U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
IZRAEL- Kur filloi operacionin e tij tokësor në Liban, Izraeli tha se qëllimi ishte të largonte grupin militant libanez Hezbollah nga kufiri, për të mundësuar më shumë se 60,000 banorë izraelit të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, që kur ushtria izraelite hyri në Liban, trupat e saj kanë bërë disa zbulime shqetësuese.
Operacioni i trupave tokësore izraelite, që filloi javën e kaluar në Libanin jugor, zbuloi dhe shkatërroi një tunel të grupit Hezbollah që kalonte në Izrael. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se grupi militant libanez po planifikonte një sulm të ngjashëm me atë të Hamasit në Rripin e Gazës, që u bë shkak për fillimin e luftës një vit më parë.
“Ushtria izraelite ka gjetur brenda Libanit mijëra prova, tunele, automjete, pajisje të Hezbollahut në përgatitje për të dërguar njësitë e tij elitare, Brigadat ‘Radwan’, për të sulmuar Izraelin dhe për të masakruar izraelitët”, thotë Sarit Zehavi nga Qendra Studimore dhe Edukative ‘Alma’.
Zonja Zehavi thotë se katër njësitë e trupave tokësore izraelite po kërkojnë dhe shkatërrojnë gjithashtu rezervën e madhe të raketave me rreze të shkurtër veprimi të grupit Hezbollah. Ato, sipas saj, janë të fshehura nëpër fshatrat e Libanit jugor. Raketa të tilla mund të lëshohen nga supi i çdo luftëtari të grupit Hezbollah, dhe sistemi i mbrojtjes izraelite nuk mund t'i përgjojë ato.
Sulmi i Izraelit ndaj grupit libanez filloi muajin e kaluar me shpërthimet e biperave që vranë dhjetëra operativë të Hezbollahut dhe plagosën mijëra të tjerë.
Kjo u pasua nga sulmet ajrore në Bejrut që vranë drejtuesin e grupit, Hassan Nasrallah dhe shumicën e zyrtarëve të lartë të organizatës, një operacion që thuhet se ishte planifikuar për mbi një dekadë.
Në këto sulme u kuptua dobësia e grupit Hezbollah, sipas analistëve izraelitë.
“Thuhej se grupi Hezbollah kishte 180,000 raketa dhe se mund të lëshonte 1000 raketa çdo ditë që mund të godisnin në të gjithë territorin e Izraelit. Thuhej gjithashtu se është një organizatë shumë e fortë, por u befasua nga Izraeli”, thotë Eyal Zisser nga Universiteti i Tel Avivit.
Luftimet kanë sjellë pasoja të rënda në Liban. Qindra njerëz janë vrarë në sulmet ajrore izraelite.
Që nga fillimi i operacionit tokësor, rreth një milion libanezë janë zhvendosur.
“Unë i bëjë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të veprojë menjëherë për të garantuar tërheqjen e Izraelit nga të gjitha territoret e pushtuara libaneze dhe për t'i dhënë fund shkeljeve që përsëriten çdo ditë”, tha Najib Mikati, kryeministër i Libanit.
Izraeli thonë se qëllimi i operacionit ushtarak kundër grupit Hezbollah është të bëjë të mundur kthimin e më shumë se 60,000 izraelitëve të në shtëpitë e tyre, përgjatë kufirit verior.
Por disa analistë izraelitë thonë se kjo gjithashtu krijon mundësinë për të ndryshuar Libanin për të mirë.
“Kjo mund të jetë një mundësi për rimëkëmbjen e shtetit libanez, që Hezbollahu, me mbështetjen e Iranit, e ka paralizuar. Nëse Izraeli e dobëson Hezbollahun nga njëra anë, dhe të investohet në shtetin libanez nga ana tjetër, operacion mund të ketë një efekt pozitiv”, thotë Shira Efron nga Forumi Politik i Izraelit.
Mbështetja për grupin Hezbollah vjen nga mbrojtësi dhe financuesi i tij, Irani, i cili ka lëshuar mbi 500 raketa dhe dronë në dy sulme kundër Izraelit. Izraeli duket i gatshëm të hakmerret, ndoshta me sulme kundër objekteve bërthamore ose të naftës iraniane, të cilat mund të ndezin një luftë në shkallë të gjerë./ VOA
Gazetarja UKRAINË- Ukraina njoftoi të premten se po heton vdekjen e gazetares ukrainase Viktoria Roshchyna e cila ishte në burg në Rusi...
Pritja e ministrit turk KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare...
SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha të premten se kishte shqetësim të thellë në Azi rreth perspektivës së p...
SERBIA- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten në Beograd se marrëdhëniet në mes të Turqisë d...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Dritat Veriore kanë dhuruar spektakël me ngjyrat e tyre në qiellin e natës në Mbretërinë e ...
KOSOVA- Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në...
foto ilustruese SHBA- Çmimin Nobel për Paqe 2024 e ka fituar organizata japoneze Nihon Hidankyo, për përpjekjet e saj "për t&eum...
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar sërish pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, dhe u k...
erdogan ne beograd BEOGRAD- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Beograd,...
foto e lidereve KROACI- Samiti i tretë Ukrainë-Evropa Juglindore, solli në Dubrovnik të Kroacisëpresidentin e Ukrain&eum...