Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
IZRAEL- Izraeli tha se më 4 nëntor ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për vendimin që të shkëpusë lidhjet me UNRWA-n, agjencinë që mbështet refugjatët palestinezë. Ky njoftim vjen pasi ligjvënësit izraelitë votuan për ta ndaluar këtë organizatë.
“Me udhëzimin e ministrit të Jashtëm Izrael Katz, Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar OKB-në për anulimin e marrëveshjes mes shtetit të Izraelit dhe UNRWA-s”, tha Ministria e Jashtme izraelite përmes një deklarate.
“Organizata UNRWA, punëtorët e së cilës morën pjesë në masakrën e 7 tetorit dhe shumë nga punëtorët e së cilës janë operativë të Hamasit, është pjesë e problemit në Rripin e Gazës dhe jo pjesë e zgjidhjes”, citohet të ketë thënë Katz.
Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Lufta në Gazë nisi pasi ky grup më 7 tetor 2023 sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 43.000 palestinezë.
Muajin e kaluar, Parlamenti i Izraelit miratoi vendimin për mbylljen e operacioneve të UNRWA-s në Izrael dhe në Jerusalemin Lindor, pavarësisht dënimit nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë nga aleati Uashingtoni.
Nëse zbatohet ndalimi i agjencisë së OKB-së – e cila për më shumë se shtatë dekada ka ofruar ndihmën e nevojshme në mbarë territoret palestineze dhe për refugjatët palestinezë në vende të tjera – do të jetë një goditje për punën humanitare në Gazë, thanë ekspertët. Por, Katz ka hedhur poshtë këto argumente, duke thënë se vetëm një pjesë e ndihmës është dërguar në Gazë nga UNRWA.
“Edhe tani, shumica e ndihmës humanitare në Gazë dërgohet nga organizata të tjera dhe vetëm 13 për qind dërgohet nga UNRWA”, tha Katz.
“Shteti i Izraelit është i përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe do të vazhdojë të lehtësojë hyrjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës në një mënyrë që nuk do të rrezikojë sigurinë e qytetarëve të Izraelit”, shtoi ai.
Në janar, Izraeli akuzoi dhjetëra punëtorë të UNRWA-s në Gazë për përfshirjen në sulmin e 7 tetorit 2023. Disa hetime gjetën se nëntë punëtorë “mund të jenë përfshirë” në sulmin e 7 tetorit, por nuk u gjetën dëshmi për të mbështetur akuzat kryesore të Izraelit.
Ndalimi ka rritur frikën në mesin e punëtorëve të agjencisë së OKB-së në Bregun e pushtuar Perëndimor se mund të përballen probleme, por edhe në vende të tjera sikurse në Jerusalemin Lindor apo në Izrael.
UNRWA dhe agjenci të tjera humanitare kanë akuzuar autoritetet izraelite se po kufizojnë dërgesat me ndihma për në Gazë, ku shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur disa herë gjatë luftës./ REL
Foto ilustruese IZRAEL- Një ish-zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është arrestuar me dyshimin p&...
Indi INDI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Indi. Mësohet se një autobus ra në një kanion ku hum...
Trump SHBA- Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e Europës. Në rast se do të rizgj...
Erdogan TURQI- Tre kryebashkiakë nga Partia për Barazi Popullore dhe Demokraci (DEM, dikur HDP), partia kryesore pro-kurde e Turqisë, jan&eu...
foto ilustruese SHBA- Një ditë para zgjedhjeve në SHBA, dy kandidatët për president, republikani Donald Trump dhe demokratja ...
foto ilustruese INDONEZI- Të paktën nëntë persona vdiqën gjatë natës të së dielës për të hë...
foto ilustruese SHBA- Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara pritet të kenë ndikim të konsiderueshë...
Gjermani GJERMANI- Një hetim ka nisur pasi një tren pasagjerësh u përfshi nga një zjarr i madh ndërsa u ndal në një...
Foto ilustruese SHBA- Kur njerëzit mendojnë për shtetin amerikan të Teksasit, shpesh kanë parasysh kaubojtë me kapele të...
Foto ilustruese MOLDAVI- Presidentja pro-evropiane e Moldavisë, Maia Sandu, ka dalë në epërsi në rundin e dytë të zgjedh...