Eksploziv në portën e banesës së 36-vjeçarit, dyshohet për mesazh paralajmërues
Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e sotëm në zonën e Bathores. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e b...
Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e sotëm në zonën e Bathores. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e b...
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.7 lekë, në shitje me 79.7 lekë. Euro do të blihet me 91...
Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka sh&...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimit, moti do të j...
Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të treguar superioritetin tuaj ndaj disa per...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...

Një libër i ri i gazetarit të revistës franceze Paris Match, Florian Tardif, ka shkaktuar debat në Francë, pasi zbulon prapaskena të marrëdhënies mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron.
Në librin me titull “Një çift (pothuajse) perfekt”, autori pretendon se episodi i bujshëm i majit 2025 në aeroportin e Hanoit, ku Brigitte Macron u filmua duke goditur lehtë presidentin francez, lidhej me mesazhe të shkëmbyera mes Emmanuel Macron dhe aktores iraniane Golshifteh Farahani.
Sipas Tardif, Brigitte Macron kishte parë mesazhe në telefonin e presidentit francez, ku ai i shkruante aktores iraniane: “Je shumë e bukur”.
Megjithatë, zyra e Zonjës së Parë franceze ka mohuar kategorikisht këtë version.
Një zëdhënëse e Brigitte Macron deklaroi për Le Parisien se ajo kishte folur drejtpërdrejt me autorin më 5 mars dhe kishte hedhur poshtë pretendimet lidhur me mesazhet.
“Brigitte Macron e mohoi kategorikisht këtë informacion dhe sqaroi se ajo nuk e kontrollon kurrë telefonin celular të bashkëshortit të saj”, tha zëdhënësja.
Sipas saj, ky qëndrim i Brigitte Macron nuk është reflektuar në libër.
Florian Tardif këmbëngul se incidenti në Vietnam kishte si shkak mesazhet në telefonin e Emmanuel Macron.
“Brigitte Macron pa një mesazh nga një person i njohur, aktorja iraniane Golshifteh Farahani”, tha gazetari gjatë një interviste radiofonike.
Ai shtoi se kishte bërë verifikime të shumta për informacionin dhe se nuk bëhej fjalë për thashetheme.
“E përmend emrin sepse në Paris qarkullonin shumë zëra. Ajo që kam shkruar nuk është thashethem. Ia bëra të qartë edhe Pallatit Elysee se ky nuk është versioni i tyre”, u shpreh ai.
Tardif pretendon gjithashtu se Macron kishte krijuar një “afrim platonik” me aktoren iraniane gjatë disa muajve.
“Mesazhet që më janë treguar ishin mjaft intime, të tipit ‘je shumë e bukur’”, deklaroi gazetari.
Sipas tij, këto mesazhe krijuan tensione në çift, të cilat kulmuan me debatin e filmuar në aeroportin e Hanoit.
Gazetari shtoi se Pallati Elysee më vonë u pendua për mënyrën si reagoi publikisht ndaj episodit.
“Sot ata mendojnë se mund ta kishin menaxhuar ndryshe situatën, duke krijuar imazhin e një çifti normal dhe jo të një çifti perfekt”, tha Tardif.
Të paktën 22 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në Liban si pasojë e sulmeve izraelite në jug t&eum...
Në një ditë të ngrohtë dimri të shkurtit të vitit 2023, një anije-cisternë nafte që lundronte me emrin Grace...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se zhvilloi një vizitë “sekrete” në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë...
Bashkimi Evropian (BE) ka të ngjarë të zgjasë mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit edhe për një vit tjetër, deri...
Presidenti amerikan Donald Trump përdori tone tepër pozitive ndaj homologut të tij kinez Xi Jinping gjatë takimit të zhvilluar në ...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, paralajmëroi homologun e tij amerikan, Donald Trump, se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përshk...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka qenë në shënjestër të Pekinit për komentet e tij mbi të drejtat e njeriut ...
Zëvendëspresidenti JD Vance tha të mërkurën se negociatorët kryesorë amerikanë ende po "bëjnë përparim" n...
Një gjykatë italiane ka marrë një vendim që po konsiderohet historik, duke njohur ligjërisht tre prindër për një f&...
Senati i Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar me një shumicë të ngushtë një rezolutë që kërkonte të urdhë...