Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

SHBA- Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshorti i Nënpresidentes Harris, Doug Emhoff do të flasin të martën në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar Demokrat, duke e zhvendosur kështu vëmendjen drejt nënpresidentes dhe përballjes së saj me kandidatin republikan Donald Trump. Orientimi i vëmendjes drejt 76 ditëve të fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale pason mbrëmjen e parë që ishte projektuar si një përshëndetje me presidentin Biden, i cili u prit nga delegatët si një hero për tërheqjen nga gara, për t’i dhënë mundësinë zonjës Harris të kandidojë.
Duke folur qartazi dhe me energji, Presidenti Biden shfrytëzoi mundësinë për të mbrojtur historikun e arritjeve të tij, për t’i dalë në mbrojtje nënpresidentes dhe për të kritikuar ish-Presidentin Trump. Fjalimi i tij riktheu imazhin e Joe Bidenit që fitoi zgjedhjet e 2020-ës, në dallim nga paraqitja e tij e dobët gjatë debatit me ish-Presidentin Trump në qershor, që shkaktoi edhe tërheqjen e tij nga rikandidimi. Në fjalimin e tij, Presidenti Biden përsëriti tematikën e vitit 2020, se jemi në një betejë për vetë shpirtin e Amerikës, si dhe ofroi mundësinë për ta paraqitur zonjën Harris dhe kandidatin për nënpresident Tim Walz si më të përgatiturit për të kandiduar në zgjedhjet e këtij viti.
“Në sajin tuaj, patëm katër vitet më të jashtëzakonshme të përparimit. Kur them ne, e kam fjalën për mua dhe Kamalën, duke ndarë kështu arritjet e tij më popullore me nënpresidenten, së cilës i trashëgoi edhe strukturat zgjedhore të ngritura prej tij," deklaroi Biden.
Nënpresidentja Harris u shfaq në mënyrë të paparalajmëruar gjatë kuvendit të hënën, për ta falenderuar Presidentin Biden për punën e tij drejtuese. Më pas, ajo iu bashkua atij në skenë, ku folën dhe u përqafuan.
“Joe, faleminderit për udhëheqjen tënde historike, për një jetë të tërë në shërbim të vendit tonë, dhe për gjithçka tjetër që do të vazhdosh të bësh. Të jemi mirënjohës përgjithmonë”, tha Harris.
Punimet e ditës së parë ishin me të paktën një orë vonesë dhe shumë prej folësve që ishin planifikuar të flisnin u detyruan të mos mbanin fjalim, si p.sh. muzikanti James Taylor. Organizatorët thanë se shkak për vonesat ishin duartrokitjet e zgjatura për folësit. Nënpresidentja Harris do të udhëtojë të martën drejt Miluokit, për të marrë pjesë në një tubim në shtetin e pavendosur Uiskonsin. Në mbrëmje, ajo do të rikthehet në Çikago.
Ekipi elektoral i zonjës Harris tha të martën se do të nxjerrë në plan të parë gjatë tre ditëve të mbetura të kuvendit “përçues të besuar të mesazheve”. Ndër ta janë senatorja Catherine Cortez Masto nga Nevada; guvernatorja Gretchen Whitmer, senatori Gary Peters dhe ligjvënësja Elissa Slotkin nga Miçigani; senatori Bob Casey nga Pensilvania dhe senatorja Tammy Baldwin nga Uiskonsin. Nga shteti Arizona do të marrë fjalën senatori Mark Kelly dhe John Giles, kryebashkiaku republikan i Mesas. Guvernatori Roy Cooper i Karolinës së Veriut do të jetë folësi i fundit përpara se zonja Harris të pranojë të enjten emërimin si kandidate zyrtare për presidente e Partisë Demokrate.
Foto ilustruese PRISHTINË- Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë. Sipas burimeve, e dyshuara është ve...
Foto ilustruese ITALI- Operacionet e kërkimit vazhduan të martën për gjashtë personat që mendohet se mbetën brenda jahti...
SHBA- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se lija e majmunit, pavarësisht në...
KANADA- Qindra zjarre po shpërthejnë aktualisht në të gjithë Kanadanë, me mbi 800 zjarre aktive, 223 prej të cilave jan&eum...
KENIA- Autoritetet në Kenia kanë nisur hetimet për të kapur një burrë që thuhet se ka rrëfyer vrasjen e të pakt&e...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do t'i japë Elon Musk një punë në administrat...
Daçiç SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha të martën se ka pranuar ...
Peshku KALIFORNI- Një peshk i rrallë është gjetur i ngordhur në brigjet e San Diegos në Kaliforni. Gjetja e kë...
Foto ilustruese SHBA- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksoi sot se mpox, pavarës...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua të martën me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...