Sot do të mblidhet Kuvendi/ Gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat dhe dy projektligje në rendin e ditës
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë pë...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...

Izraeli dhe Hamasi e kanë arritur një marrëveshje të shumëpritur të mërkurën vonë për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve – që është faza e parë e planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gazë, e cila ka vrarë mbi 67.000 njerëz dhe ka ndryshuar Lindjen e Mesme.
Vetëm një ditë pas përvjetorit të dytë të sulmit vdekjeprurës të Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjera – i cili e nxiti luftën shkatërruese në Gazë, bisedimet e tërthorta në Egjipt sollën një marrëveshje për fazën fillestare të planit 20-pikësh të Trumpit për të sjellë paqe në enklavën palestineze.
Nëse zbatohet plotësisht, marrëveshja do t’i afronte të dyja palët më shumë se çdo përpjekje e mëparshme për t’i dhënë fund një lufte që u shndërrua në një konflikt rajonal, duke përfshirë vende si Irani, Jemeni dhe Libani, duke thelluar izolimin ndërkombëtar të Izraelit dhe duke ndryshuar dinamikat në Lindjen e Mesme.
Lajmi për marrëveshjen nxiti festë në Izrael, Gazë dhe më gjerë.
Familjet e pengjeve izraelite hodhën fishekzjarrë, ndërsa palestinezët duartrokitën dhe brohoritën me shpresën se gjakderdhja do të ndalet.
“Falënderuar qoftë Zoti për këtë armëpushim, për ndaljen e gjakderdhjes dhe vrasjeve”, tha Abdul Majeed abd Rabbo, banor i qytetit Han Junis në jug të Gazës.
“Nuk jam vetëm unë i lumtur, e gjithë Rripi i Gazës është i lumtur, të gjithë njerëzit arabë, gjithë bota është e lumtur për armëpushimin dhe për fundin e gjakderdhjes”, shtoi ai.
Por, marrëveshja e shpallur nga Trumpi të mërkurën vonë dha pak hollësi dhe la shumë pyetje të hapura që mund akoma mund të bëjnë që ajo të dështojë, ashtu siç ka ndodhur me përpjekjet e mëparshme për paqe.
“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të Planit tonë të Paqes”, tha Trump në platformën Truth Social.
“Kjo do të thotë se të gjitha pengjet do të lirohen shumë shpejt, dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij deri në një shkallë të dakorduar, si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përhershme”, shtoi ai.
Zbatimi i marrëveshjes do të përbënte një arritje të rëndësishme në politikën e jashtme për presidentin republikan, i cili kishte premtuar të sillte paqe në konfliktet kryesore botërore, por ka hasur në vështirësi për t’i realizuar ato shpejt, si në Gazë, ashtu edhe për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se do ta thërrasë kabinetin e vet qeveritar të enjten për të miratuar marrëveshjen.
“Me miratimin e fazës së parë të planit, të gjitha pengjet tona do të kthehen në shtëpi”, tha ai në një deklaratë.
“Kjo është një arritje diplomatike dhe një fitore kombëtare e morale për shtetin e Izraelit”, shtoi ai.
Hamasi konfirmoi se ka arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se ajo përfshin tërheqjen izraelite nga enklava dhe një shkëmbim pengjesh me të burgosur.
“Ne pohojmë se sakrificat e popullit tonë nuk do të jenë të kota dhe se do t’i qëndrojmë besnikë zotimit tonë; kurrë nuk do t’i braktisim të drejtat kombëtare të popullit tonë derisa të arrihet liria, pavarësia dhe vetëvendosja”, tha Hamasi.
Autoritetet e Gazës thonë se mbi 67.000 njerëz janë vrarë dhe pjesa më e madhe e enklavës është shkatërruar qëkurse Izraeli e filloi ofensivën ushtarake pas sulmit përtej kufirit nga Hamasi më 7 tetor 2023.
Sipas zyrtarëve izraelitë, rreth 1.200 njerëz u vranë më Izrael dhe 251 u morën peng e u dërguan në Gazë. Besohet se 20 nga 48 pengjet e mbetura në Gazë janë ende gjallë.
Pavarësisht shpresave për t’i dhënë fund luftës, ende nuk janë bërë të ditura hollësitë thelbësore – përfshirë afatet kohore, administrimi i Rripit të Gazës pasluftës dhe fati i Hamasit.
