Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Italia pritet t’u kërkojë brenda kësaj jave partnerëve të saj në Bashkimin Evropian që Gardat e Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) të përfshihen në listën evropiane të organizatave terroriste. Lajmin e bëri të ditur të hënën ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm të qëndrimit të Romës.
Deri më tani, Italia ishte mes vendeve që kishin shprehur rezerva ndaj një klasifikimi të tillë. Megjithatë, sipas Tajanit, represioni i përgjakshëm ndaj protestave antigovernmentale në Iran në fillim të këtij muaji, ku sipas raportimeve janë vrarë mijëra civilë, nuk mund të injorohet.
“Humbjet e rënda të popullsisë civile gjatë protestave kërkojnë një përgjigje të qartë”, shkroi Tajani në platformën X. Ai njoftoi se do ta ngrejë këtë çështje të enjten në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, duke propozuar, në koordinim me partnerët evropianë, përfshirjen e Gardave të Revolucionit në listën e organizatave terroriste, si dhe vendosjen e sanksioneve individuale ndaj përgjegjësve.
Një vendim i tillë do të aktivizonte masa të gjera ligjore, ekonomike dhe diplomatike, duke kufizuar ndjeshëm aktivitetin e IRGC-së në Evropë.
Gardat e Revolucionit Islamik u krijuan pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe konsiderohen një nga shtyllat kryesore të pushtetit në Iran, me ndikim të madh në ekonomi dhe forcat e armatosura, si dhe përgjegjësi për programet balistike dhe bërthamore të vendit.
Megjithatë, disa shtete anëtare të BE-së kanë shprehur shqetësime se një hap i tillë mund të çojë në një përkeqësim të plotë të marrëdhënieve me Teheranin, duke rrezikuar dialogun për programin bërthamor iranian dhe përpjekjet për lirimin e qytetarëve evropianë të ndaluar në Iran.
Sipas burimeve diplomatike, Italia, Franca dhe Spanja kishin shfaqur rezerva më herët këtë muaj gjatë një takimi në Bruksel. Diplomatë të BE-së paralajmërojnë se nëse Franca vazhdon të kundërshtojë, nisma për sanksionimin e IRGC-së mund të dështojë.
Në një deklaratë të mëvonshme, Tajani theksoi se prioriteti kryesor i Italisë mbetet mbrojtja e qytetarëve italianë dhe njoftoi se ka urdhëruar reduktimin e ndjeshëm të stafit të ambasadës italiane në Teheran, me rikthimin e tyre në Itali në një afat shumë të shkurtër.
16 persona kanë vdekur dhe rreth 120 të tjerë janë plagosur si pasojë e reshjeve të dendura të borës në Japoni. Au...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një rritje të tarifave për importet nga Koreja e Jugut në 25%, duke u ankuar se Parla...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës së Rusis...
Hierarkia e lartë e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (PLA) po përjeton një nga momentet më të vështi...
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA ka paralajmëruar për mundësinë e një stuhie tjetër dimërore, që do t&eu...
Një grup sulmuesish të armatosur vranë 11 persona në një fushë futbolli pas një ndeshjeje në qytetin meksikan të Sa...
Kur udhëheqësi i Partisë Liberale të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Thorpe, pati një aferë me një model mashku...
Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së një pjese të agjentë...
Një rrëshqitje dheu në qytetin Nissemi, në Siçilinë lindore, e shkaktuar nga moti i keq ka detyruar më shumë se 1,000 ...
Dy oficerë të karabinierëve italianë, gjatë një vizite inspektimi për t'u përgatitur për një mision të am...