Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
IZRAEL- Ushtria izraelite tha të dielën se do të mbajë pauza të përditshme taktike në aktivitetet e veta ushtarake përgjatë rrugës kryesore në jug të Rripit të Gazës, për të lejuar futjen e më shumë ndihmave humanitare në enklavën palestineze.
Organizatat ndërkombëtare humanitare kishin paralajmëruar për një rritje të krizës humanitare në këtë pjesë të enklavës. Ushtria tha se do të vazhdojnë luftimet në qytetin Rafah, ku Izraeli thotë se po e lufton bastionin e fundit të madh të Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ajo njoftoi se aktivitetet ushtarake do të ndalen prej orës 5:00 deri në orën 16:00 gjatë ditës, deri në njoftimin e radhës, përgjatë rrugës e cila lidh pikëkalimin Shalom me rrugën Salah al-Din dhe veriun. Me gjithë trysninë në rritje për një armëpushim në Gazë, arritja e marrëveshjes për ndaljen e luftimeve duket larg, tetë muaj pasi ka filluar lufta në enklavën palestineze.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha këtë javë se nuk pret të arrihet një marrëveshje armëpushimi për luftën në Gazë në një të ardhme të afërt, pasi një propozim i mbështetur nga SHBA-ja dhe të tjerët, nuk është pranuar plotësisht nga Izraeli apo Hamasi.
Izraeli e nisi luftën, duke u zotuar për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal palestinez i vrau rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, si dhe i rrëmbeu mbi 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit.
Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor, në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli. Më shumë se 37.000 palestinezë janë vrarë gjatë tetë muajve bombardime dhe sulme tokësore të Izraelit në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze, e cila udhëhiqet nga Hamasi.
Lufta e ka kufizuar dukshëm rrjedhën e ndihmave ushqimore, barnave dhe furnizimeve të tjera për palestinezët, të cilët po përballen me uri të madhe. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara thonë se mbi 1 milion njerëz në Gazë mund të përjetojnë shkallën më të lartë të urisë kah mesi i korrikut.
Marre nga REL
TIFOZET GJERMANI- Mbrëmjen e sotme do të zbarkojnë në fushën e blertë dy ekipet e grupit C, Anglia dhe Serbia ku do të z...
Italiani TIRANË- Emiliano është një shtetas italian i cili jeton prej vitesh në vendin tonë dhe është një digi...
Foto ilustruese RUSI- Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa pengjeve në një qendër ndalimi në...
Dritan Abazoviç GJERMANI- Mbrëmjen e sotme kombëtaret e Anglisë dhe Serbisë do të startojnë rrugëtimin e tyre n...
Foto ilustruese SHBA- Debati për të drejtën e abortit ka krijuar ndasi në politikën amerikane prej dekadash. Por dy vjet pas vendi...
Foto ilustruese SREBRENICË- Një lodër në formë kitare, një kuti me një copë letër të Kryqit të Kuq m...
MEKË- Kortezhi në Mekë të Arabisë Saudite për pelegrinët pati një fund tragjik. Të paktën 14 jorda...
GJERMANI- Në person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar në Berlin-Moabit mbrë...
GJERMANI- Java e Kulturës së Kosovës në Berlin përfundoi të premten më 14 qershor me shfaqjen e filmave...
SERBI- Më 11 qershor 2024 ndodhi, ajo që udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, e kishte pritur prej vitesh: Në em...