Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
LINDJE E MESME- Qeveria izraelite ka miratuar planet për ndërtimin e pothuajse 5.300 shtëpive të reja në vendbanimet në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha një grup monitorues më 4 korrik. Ky është vendimi i fundit në fushatën për përshpejtimin e zgjerimit të vendbanimeve, që synon të çimentojë kontrollin izraelit mbi këtë territor dhe të parandalojë krijimin e një shteti palestinez në të ardhmen.
Vendimi për vendbanimet kërcënon të rrisë edhe më shumë tensionet në Bregun Perëndimor, ku ka pasur rritje të dhunës që kur shpërtheu lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Grupi monitorues kundër vendbanimeve, Peace Now, tha se Këshilli për Planifikim të Lartë i Qeverisë izraelite ka miratuar apo avancuar planet për 5.295 shtëpi në dhjetëra vendbanime në Bregun Perëndimor. Ky grup monitorues tha se Izraeli ka miratuar kapjen më të madhe të tokës në Bregun Perëndimor në më shumë se tri dekada. COGAT, trupi izraelit i mbrojtjes që mbikëqyr Këshillin e Planifikimit, nuk është përgjigjur për koment pas publikimit të këtyre informacioneve nga Peace Now.
Qeveria izraelite e Benjamin Netanyahut është e dominuar nga kolonët dhe mbështetësit e tyre. Ministri i financave, Bazalel Smotrich, është kolon dhe atij i është dhënë përgjegjësia për hartimin e politikave për vendbanimet. Ai ka thënë se zgjerimi i shpejt i vendbanimeve pjesërisht po bëhet për t’u siguruar që një shtet palestinez të mos mund të krijohet në të ardhmen.
Në muajt e fundit, dhuna është përshkallëzuar dhe janë regjistruar më shumë se 1.000 sulme të kolonëve ndaj palestinezëve, duke shkaktuar vdekje, dëmtim të pronave dhe në disa raste, duke detyruar palestinezët që të largohen nga fshatrat.
Palestinezët duan që Bregu Perëndimor, Jerusalemi Jugor – zona që u morën nën kontroll nga Izraeli gjatë luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967 – të jenë pjesë e shtetit të tyre të pavarur. Vendimi për ndërtimin e shtëpive të reja për kolonët mund të zemërojë aleatin e Izraelit, Uashingtonin, që është shprehur kundër vendbanimeve, por ka bërë pak për t’i bërë presion Izraelit për këtë çështje.
Ndërkaq, çështja e shtetësisë palestineze është pjesë e një përpjekje për zgjidhje afatgjatë për Gazën. SHBA-ja e ka ngritur idenë që Autoriteti Palestinez, me bazë në Bregun Perëndimor, të qeverisë me Gazën pasi të përfundojë lufta dhe ka bërë thirrje që të ringjallet procesi i paqes, që do të çonte në krijimin e shtetit palestinez. Këto ide i ka kundërshtuar fuqishëm kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu./ REL
Vladimir Putin UKRAINË-Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia nuk do të shpallë armëpushimin në Ukrainë derisa Kievi t&eu...
Joe Biden SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha të enjten presidentit amerikan Joe Biden se ka vendosur të dërgojë nj&eu...
Rrethojë metalike e vendosur në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Maj, 2023. POLONIA- Polonia shpreson që rojet kufitare dhe ...
Albin Kurti dhe Suleyman Elban IZMIR- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për një vizitë në Turqi. Kurti sot sot n...
WASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u zotua se do të vazhdojë garën për t’u rizgjedhur president, nd&...
Më shumë se 80 emigrantë të parregullt janë mbytur në ujërat pranë qytetit Ndiago në Mauritaninë jugore sot....
SHBA- Festa e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka në bazë të saj ushqime...
Në një praktikë prej dekadash, disa parti politike kryesore po bashkëpunojnë në një përpjekje për të bllokua...
BRITANIA E MADHE- Votuesit në Britani të Madhe votojnë sot në zgjedhje parlamentare që pritet të largojnë nga qeverisja par...
KOSOVË- Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka mohuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili pretendoi se dronë...