Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

SHBA- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se lija e majmunit, pavarësisht nëse është lloji i ri apo i vjetër, nuk është COVID-i i ri, pasi autoritetet dinë të kontrollojnë përhapjen e tij.
"Ne mund dhe duhet ta trajtojmë këtë sëmundje së bashku", tha Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, në një konferencë për shtypin.
"Pra, a do të vendosim të ngremë sisteme për të kontrolluar dhe eliminuar linë e majmunit globalisht, apo do të përballemi me një cikël tjetër paniku dhe neglizhence? Mënyra se si do të përgjigjemi tani dhe në vitet në vijim, do të jetë një provë kritike për Evropën dhe botën", shtoi ai.
Lija e majmunit është një infeksion viral që shkakton puçrra me qelb dhe ka simptoma të ngjashme me gripin. Infeksioni zakonisht është i lehtë, por mund të shaktojë edhe vdekjen.
Varianti 'clade 1b' ka shkaktuar shqetësim global sepse duket se përhapet më lehtë.
Një rast i këtij varianti u konfirmua javën e kaluar në Suedi dhe u lidh me një përhapje në rritje të virusit në Afrikë, rasti i parë i përhapjes së tij jashtë kontinentit. OBSH-ja e shpalli shpërthimin e fundit të sëmundjes një emergjencë të shëndetit publik që përbën shqetësim ndërkombëtar pasi u identifikua varianti i ri.
Zoti Kluge tha se vëmendja e përqëndruar tek lloji i ri 'clade 1' do të ndihmojë gjithashtu në luftën kundër variantit më pak të rëndë 'clade 2' që është përhapur globalisht që nga viti 2022. Kjo i ka mundësuar Evropës të përmirësojë reagimin e saj përmes këshillave dhe mbikëqyrjes më të mirë shëndetësore.
Rreth 100 raste të reja të llojit 'clade 2' të lisë së majmunit janë raportuar çdo muaj në rajonin evropian, shtoi zoti Kluge.
Sëmundja transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, ndryshe nga pandemitë e mëparshme globale si ai i COVID-it, nuk ka asnjë provë që lija e majmunit përhapet lehtësisht përmes ajrit.
Autoritetet shëndetësore duhet të jenë në gjëndje gatishmërie në rast se ka variante të reja, të cilat barten më lehtë nga një person tek tjetri ose që ndryshojnë rrugën e tyre të transmetimit, por nuk ka rekomandime që njerëzit të mbajnë maska, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic./VOA
KANADA- Qindra zjarre po shpërthejnë aktualisht në të gjithë Kanadanë, me mbi 800 zjarre aktive, 223 prej të cilave jan&eum...
KENIA- Autoritetet në Kenia kanë nisur hetimet për të kapur një burrë që thuhet se ka rrëfyer vrasjen e të pakt&e...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do t'i japë Elon Musk një punë në administrat...
Daçiç SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha të martën se ka pranuar ...
Peshku KALIFORNI- Një peshk i rrallë është gjetur i ngordhur në brigjet e San Diegos në Kaliforni. Gjetja e kë...
Foto ilustruese SHBA- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksoi sot se mpox, pavarës...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua të martën me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...
Foto ilustruese RUSI- Ligjvënësit ukrainas e kanë miratuar më 20 gusht një projektligj që ndalon punën e organizatave fe...
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dorëzuar të martën në Gjykatën Kushtetuese komentet e tij ku...
IZRAEL- Ushtria izraelite tha të martën se gjeti trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyera në sulmin e Hamasit më 7 tetor t&eu...