E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
IZRAEL- Ministria e Jashtme e Izraelit ka bërë të ditur të dielën se do të mbyllë ambasadën në Irlandë, duke cituar “politika ekstreme kundër Izraelit” të Qeverisë së Dublinit, dhe duke tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. Lidhjet diplomatike mes Irlandës dhe Izraelit janë përkeqësuar pas një serie të vendimeve të Irlandës, përfshirë njohjen e shtetit palestinez dhe përkrahjen që ka dhënë në rastin e dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të akuzuar Izraelin për kryerje të “gjenocidit” në Rripin e Gazës.
Irlanda është në mesin e vendeve që kritikon më së shumti Izraelin për përgjigjen e vendit ndaj sulmit të 7 tetorit të vitit 2023, të kryer nga militantët e Hamasit në tokën izraelite, që ka lënë mbi 1.200 të vdekur. Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Pas sulmit të Hamasit, Izraeli ka nisur ofensivë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë mbi 45.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
“Vendimi për të mbyllur Ambasadën e Izraelit në Dublin është marrë për shkak të politikës ekstreme të Qeverisë irlandeze kundër Izraelit”, është thënë në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
“Irlanda e ka kaluar secilën vijë të kuqe në marrëdhëniet me Izraelin”.
Kryeministri irlandez, Simon Harris, e ka konsideruar vendimin e Izraelit për mbyllje të ambasadës si “tejet fatkeqe”.
“E kundërshtoj ashpër vlerësimin se Irlanda është kundër Izraelit. Irlanda është për paqe, për të drejta të njeriut dhe pro ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ai në një postim në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Në nëntor, kryeministri i Irlandës, Simon Harris, ka thënë se autoritetet shtetërore do ta arrestonin homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahun, nëse ai udhëton në Irlandë, pas fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për të.
Kjo Gjykatë ka lëshuar fletarrestime për Netanyahun dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”, të kryera prej 8 tetorit 2023 deri në maj të këtij viti në Rripin e Gazës. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ka thënë se Izraeli do të investojë në ndërtimin e lidhjeve me shtetet tjera dhe të dielën ka bërë të ditur për hapjen e ambasadës në Moldavi./REL
Foto ANGLI- Numri i personave nën 50 vjeç që diagnostikohen me kancer të zorrëve po rritet në mbarë botën, sipas ...
Foto UKRAINË- Komandanti i grupit lindor të forcave të Donetskut të Ukrainës është zëvendësuar pas ...
RUSI- Autoritetet në Ukrainë dhe Rusi e kanë akuzuar njëra-tjetrën për orkestrim të bombardimeve vdekjeprurëse pë...
SHBA- Publiku amerikan është i ndarë në perspektivë e një mandati të dytë të Donald Trumpit, zbulon një sond...
FRANCË- Cikloni Chido shkaktoi dëme të mëdha në territorin francez të Mayotte në Oqeanin Indian, duke lënë disa n...
antony blinken SIRI- SHBA ka bërë "kontakt të drejtpërdrejtë" me rebelët e HTS që tani kontrollojnë Sirinë pas...
foto nga vendngjarja LONDËR- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Londër. Rreth orës 21:15 të...
SIRI- Ministri i Mbrojtjes Yasar Guler, ka njoftuar se Turqia është e gatshme të ofrojë trajnime ushtarake për Sirinë ...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se Rusia ka filluar të vendosë ushtarë t&eum...
foto ilustruese BRITANI- Një organizatë joqeveritare britanike bëri thirrje sot për një përpjekje ndërkombëtare p&...