zjarret ne izrael
IZRAEL- Izraeli po përballet me një nga zjarret më shkatërruese në historinë e tij, pasi një vatër zjarri që shpërtheur të mërkurën në mëngjes pranë Mesilat Zion, jashtë Jerusalemit, vazhdon të përhapet në mënyrë të pakontrollueshme, duke shkaktuar evakuime masive, ndërprerje të trafikut, lëndime dhe mobilizim ndërkombëtar.
Kreu i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Jerusalemit, Shmulik Friedman, u shpreh në një deklaratë se "jemi në mes të një zjarri jashtëzakonisht të madh, ndoshta më i madhi i regjistruar ndonjëherë në vend. Puna jonë do të zgjasë shumë. Jemi shumë larg kontrollit të situatës".
Sipas Friedman, zjarri që filloi në orën 9:30 të mëngjesit fillimisht u zhvendos në perëndim për shkak të erërave t1% forta, por tani po lëviz përsëri në lindje. Parashikimet e motit tregojnë një përkeqësim në orët e mbrëmjes, me erëra që mund të arrijnë 90-100 km/orë, gjë që krijon shqetësim të madh për përhapje të mëtejshme.
Disa të plagosur, midis tyre dy foshnje dhe dy gra shtatzëna
Shërbimi i urgjencës Magen David Adom njoftoi se të paktën 13 persona janë shtruar në spital për shkak të thithjes së tymit dhe djegieve. Midis tyre janë dy foshnje, njëra vetëm një muajshe dhe tjetra rreth gjashtë muajshe, si dhe dy gra shtatzëna. Dhjetë të plagosur të tjerë morën kujdes mjekësor në vend nga ekipet e shpëtimit pa pasur nevojë për shtrim në spital
Ekipet e shpëtimit u thirrën gjithashtu për të evakuuar pacientët e cenueshëm dhe të moshuarit që nuk mund të lëviznin vetë, duke përdorur ambulanca dhe njësi të lëvizshme të kujdesit intensiv.
Më poshtë shihet një avion transporti Super Hercules, i njohur nga ushtria izraelite si Shimson, duke marrë pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve, duke hedhur lëndë retardante zjarri në Mesilat Zion. Avioni mund të mbajë deri në 18,000 litra materiale për shuarjen e zjarrit.
Mobilizim për ndihmë ndërkombëtare, pjesëmarrja e Shin Bet në hetimet e zjarrvënies së qëllimshme
Ministri i Jashtëm Gideon Saar ka kontaktuar tashmë homologët e tij nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Republika Çeke, Spanja, Argjentina, Maqedonia e Veriut dhe Azerbajxhani, ndërsa Ministria e Jashtme u është drejtuar zyrtarisht Greqisë, Qipros, Kroacisë, Italisë dhe Bullgarisë për të dërguar pajisje ajrore për shuarjen e zjarreve.
Sipas një njoftimi të përbashkët nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Sigurisë Kombëtare dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ekipet ndërkombëtare të zjarrfikësve pritet të veprojnë nga e enjtja, pasi kufizimet e fluturimit gjatë natës e bëjnë të pamundur operimin e avionëve të zjarrfikësve.
Autoriteti Palestinez gjithashtu ka ofruar ndihmë, por Izraeli ende nuk është përgjigjur. Aktualisht, janë në operim avionë nga skuadroni ajror izraelit i zjarrfikësve Elad, helikopterë policie dhe njësi të Forcave Ajrore në gatishmëri të menjëhershme. Në të njëjtën kohë, shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet ka marrë përsipër një pjesë të hetimit për shkaqet e zjarrit, pasi ka dyshime se disa nga frontet mund të jenë për shkak të zjarrvënies së qëllimshme. Shërbimi gjithashtu ndihmon policinë në identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
30 Prill22:22
Tentativa për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit/ Krasniqi i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim, kreu i LDK nuk pranon
kurti, krasniqi
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej part...
n.f
BOTA
30 Prill21:31
Kos: Rruga e Serbisë drejt BE-së do të jetë e vështirë, nëse Vuçiç viziton Moskën!
SERBIA- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të...
n.f
BOTA
30 Prill21:30
Gjyqtarja dhe të pranishmit në seancën gjyqësore kërcënohen me kallash, arratiset i dyshuari në Pejë
PEJË- Një person dyshohet se ka kanosur gjyqtaren dhe të pranishmit gjatë një seance gjyqsore. Zëdhënësi i Prokuroris&...
n.f
BOTA
30 Prill19:06
Trump: Po shqyrtoj me kujdes mundësinë e paditjes së New York Times!
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se administrata e tij po shqyrton me kujdes mundësinë e paditjes së gazetë...
BOTA
30 Prill19:06
Putin: Herët a vonë, marrëdhëniet me Evropën do të rivendosen, kjo është e sigurt!
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme se herët a vonë marrëdhëniet midis Rusisë dhe E...
n.f
BOTA
30 Prill19:03
Makina merr para këmbësorët në qendër të Kopenhagenit, pesë të plagosur
KOPENHAGEN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kopenhagen. Autoritetet raportuan se pesë persona u plagos...
r.ll
BOTA
30 Prill19:03
Parlamenti i Finlandës miraton ligjin: Ndalohet përdorimi i telefonave nga nxënësit në klasë, mësuesit mund t'jua lejojnë vetëm kur...
foto ilustruese
FINLANDË- Parlamenti finlandez ka miratuar një ligj që kufizon përdorimin e pajisjeve mobile nga nx...
n.f
BOTA
30 Prill19:03
INTERPOL nuk pranon kërkesën e Gjykatës së Bosnjes: Nuk ka rishikim të vendimit për moslëshimin e fletarrestimeve për Dodikun e Stevandiçin
BOSNJE- Gjykata e Bosnje e Hercegovinës tha të mërkurën se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e saj për ta rishikuar vend...