BOTA

Ish-presidenti ukrainas Poroshenko: Lufta mund të ndalet brenda 24 orëve

E.D Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2024, 07:59

Ish-presidenti ukrainas Poroshenko: Lufta mund të ndalet brenda 24

SHBA- Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tashmë drejtues i Partisë së Solidaritetit Evropian në opozitë, bisedoi me shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës gjatë një vizite në Uashington për të marrë pjesë në forumin vjetor të Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, një aleancë e partive politike të qendrës së djathtë.

Ndërsa gjendej në kryeqytetin amerikan, Poroshenko u takua me zyrtarë të administratës së Presidentit Biden dhe anëtarë të administratës së ardhshme Trump për të ndarë vlerësimin e tij për situatën me të cilën po përballet Ukraina mbi dy vite e gjysmë pasi Rusia nisi sulmin frontal, si dhe vizionin e tij se si mund t’i jepet fund konfliktit.

Intervista në vazhdim është redaktuar për të qenë më e përmbledhur dhe më e qartë.

Zëri i Amerikës: Si do ta përshkruanit situatën në vijën e frontit në Ukrainë?

Petro Poroshenko: Çdo javë, udhëtoj në vijën e frontit për të ofruar pajisjet dhe armatimet e nevojshme. Rusia po e shton trysninë. Rusia ka armë më të sofistikuara, krahasuar edhe me gjysmë viti [më parë]. Ushtarët ukrainas janë të lodhur sepse disa kanë shërbyer për më shumë se dy vite e gjysmë, por vazhdojnë të mos i lejojnë rusët të çajnë pozicionet ukrainase.

Për momentin, nuk duhet të mendojmë për operacione sulmuese, por [se si] të forcojmë fortifikimet. E vlerësoj vendimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të na dhënë mina kundër këmbësorisë. Të kesh tre, katër, pesë kilometra fushë të minuar është një përgjigje e shkëlqyer ndaj taktikës së re të Rusisë, e cila po depërton në pozicionet ukrainase me grupe të vogla prej pesë deri në 12 personash, me mbështetjen e artilerisë ruse, e cila ka një numër të pakufizuar predhash artilerie.

Nëse kemi fortifikime, fusha të minuara dhe dronë zbulimi, përfshirë dronët që veprojnë natën dhe [një] numër të pakufizuar dronësh FPV për t’i shkatërruar këto grupe të vogla, [një] sistem efektiv të luftës radio-elektronike, përfshirë paisjet kundër dronëve zbulues rusë, kam besim se mund t’i mbajmë vijat e mbrojtjes.

Zëri i Amerikës: Ukraina është nën trysni për të filluar negociatat. A është kjo një kohë e mirë për këtë?

Petro Poroshenko: Asnjë vend tjetër në botë nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit, sepse ne po paguajmë një çmim të madh. Megjithatë, negociatat duhet të fillojnë kur të dyja palët të jenë gati. Të gjithë pyesin nëse Ukraina është gati, dhe askush nuk pyet nëse Putini është gati për këto negociata. Putini nuk është gati. Ne duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për ta përgatitur Putinin për këto negociata. Çfarë gjuhe duhet të flasim me Putinin? Gjuhën e forcës, përfshirë armë të sofistikuara dhe moderne për Ukrainën. Putini duhet të ndjejë se po paguan një çmim të lartë. Kemi nevojë për sanksione më të forta për të shkatërruar flotën në hije. Sanksionet duhet të ulin eksportet ruse nga 600 [miliardë] dollarë në 200 miliardë dollarë për të ulur aftësinë e Putinit për të financuar luftën.

Zëri i Amerikës: A mendoni se administrata e re e Trump do të mbështesë vizionin tuaj?

Petro Poroshenko: Unë besoj fuqishëm në udhëheqjen globale të Shteteve të Bashkuara. Kam punuar me [Presidentin Donald] Trump në vitet 2016-2019. Takimi me të ishte një nga takimet e mia të para si president i Ukrainës. Takimi ynë ishte planifikuar për pesë minuta - vetëm për të shtrënguar duart dhe për të bërë një foto - dhe zgjati dy orë e gjysmë. Si rezultat, ai i dha Ukrainës armët e para vdekjeprurëse pas tre viteve të luftës, [raketat antitank] legjendaret Javelin. Ato shpëtuan shumë jetë në rajonin e Donbasit. Edhe pa konsultime shtesë me partnerët tanë evropianë, ne ramë dakord që Shtetet e Bashkuara të vendosnin sanksione ndaj kontraktorit të kompanisë për tubacionin Nord Stream 2, gjë që ishte jetike. Në prani të Presidentit Trump, ne diskutuam me [ish-drejtorin e tij të CIA-s, Mike] Pompeo për koordinimin e përpjekjeve për të njohur kishën e pavarur të Ukrainës. Trump-i është një person i rezultateve, jo i procesit. Ai është mjaftueshëm i vendosur, për të marrë vendime të vështira.

Zëri i Amerikës: Presidenti i zgjedhur Trump emëroi gjeneralin Keith Kellogg si përfaqësuesin special amerikan për Ukrainën dhe Rusinë. Çfarë mendoni për të dhe idetë e tij?

Petro Poroshenko: E kam takuar disa herë kur ishte anëtar i ekipit të Nënpresidentit [Mike] Pence. E mirëpres qasjen e Presidentit Trump për të emëruar një të dërguar special presidencial për Ukrainën. Kur Presidenti Trump emëroi Kurt Volkerin [si përfaqësues special të Shteteve të Bashkuara për negociatat për Ukrainën], kjo ishte jashtëzakonisht efikase. Dhe tani, niveli i profesionalizmit të gjeneralit Kellogg na jep një optimizëm të kujdesshëm.

Ne mund ta ndalim luftën në 24 orë, siç premtoi Presidenti Trump, dhe pa asnjë të shtënë, apo ndonjë dollar të shpenzuar. Na duhet vetëm një nënshkrim për një traktat - Traktati i Uashingtonit [traktati i prillit 1949 që themelon Aleancën e Traktatit të Atlantikut të Veriut]. Ftesa për Ukrainën për t'u anëtarësuar në NATO do të ishte një demonstrim i fuqishëm për Putinin se ne nuk kemi frikë nga shantazhi i tij. Ne jemi mjaftueshëm të vendosur dhe duam të kemi siguri të qëndrueshme në kontinent.

Unë propozoj planin tim - "Planin Poroshenko". Brenda një viti, partnerët garantojnë se Ukraina do të marrë një anëtarësim të plotë [në NATO] nëse plotëson kritere specifike dhe plotëson disa kushte. Gjatë atij viti, ndërkohë që nuk jemi në NATO, do të marrim të njëjtat garanci sigurie si Finlanda dhe Suedia përpara anëtarësimit të tyre të plotë në NATO. Gjatë atij viti, unë sugjeroj gjithashtu që të ketë paqeruajtës me mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të garantuar një armëpushim. Kështu mund të ndalet lufta në 24 orë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan