BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

SHBA- Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange pritet të pranojë fajësinë këtë javë, se ka shkeluar Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që do t’i jepte fund burgosjes së tij në Britani dhe do ta lejonte të kthehej në Australi, duke i dhënë fund një odiseje të gjatë ligjore.
52 vjeçari Assange ka rënë dakord të pranojë fajësinë për vetëm një akuzë penale, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane, sipas dosjes së depozituar në gjykatë.
Përmes një postimi në rrjetin X, më parë i njohur si Twitter, Wikilekas tha se zoti Assange la burgun Belmarsh të hënën dhe pasditen e së njëjtës ditë u largua nga Britania duke udhëtuar me një avion privat. “Pas seancës ai do të kthehet në Australi”, thuhej në deklaratë.
Zoti Assange pritet të dënohet me 62 muaj burg, periudhë që tanimë ai e ka kryer. Seanca ndaj tij pritet të mbahet të mërkurën në Saipan, ishullin më të madh në ishujt Mariana Veriore, territor amerikan.
Pas seancës ai pritet të kthehet në shtëpi, në Australi.
Një përfaqësues ligjor i zotit Assange nuk pranoi të komentonte.
Në vitin 2020 Wikileaks publikoi qindra mijëra dokumente sekrete të ushtrisë amerikane mbi luftrat e Uashingtonit në Afganistan dhe Irak, rrjedhja më e madhe e këtij lloji në historinë e ushtrisë amerikane.
Prokurorët amerikanë thonë se 52-vjeçari Assange, nxiti dhe ndihmoi ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake që publikoi WikiLeaks, duke vënë në rrezik jetë njerëzish.
Problemet ligjore të Julian Assangit filluan në vitin 2010, kur ai u arrestua në Londër me kërkesë të Suedisë, e cila donte ta merrte në pyetje në lidhje me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual të bëra nga dy gra. Në vitin 2012 ai shkeli rregullat e lirimit me kusht duke mos u paraqitur në gjykatë, e cila kishte vendosur të lejonte ekstradimin e tij në Suedi, dhe kërkoi strehë brenda Ambasadës Ekuadoriane në Londër, ku autoritetet britanike nuk kishin autoritet të ndërhynin. Ai qëndroi atje për 7 vjet për të shmangur ekstradimin në Suedi.
Marrëdhënia e tij me strehuesit ekuadorianë u përkeqësua dhe ai u dëbua nga ambasada në prill 2019. Policia britanike e arrestoi atë menjëherë dhe e burgosi në Belmarsh. Që nga 2019 ai ndodhej në këtë burg të sigurisë së lartë dhe për thuajse 5 vjet ka luftuar për të kundërshtuar ekstradimin në Shtetet e bashkuara.
Gajtë periudhës së burgosjes në Belmarsh zoti Assange u martua me partneren e tij Stella me të cilën bëri dy fëmijë ndërsa qëndronte i izoluar në ambasadën ekuadoriane./VOA
Foto ilustruese SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka emëruar Tom Sullivan si këshilltar të ri të Departamentit amerik...
Foto ilustruese GJEORGI- Gjeorgjia ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në ngjarjet e partneritetit në samitin e NATO-s ...
RUSI- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka konfirmuar se presidenti Rexhep Tayyip Erdogan pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në...
Borrell BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmër...
Foto ilustruese NJU JORK- Gratë në Shtetet e Bashkuara kanë kursyer vetëm një të tretën e shumës që burrat kan...
Foto ilustruese KOSOVË- Një armë, pak fishekë, një shok pranë krahut. Në mes të vitit 1998, Bekim Shala qëndro...
Foto ilustruese SPANJË- Parlamenti spanjoll do të diskutojë ditën e nesërne nismën e grupit parlamentar të separatist&eu...
HAMAS- Pamjet e reja që tregojnë rrëmbimin e tre burrave izraelitë më 7 tetor janë bërë publike nga familjet e ty...
MAQEDONIA E VEIUT- Greqia akuzoi të hënën qeverinë e re të qendrës së djathtë të Maqedonisë së Veriut p...
INDONEZI- Pamjet rrëqethëse nga kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur një 22-vjeçare gjatë palestrës në Indonezi, ...