VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...

Si rezultat i bisedimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani janë pajtuar që të zbatojnë një armëpushim, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.
Izraeli dhe Libani po ashtu janë pajtuar që të punojnë drejt krijimit të zonave pilot në të cilat Forcat e Armatosura të Libanit do të merrnin kontrollin ekskluziv të territorit, duke përjashtuar të gjithë aktorët joshtetërorë, u tha në njoftim.
Këto hapa do të lehtësojnë përparimin drejt një marrëveshjeje për paqe gjithëpërfshirëse dhe të sigurisë, shtoi Uashingtoni.
Izraeli rikonfirmoi se siguria dhe integriteti i tij territorial mund të garantohen vetëm përmes çarmatosjes së Hezbollahut dhe shkatërrimit të infrastrukturës së tij në të gjithë Libanin, sipas deklaratës. Të dy palët ranë dakord të rifillojnë diskutimet në kuadër të kanaleve politike dhe të sigurisë gjatë javës së 22 qershorit, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka në listën e zezë vetëm krahun e armatosur të grupit.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se SHBA-ja është pajtuar që të vazhdojë të lehtësojë komunikimin mes palëve.
Të gjitha palët dënuan sulmet e Iranit ndaj vendeve në rajon dhe aktivitetet e vazhdueshme që minojnë stabilitetin në të gjithë Lindjen e Mesme, u tha po ashtu në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.
Para njoftimit për armëpushim, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, paralajmëroi se çdo sulm izraelit ndaj kryeqytetit libanez, Bejrut, do të çonte në “pasoja të rënda dhe në një rifillim të plotë të luftës”.
Këto komente ai i bëri në një kohë kur tensionet janë të rritura lidhur me një armëpushim të brishtë mes Iranit dhe SHBA-së – që është në fuqi që nga prilli – tensione që pjesërisht janë nxitur nga luftimet e vazhdueshme në Iran. /REL
Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin n&eum...
Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ndërsa sugj...
Kina u ka ndaluar katër ligjvënësve të Zelandës së Re hyrjen në vend gjatë një vizite që ata bënë ...
Një veteran i Ushtrisë Amerikane u qëllua dhe u vra nga policia të mërkurën, pasi mori pengje brenda një ndërtese bank...
Ardhja e pritshme e fenomenit El Niño në muajt e ardhshëm mund të shkaktojë një tjetër ngjarje masive të zbardhjes s...
Ushqimi i pashëndetshëm, i kontaminuar me baktere, viruse, parazitë ose kimikate të dëmshme, vlerësohet se shkakton 1.5 mil...
American Airlines pezullon përkohësisht 6 linja fluturimi për shkak të rritjes së kostove të karburantit të shkaktuara nga ...
Një person u vra, të paktën 63 u plagosën dhe dëme të shumta u raportuan në aeroportin e Kuvajtit pas një sulmi m...
Gruaja kishte 55 valixhe dhe çanta në furgon, kështu që zyrtarët doganorë dyshuan se midis tyre mund të kishte mallra t&eum...
Pas gjashtë muajsh pa asnjë sinjal komunikimi, NASA ka shpallur të përfunduar misionin e sondës hapësinore MAVEN në Mars. A...