Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SERBIA- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, e viziton Moskën javën e ardhshme.
Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiçit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi. Vuçiç ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.
“Nëntë maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera të ndryshme. Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin, ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane dhe në kundërshtim të madh me vendimin e Këshillit të BE-së, i cili vendosi në vitin 2022 që shtetet anëtare nuk duhet të ndërmarrin asnjë hap që mund t’i japë legjitimitet Putinit dhe Rusisë”, tha Kos, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Radio Evropa e Lirë në një konferencë për shtyp në Beograd.
Ajo e përsëriti se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet t’i ketë politikat e saj plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit deri në kohën e pranimit.
"Megjithatë, marrëdhëniet me Moskën sot nuk mund të jenë 'sikur nuk po ndodh asgjë'", theksoi ajo.
“Por, ky është vendimi i tij [Vuçiçit]”, përfundoi Kos.
Serbia nuk ka pranuar t’i bashkohet Brukselit në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pasi ajo e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kos është duke qëndruar në Beograd në një vizitë dyditore, e para që nga marrja e detyrës. Kos kujtoi se ka disa kushte që Serbia duhet t’i përmbushë në vazhdimin e negociatave me BE-në në mënyrë që ta hapë kapitullin e tretë.
“Gjithçka është deklaruar në ‘non-paper’. Ka të bëjë me tri ligje, ligjin për media, ligjin zgjedhor dhe REM. Dhe sigurisht, dje biseduam për këtë me Qeverinë e Serbisë dhe kryetaren e Parlamentit. Ata premtuan se do ta përmbushin atë, dhe ne do të monitorojmë që kjo të ndodhë realisht”, deklaroi Kos.
Si kandidate për anëtarësim në BE, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull negociatash që nga dhjetori i vitit 2021. Procesi ka ngecur për shkak të refuzimit të saj për ta përafruar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Brukseli kërkon gjithashtu përparim nga Beogradi në sundimin e ligjit dhe në dialogun me Kosovën./REL
PEJË- Një person dyshohet se ka kanosur gjyqtaren dhe të pranishmit gjatë një seance gjyqsore. Zëdhënësi i Prokuroris&...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se administrata e tij po shqyrton me kujdes mundësinë e paditjes së gazetë...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme se herët a vonë marrëdhëniet midis Rusisë dhe E...
SKOCI- Golfistët që luanin sot në fushën Trump Turnberry në Skoci, me shumë mundësi nuk ishin në dijeni të protes...
trump SHBA- Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në negociata me zyrtarët kinezë, me që...
KOPENHAGEN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kopenhagen. Autoritetet raportuan se pesë persona u plagos...
foto ilustruese FINLANDË- Parlamenti finlandez ka miratuar një ligj që kufizon përdorimin e pajisjeve mobile nga nx...
BOSNJE- Gjykata e Bosnje e Hercegovinës tha të mërkurën se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e saj për ta rishikuar vend...
kurti, abdixhiku, krasniqi KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike t&e...
mitrovica e veriut KOSOVË- Çdo vit, organizata joqeveritare Aktiv publikon një raport me qëndrimet e komunitetit serb në Kosov&e...