Lirimi i pengjeve pritet të ndodhë brenda disa ditësh
Familjet e izraelitëve që po mbahen peng në Gazë u mblodhën në atë që tashmë njihet si “Sheshi i Pengjeve” në Tel Aviv, pas shpalljes së marrëveshjes.
“President Trump, faleminderit shumë. Ne e falënderojmë atë, fëmijët tanë nuk do të ishin kthyer në shtëpi pa të”, tha Hatan Angrest, babai i Matanit, njërit nga pengjet.
Një burim brenda Hamasit i tha agjencisë Reuters tha se pengjet që janë ende gjallë do të dorëzohen brenda 72 orëve nga miratimi i marrëveshjes nga Qeveria izraelite.
Zyrtarët e Hamasit kanë theksuar se do të nevojitet më shumë kohë për t’i tërhequr trupat e pengjeve të vrarë, që besohet të jenë rreth 28, nga rrënojat e Gazës.
Trump i tha programit “Hannity” të Fox News të mërkurën se pengjet “me shumë gjasë do të lirohen të hënën”.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje që të gjitha palët t’i respektojnë plotësisht kushtet e marrëveshjes për pengjet.
“Duhet të sigurohet hyrja e menjëhershme dhe e papenguar e ndihmave humanitare dhe materialeve tregtare thelbësore në Gazë. Dhimbja duhet të marrë fund”, tha ai në një deklaratë.
Faza e ardhshme e planit të Trump parashikon krijimin e një organi ndërkombëtar të udhëhequr nga vetë Trumpi dhe me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, që do të ketë rol në administrimin e Gazës pas luftës.
Vendet arabe, që mbështesin planin, thonë se ai duhet të çojë drejt pavarësisë së ardhshme të një shteti palestinez, diçka që Netanyahu ka deklaruar se “nuk do të ndodhë kurrë”.
Nuk ka ende asnjë tregues të qartë se kush do ta qeverisë Gazën pas përfundimit të luftës.
Netanyahu, Trump, si edhe shtetet perëndimore dhe ato arabe, e kanë përjashtuar mundësinë që Hamasi të ketë ndonjë rol, pasi ky i fundit e ka qeverisur Gazën që nga dëbimi i rivalëve palestinezë në vitin 2007.
Hamasi ka deklaruar se do t’ia dorëzonte drejtimin e Gazës vetëm një qeverie teknokrate palestineze, nën mbikëqyrjen e Autoritetit Palestinez dhe me mbështetjen e vendeve arabe dhe myslimane.
Ky grup ka refuzuar çdo rol për Tony Blair apo çdo formë të administrimit të huaj në Gazë.
Zemërimi global kundër ofensivës së Izraelit është rritur ndjeshëm. Shumë ekspertë për të drejtat e njeriut, studiues dhe një hetim i OKB-së kanë thënë se ajo përbën “gjenocid”.
Izraeli, nga ana tjetër, e cilëson ofensivën si vetëmbrojtje pas sulmit të Hamasit në vitin 2023./REL
Parlamenti i Gjermanisë ka anuluar një program të përshpejtuar të shtetësisë, duke reflektuar ndryshimin e shpejtë t&eum...
Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ka ngritur akuza të rënda, duke deklaruar se emërimet në ...
Një tubim u mbajt të mërkurën pasdite në sheshin Syntagma, pas një thirrjeje nga Panos Ruçi, i cili i dha ...
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, u deklarua i pafajshëm të mërkurën ndaj akuzave për dhënien e deklaratave të rreme d...
Një 13-vjeçar në SHBA është arrestuar pasi pyeti ChatGPT se si të vriste shokun e tij në mes të orës së m&...
Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se mund të udhëtojë për në Lindjen e Mesme këtë fundjavë, ndë...
Një burrë u arrestua në Florida me akuzën e ndezjes së qëllimshme të asaj që do të bëhej zjarri shkatër...
Mënyra se si të gjithë qytetarët jo-anëtarë të Bashkimit Evropian, përfshirë vizitorët britanikë, udh&eum...
Parlamenti spanjoll miratoi të mërkurën një embargo totale armësh ndaj Izraelit, me 178 vota pro, 169 kundër dhe një abstenim...
Presidenti rus Vladimir Putin festoi dje ditëlindjen e tij të 73-të dhe vizitoi me gjeneralët e tij Katedralen e Shën Pjetrit dhe Pal...