Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
BRITANI- E gjitha nisi me një lajm të rremë. Në Southport një 17 vjeçar sulmoi disa vetë në një shkollë baleti – tre fëmijë vdiqën. Shumë shpejt u përhap në rrjet informacioni, se dorasi ishte një i ri azilkërkues, mysliman dhe që kishte ardhur vitin e kaluar me anije përmes kanalit të Lamanshit. Por ky informacion ishte i rremë. Dorasi i pandehur ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar si fëmijë emigrantësh. Informacioni i rremë u shpërnda në rrjet duke nxitur shumë njerëz të protestojnë rrugëve në disa qytete për ditë të tëra.
Si mund të ndodhte kjo? Në një investigim BBC ka gjurmuar burimin e informacionit, ku ai u publikua pë rherë të parë. Informacioni i rremë është publikuar në një portal lajmesh: Channel3Now. Kjo faqe është e specializuar për tema të kriminalitetit. Në një deklarim për BBC-në një pjestar i menaxhmentit, pranoi se publikimi i informacionit për dorasin e Southport ka qenë një gabim i paqëllimshëm. Një punonjës i portalit tha, se sipërmarrja është komerciale, synon të publikojë sa më shumë ngjarje që të jetë e mundur. Lidhje me Rusinë BBC nuk ka mundur të verifikojë.
Desinformacion online me pasoja offline
Një informacion i rremë, që përshtatet me botëkuptimin e shumë njerëzve, të cilët e përhapin atë në rrjet. Në Telegram, në X (dikur Twitter) me pasoja konkrete: "Ajo që përjetuam këtu është, se një lajm i rremë në rrjet përhapet duke nxitur dhunë e trazira offline", thotë Sander van der Linden, profesor psikologjie në Universitetin Cambridge dhe ekspert për fake-news. Informacionet e rreme përhapen shpejt, sepse kushdo mund t'i publikojë ato në rrjet. "Informationet janë pa dëshmi, të paverifikuara. Këto publikime mund të bëhen virale", thotë van der Linden. "Koncernet mediatike kanë verifikues faktesh, redaktorë, producentë, të gjithë verifikojnë. Ndërsa këto platforma nuk kanë mekanizma kontrolli."
Pushteti i medias zhvendoset tek koncernet e internetit
Javën e kaluar pikërisht edhe gazeta britanike "The Sun" i kushtoi vëmendje kësaj teme. Në titull shkruhej: "Media anti-sociale" – një lojë fjalësh me konceptin media sociale. Krahas titullit ishte printuar edhe një gurhedhës. Nëntitulli ishte: "Si Facebook e të tjerë nxisin dhunën në rrugët tona." Titulli tërheq vëmendjen edhe sepse kjo është një gazetë që i përket perandorisë mediatike të Rupert Murdoch, që po nxjerr në pah kthesën. Nuk janë më tabloidët, gazetat e përditshme të bujshme, që japin tonin në Mbretërinë e Bashkuar e bëjnë politikë, por janë koncernet e mëdha të internetit. Elon Musk, pronar i platformës X, javën e kaluar sulmonte vazhdimisht kryeministrin britanik Keir Starmer. Një luftë civile është e pashmangshme, shkruante ai.
Musk akuzoi Starmer p.sh., se po mban qëndrim krejt ndryshe ndaj "protestuesve të bardhë" në vend që t'u kundërvihet dorasve me prejardhje migracioni. Por për këtë ai nuk jepte asnjë dëshmi. Politikanë britanikë të skajit të djathtë e përdorën këtë argument – edhe ata pa ofruar prova. Shefi i X Musk e lejoi sërish në platofrmën X aktivistin ekstremist të djathtë Tommy Robinson, i cili ka 900.000 ndjekës dhe poston Tweets me përmbajtje djathtiste dhe informacione të rreme duke i nxitur protestuesit e dhunshëm.
Përpjekjet për rregullimin nga shteti të këtyre platformave janë në fillimet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Hannah Rose, eksperte për ekstremizmin në Institutin për Dialogun Strategjik, e quan këtë si një shembull për ligjin Online Safety Act: "Ky ligj duhet t'i detyrojë platformat që të shuajnë përmbajtjet ilegale. Kush nuk e bën këtë duhet të gjobitet. Por rregullorja ndodhet ende në fazë fillestare."Se sa efikas është ky ligj, kjo është ende e paqartë. Do të varet nga pozicioni i strukturës rregullatore shtetërore./DW
foto ilustruese GAZA- Dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm që synoi një strehë të kthyer në ...
BRAZIL- Pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 62 pasagjerë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit brazilian, L...
Narges Mohammadi IRAN- Narges Mohammadi, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, dhe disa të burgosura të tjera në burgun famëkeq...
Kisha VJENË- Vjena është pushtuar nga muzika e Taylor Swift ditëve të fundit, deri në atë pikë sa edhe di...
Foto ilustruese UKRAINË- Ky korrik ishte muaji më vdekjeprurës për civilët ukrainas që nga tetori i vitit 2022...
Foto ilustruese SHBA- Bankat qendrore nuk janë principata sovrane dhe guvernatorët e tyre nuk janë princa sovranë. Ndërsa pavar&eu...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Moska e ka paralajmëruar Beogradin për përgatitj...
SHBA- John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Donald Trump, thotë se komentet e fundit të kandidatit të GOP që ...
Kirby SHBA- Administrata e presidenti Joe Biden nuk do t’i lejojë “ekstremistët”, përfshirë Izraelin, që t&rsquo...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka rrëfyer një histori për gazetarët në lidhje me një ulje emergjente të...