“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje për minerale dhe burime natyrore me Ukrainën. Trump tha për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e së enjtes se përpjekjet e tij për ta arritur paqen mes Ukrainës dhe Rusisë janë duke shkuar shumë mirë, pasi këtë javë bisedoi me liderët e dy vendeve të përfshira në luftë.
“Jemi duke ecur shumë mirë me Ukrainën dhe Rusinë. Dhe një nga gjërat që po bëjmë është nënshkrimi shumë shpejt i një marrëveshjeje me Ukrainën në lidhje me mineralet e rralla", tha Trump.
Derisa Trump po i bënte këto komente, forcat ruse sulmuan infrastrukturën civile në Odesa, duke shkaktuar dëme dhe duke plagosur tre persona, përfshirë një vajzë, tha guvernatori rajonal.
"Armiku i sulmoi fuqishëm me dronë Odesën dhe rajonin. Ka dëme në infrastrukturën civile, duke përfshirë një ndërtesë të lartë banimi, një qendër tregtare dhe dyqane", tha guvernatori Oleh Kiper.
Ndërkohë, thuhet se në rajonin Kursk të Rusisë forcat ukrainase sulmuan stacionin e shpërndarjes së gazit në Sudzha. Media e pavarur Sota publikoi një foto në Telegram që shfaq një zjarr të madh. Zyrtarët e Qeverisë ukrainase nuk janë deklaruar për këtë sulm. As Moska nuk e raportoi incidentin. Stacioni ishte pika e vetme përmes së cilës kalonte gazi rus në rrugën e tij drejt Evropës, deri kur Ukraina refuzoi të zgjasë një marrëveshje tranziti në janar.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi të enjten ukrainasit në territoret e pushtuara të Ukrainës të marrin pasaportë ruse deri më 10 shtator ose të largohen. Ultimatumi vlen për ukrainasit në rajonet e pushtuara Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, tha në X ish-ministri i Ekonomisë i Ukrainës, Tymofiy Mylovanov.
Këtë javë, Trump zhvilloi bisedime të ndara me Putinin dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në përpjekje për ta ndërmjetësuar arritjen e një armëpushimi mes dy vendeve fqinje.
Ai nuk arriti ta sigurojë një armëpushim të plotë 30-ditor, por bisedimet bënë që Putini të pajtohet për t’i ndaluar sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë. Pas bisedimeve me Trumpin, Zelensky tha se ai gjithashtu do ta pranonte një pauzë të tillë.
"Ne duam që kjo (luftë) të përfundojë, dhe mendoj se po ecim mjaft mirë në këtë drejtim", tha Trump.
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan në fillim të këtij muaji për ta përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e burimeve të saj minerale. Përpjekjet për të finalizuar marrëveshjen u prishën më 28 shkurt pas një debati të ashpër midis Trumpit dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë.
Trump dhe Zelensky ranë dakord më 19 mars të punojnë së bashku për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, gjatë një bisede telefonike që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si të "shkëlqyer". Nuk është e qartë nëse kushtet e marrëveshjes për mineralet kanë ndryshuar. Një version i mëparshëm nuk përfshinte garancitë e sigurisë për Ukrainën që Zelensky kishte kërkuar./REL
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon shpërbërjen e Departamentit të Ars...
SHBA- Karoline Leavitt është Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë e zgjedhur nga presidenti Donald Trump q&e...
Rutte Vuçiç SERBI - Protestat në Serbi, si dhe zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, ...
UKRAINA- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi pas një bisede telefonike me homologun rus, Vladimir Putin se ishte arritur një marrë...
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se marrëveshja ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacis&e...
KOÇAN- Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljubço Papazov, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë, si dhe dy ish-...
TURQI- Qindra protestues u mblodhën sot jashtë Bashkisë së Stambollit për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kryebash...
EVROPË- Udhëheqësit e BE-së përveç Viktor Orbanit të Hungarisë thonë se janë të gatshë...
SHBA- Kreu i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi ka paralajmëruar ditën e sotme ...
viktor orban BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Evropian, përveç Viktor Orbanit të Hungarisë, kanë votuar në samitin e ...