I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SERBI - Protestat në Serbi, si dhe zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, kanë tërhequr vëmendjen e politikës ndërkombëtare. Pas muajsh injorimi të kryengritjes studentore dhe qytetare, disa politikanë perëndimorë janë shprehur, duke ofruar ndër të tjera mbështetje për integritetin territorial të B-H, por edhe disa komente të kujdesshme për valën e pakënaqësisë në rrugët e Serbisë.
Duket se është bërë disi e qartë se mbështetja për "stabilokracinë" e Aleksandër Vuçiçit nuk është shumë garanci për stabilitetin rajonal dhe takimet e drejtpërdrejta ndërmjet disa zyrtarëve ndërkombëtarë dhe Presidentit të Serbisë tani janë bërë të shpeshta.
"Të bëhet gjithçka për të shmangur konfliktet e armatosura qytetare"
Nuk pati detaje për publikun, përveç frazave të zakonshme për gatishmërinë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për paqen, por sigurisht është interesante, se brenda vetëm pesëmbëdhjetë ditësh, kjo ishte biseda e dytë mes Sekretarit të Përgjithshëm tëNATO-s Mark Rutte dhe Aleksandar Vuçiçit.
Siç tha për DW, Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, kjo është një shenjë e sigurt se tema e parë e takimit do të jetë Serbia.
"Tregohet se Serbia është në prag të një rreziku të madh sigurie dhe se sjellja e qeverisë po i kontribuon këtij procesi, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e NATO-s, sepse Serbia ka edhe rëndësi rajonale. Tema ndoshta do të jetë përdorimi/mospërdorimi i "topave zanorë" dhe kërkesa që të bëhet gjithçka për të shmangur konfliktet e armatosura qytetare”, thotë Janjiç.
Në këtë kontekst, Janjiç thekson edhe faktin se gjatë një bisede të mëparshme me Vuçiçin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka tërhequr vëmendjen edhe për zgjidhjen e çështjes Banjska:
"Ky nuk është vetëm obligim ndërkombëtar i Serbisë. Çarmatimi dhe vënia nën kontroll e të ashtuquajturës mbrojtje civile, që ne shohim se u aktivizua gjatë protestave të 15 marsit, është e domosdoshme. Sistemi i menaxhimit të saj duhet të çmontohet, e ky sistem ndodhet në Serbi", vëren Janjiç.
Paralajmërim diplomatik për Vuçiçin
Aleksandar Vuçiç ka thënë nga Brukseli se me Marko Rutte ka folur për sjelljen e KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë, por edhe për situatën në B-H.
Kur bëhet fjalë për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, Dushan Janjiç beson se Vuçiç ka marrë një "paralajmërim diplomatik se koha ka mbaruar dhe se nuk ka më kohë për të ashtuquajturat lojëra të dyfishta dhe të trefishta të mbështetjes ose mosmbështetjes së Milorad Dodikut”, tërheq vëmendjen Janjiç.
Komisionerja evropiane për Zgjerim Marta Kos e vlerësoi takimin në Bruksel me Vuçiqin si "konstruktiv” dhe tha se "u diskutuan hapat konkretë në rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”. Ajo gjithashtu theksoi "rëndësinë e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura në këtë proces".
Ky formulim sigurisht që nuk do të pritet me entuziazëm në opinionin serb, siç ishin deklaratat e mëparshme modeste të përfaqësuesve të BE-së për regjimin e Aleksandar Vuçiqit. Kjo me shumë gjasa vetëm do të thellojë më tej mosbesimin ndaj BE-së në Serbi.
Dushan Janjiç, megjithatë, tërheq vëmendjen se "Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është kritikuar për deklaratat e Marta Kos. Ne kemi parë mirënjohje për ata që gjoja mbronin sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa tani të gjithë e dimë se ata në të vërtetë kryen një sulm ndaj qytetarëve", vëren Janjiç.
Aleksandar Vuçiq, nga ana tjetër, nuk mund të thotë asgjë të re për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, sepse ky proces është ndalur pothuajse plotësisht, shton Janjiç. "Fakti i ri është se askush më nuk i beson Vuçiqit. Ai mund do të përpiqet të formojë një qeveri të re që do të ishte pak më pro-evropiane me eksperte në letër, por Vuçiqi më nuk e ka besimin në BE që e kishte para ngjarjeve të 15 marsit në Beograd”, beson Janjiç.
Një lojtar i ri politik në Serbi – qytetarët rebelë
Gjatë protestës së 15 marsit, disa qindra banditë të maskuar u grumbulluan në të ashtuquajturin "Parku i studentëve që duan të mësojnë". Sipas dëshmive të deritanishme, përplasjet e rënda janë shmangur vetëm duke i falënderuar fatit dhe organizimit të mirë të sigurisë së protestës.
Pas protestës u duk se parku po braktisej, por aktualisht prapë ka tubime dhe organizime të reja në zonën e "Parkut të Pionierëve" përballë Presidencës. Atje shihen tenda që duken si tenda ushtarake dhe civilë të maskuar, ndërsa policia nuk po ndërhyn.
Dushan Janjiç thekson se në këtë park janë parë njerëz nga Kosova por edhe njerëz të Dodikut si dhe nga Mali i Zi. "Nëse ata nuk parandalohen, ekziston mundësia e destabilizimit të mëtejshëm të gjendjes. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë parasysh se në skenën politike në Serbi tani ka një lojtar të ri, e ata janë qytetarët e rebeluar që aktualisht kanë ndikimin më të madh në opinion”, pohon Janjiç./DW
UKRAINA- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi pas një bisede telefonike me homologun rus, Vladimir Putin se ishte arritur një marrë...
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se marrëveshja ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacis&e...
KOÇAN- Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljubço Papazov, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë, si dhe dy ish-...
TURQI- Qindra protestues u mblodhën sot jashtë Bashkisë së Stambollit për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kryebash...
EVROPË- Udhëheqësit e BE-së përveç Viktor Orbanit të Hungarisë thonë se janë të gatshë...
SHBA- Kreu i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi ka paralajmëruar ditën e sotme ...
viktor orban BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Evropian, përveç Viktor Orbanit të Hungarisë, kanë votuar në samitin e ...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka shtyrë vendosjen e tarifave të para kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, t...
UKRAINË- Dislokimi i mundshëm i trupave perëndimore në Ukrainë që po diskutohet në Londër duhet të përshkruh...
SERBI- Brenda pak ditësh, autoritetet në Serbi thanë se policia “nuk ka top zanor”, kërcënuan se do t’i ndjekin pen...