarit e tjerë me precedentë penalë
Përveç Arapit, mes personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta” rezultojnë edhe disa shtetas me precedentë të mëparshëm penalë.
Feliks Filija, 27 vjeç, është një prej emrave të përfshirë në operacion. Ai është përmendur si mik i Elvis Çaushllarit, i njohur si “Vis Korçari”. Filija është arrestuar në vitin 2020 në Elbasan për veprat penale “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, si dhe “armëmbajtje pa leje”.
Medi Myftaraj, 35 vjeç, është arrestuar në shtator 2017 në Skrapar, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vite e 4 muaj burg për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën rreth 500 gramë cannabis sativa. Në mars 2023, ai u arrestua sërish në Ksamil, ku iu gjet një tjetër sasi lënde narkotike.
Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, është ekstraduar nga Gjermania në vitin 2016, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Fierit me 7 vite burg për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ai rezulton gjithashtu me precedent në Sarandë për “kalim të paligjshëm të kufirit”.
Devis Saliaj, 22 vjeç, është plagosur me thikë më 6 qershor 2025, në zonën e “Eukalipsit” në Sarandë. Ai ishte arrestuar më herët, në shtator 2023, në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, në kuadër të një grupi që dyshohej se shpërndante cannabis sativa dhe kokainë. Saliaj është arrestuar sërish në Tiranë në dhjetor 2025.
Erjon Dido, 41 vjeç, i njohur me pseudonimin “Macistja”, është arrestuar në tetor 2018 në Sarandë, pasi iu gjet një sasi cannabis sativa dhe u procedua për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në dhjetor 2024, ai është proceduar sërish në kuadër të një grupi.
Dhimitri Terolli, 33 vjeç, i njohur me pseudonimin “Miço Evgjiti”, rezulton me disa episode të mëparshme të përballjes me Policinë, kryesisht për veprën penale të “vjedhjes”. Në një rast ai është proceduar edhe për “plagosje të lehtë me dashje”.
Nazif Refitaj, 24 vjeç, është arrestuar në vitin 2021 në Patos për veprën penale “vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Myselimit dhe në kodrat e Bardhajve, në Shko...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Një 20-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ka kryer disa raste vjedhjeje në bashkëpunim me një ...
Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e 5 shtatorit në qytetin bregdetar. ...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Një opreacion antidrogë është zhvilluar gjatë mbrëmjes së 5 shtatorit në Sarandë. Në kuadër të aks...
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për një numër në rritje kufizimesh të pashpjeguara dhe problemesh me aksesin në llo...
Një konflikt i dyshuar për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të tren...
Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq....