Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
IZRAEL- Izraeli njoftoi të martën zgjerimin e objektivave të luftës duke përfshirë krijimin e kushteve për kthimin e banorëve të Izraelit verior në shtëpitë e tyre. Izraelitët u evakuuan nga kjo zonë për shkak të përleshjeve midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut përgjatë kufirit Izrael-Liban.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kabineti i sigurisë e mori këtë vendim të hënën në mbrëmje. Hezbollahu, aleat i Hamasit, filloi sulme pothuajse të përditshme menjëherë pas fillimit të luftës në Gazë. Kjo luftë detyroi dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Hezbollahu, i cili ashtu si Hamasi mbështetet nga Irani, ka thënë se do t’i ndalojë sulmet nëse ka një marrëveshje armëpushimi për Gazën.
Përpjekjet për të arritur këtë armëpushim kanë zgjatur me muaj, me përfshirjen e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit që përpiqen të gjejnë kushte të pranueshme si për Izraelin ashtu edhe për Hamasin.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken udhëtoi në Egjipt të martën mes përpjekjeve të vazhdueshme për të angazhuar partnerët kryesorë në Lindjen e Mesme për të paraqitur një propozim të rishikuar për armëpushim.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u tha gazetarëve të hënën, “Ne vazhdojmë të angazhohemi me partnerët tanë në rajon, veçanërisht me Egjiptin dhe Katarin, për atë që do të përmbajë propozimi dhe po bëjmë përpjekje të arrijmë tek një propozim që mund t’i afrojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare”.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë një afat kohor për propozimin e rishikuar, megjithëse zyrtarët kanë treguar se ai do të paraqitet së shpejti. Propozimi synon të zgjidhë çështjet kryesore pas ngërçit të krijuar së fundmi, duke synuar të sigurojë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbetura të marra nga militantët e Hamasit në fillimin e luftës më 7 tetor 2023.
Sekretari Blinken pritet të takohet me zyrtarë rajonal, megjithatë, udhëtimi i tij nuk përfshin një ndalesë në Izrael për bisedime me udhëheqësit e tij. Sekretari Blinken u takua të hënën në Uashington me Yair Lapidin, udhëheqësin e opozitës dhe ish-kryeministër i Izraelit.
Pas takimit, zoti Lapid u tha gazetarëve se Izraeli ka nevojë për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për pëpfundimin e luftës në Gazë, duke theksuar se asnjë proces politik apo trazirë nuk duhet të ndikojë në marrëveshje. Zoti Lapid i kërkoi Uashingtonit të mos e lejojë Hamasin "të anashkalojë një marrëveshje pengjesh".
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Sigrid Kaag, koordinatorja e OKB-së për çështjet humanitare dhe rindërtimin për Gazën dha një konferencë të zymtë për shtypin mbi situatën e civilëve palestinezë.
“Koha po ikën ndërsa kriza humanitare e krijuar nga njeriu e ka kthyer Gazën në humnerë”, tha ajo. “Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe një qasje të papenguar e të vazhdueshme humanitare për të ofruar ndihma në të gjithë Rripin e Gazës".
Të dhënat nga zyra e OKB-së për çështjet humanitare tregojnë se numri i kamionëve me ndihma që hyjnë në Gazë çdo ditë është ulur në mënyrë të vazhdueshme. Në muajin prill, sipas OKB-së, në Gazë kanë hyrë 169 kamionë në ditë. Kjo ka rënë në 69 kamionë në ditë në gusht dhe vetëm 62 kamionë në ditë gjatë nëntë ditëve të para të shtatorit.
Izraeli mohon se pengon dërgesat e ndihmave.
"Ne kemi shkuar përtej detyrimeve tona, duke synuar të përmirësojmë mirëqenien e një popullsie civile të bllokuar brenda armikut", tha ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.
Hamasi shkaktoi konfliktin me sulmin e tij të tetorit të vitit 2023 në Izraelin jugor që vrau 1200 njerëz dhe mori peng 250 individë. Përgjigja ushtarake e Izraelit në Gazë, sipas të dhënave të pakonfirmuara nga burime të pavarura, ka vrarë më shumë se 41,200 palestinezë. Në këtë numër të të vdekurve, Izraeli thotë se përfshihen disa mijëra luftëtarë militantë./ VOA
GREQI- Paraditen e së martës Autoriteti Portual i Samos, Greqi, u njoftua për praninë e një skafi me të huaj në bord, i cil...
KOLUMBI- Ky është momenti i tmerrshëm kur pasagjerët bërtisnin, ndërsa një stuhi tropikale goditi aeroplanin e tyre në...
SHBA- 11-vjeçari, nxënës i shkollës Port Orange, Florida, u arrestua pasi kërcënoi se do të qëllonte me armë n&...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA dhe njëkohësisht kandidatja për presidente, Kamala Harris shton sulmet politike nd...
Foto ilustruese MAQEDONI- Në rrugët e Maqedonisë së Veriut, tablat me gjuhën shqipe po vazhdojnë të hiqet. Pas tabel&eum...
Serwer KOSOVË- Profesori amerikan dhe njohësi i thellë i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer ka folur nda...
Foto ilustruese SHBA- Fotografia e parë e rrënojave të Titan pas shpërthimit u zbulua teksa imazhi tregon konin e thyer të bi...
PARIS- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në një ndërtesë shumëkatëshe në Paris, Fr...
GREQI- Tre punëtorë raportohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit në një rafinerie nafte në Korinth, G...
Foto ilustruese PORTUGALI- Një djalë 12-vjeçar goditi me thikë gjashtë shokët e tij të klasës dhe nj&eu...