Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
SHBA- Në një paraqitje të rrallë në dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden tha të premten se Izraeli nuk ka vendosur ende se si do t’u përgjigjet sulmeve me raketa të Teheranit dhe siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara i kërkoi kryeministrit izraelit që të konsideronin objektiva të tjera përveç rezervave iraniane të naftës.
Izraeli zgjeroi sulmet ajrore në Liban, duke goditur periferitë jugore të Bejrutit. Izraeli njoftoi të shtunën se ka vrarë dy anëtarë të Hamasit, njërin në një goditje ajrore dhe tjetrin në një operacion gjatë natës.
Ushtria izraelite goditi për herë të parë një kamp refugjatësh palestinezë thellë në Libanin verior dhe grupi militant palestinez tha se sulmi pranë qytetit verior të Tripolit të shtunën herët në mëngjes shkaktoi vdekjen e një zyrtari të krahut ushtarak të Hamasit, së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij të vogla. Ushtria izraelite tha gjithashtu se forcat speciale po kryenin sulme tokësore kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor.
Izraeli po shqyrton gjithashtu alternativat për hakmarrje ndaj Iranit për sulmin me 180 raketa të Teheranit në fillim të kësaj jave, duke diskutuar nëse do të sulmojë rezervat iraniane të naftës.
“Izraelitët nuk kanë marrë ende një vendim se çfarë do të bëjnë, si do të reagojnë pas sulmit. Është në diskutim. Mendoj se po të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera.”
Kjo ishte deklarata e presidentit Biden në një paraqitje të paparalajmëruar në Shtëpinë e Bardhë të premten, e para në pothuajse katër vitet e tij në detyrë. Biden tha në fillim të kësaj jave se ai nuk mbështet një goditje të objekteve bërthamore iraniane nga Izraeli.
Analistët mendojnë se industria iraniane e naftës është nën sanksione dhe një sulm ndaj objekteve të saj do të kishte pak ndikim në furnizimin global. Por hakmarrja e Teheranit sipas tyre mund të jetë shkatërruese.
“Nëse Irani më pas do të hakmerrej duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, kjo do të ndikonte jo vetëm në eksportet e naftës iraniane, por edhe në eksportet e naftës të shumë vendeve të Gjirit, vendeve Arabe të Gjirit, kështu që mund të ishte katastrofike për furnizimet botërore me energji”, thotë Ellen Laipson, nga Universiteti George Mason.
Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar që shkaktoi luftën e Izraelit kundër grupit militant në Gazë, Presidenti Biden ka luftuar për të ndaluar konfliktin. Tani është përhapur jo vetëm në Liban, por edhe në Bregun Perëndimor.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk i ka dëgjuar thirrjet e zotit Biden për një armëpushim në Gazë apo Liban. Përfundimi i luftës është një çështje kyçe për amerikanët përpara zgjedhjeve të tyre presidenciale të nëntorit.
“Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë, asnjë. Dhe unë mendoj se Netanyahu duhet ta mbajë mend këtë. Nuk e di nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet amerikane, nuk e di, por nuk po e llogaris këtë”, tha Presidenti Biden.
Në shenjë mbështetjeje për grupin militant Hezbollah, kryediplomati i Iranit dha një paralajmërim.
“Nëse Izraeli ndërmerr ndonjë hap apo masë kundër nesh, hakmarrja jonë do të jetë më e fortë se ajo e mëparshme”, tha ai.
Ndërkohë, për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, ushtria amerikane të premten goditi objektet ushtarake në Jemen të grupit milintat Houthi, një tjetër grup i mbështetur nga Irani dhe se kohët e fundit ka goditur anijet e tranportit në Detin e Kuq./ VOA
Melania Trump SHBA- Së fundmi Melania Trump bëri bujë duke shprehur publikisht mbështetjen e saj për të ...
Foto ilustruese KOSOVË- Pritje të gjata, mungesë barnash, trajtim jo i duhur... Radio Evropa e Lirë raporton shpesh për ankesat e ...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që të sanksionojë të gjith&eum...
pamje nga bosnja SARAJEVË- Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për persona të zh...
sulmet LIBAN- Një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në veri të Libanit ka lënë të vrarë një koma...
evakuimet LIBAN- Kombet në mbarë botën kanë përgatitur plane emergjence për të evakuuar qytetarët nga Libani, ...
rihanna, diddy SHBA- Emri i saj është lakuar nëpër mediat, si pjesë e listës së yjeve botërore që kanë ma...
parlamenti evropian BRUKSEL- Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave t...
Bakterie stafilokoku aureus rezistente ndaj meticilinës SHBA- Rezistenca e shumë patogjenëve ndaj antibiotikëve mund të ...
permbytjet ne bosnje BOSNJE- Pamjet në mediat sociale tregojnë se sa shpejt shirat përmbytën rrugët dhe ndërtesat n...