Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit të PD-së, Adriana Kalaja ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Kalaja gjatë fjalës së saj u shpreh se ka nisur puna për kapjen e sportit, konkretisht të Komitetit Olimpik Shqiptar. Kalaja shton se pas konstatimit të falsifikimit të firmave në Mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH, Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë të Zvicrës vendosi pavlefshmërinë e vendimit të marrë në mbledhjen e Asamblesë dhe heqjen nga regjistri i organizatave si dhe disa masa në lidhje me pagesat.
Ajo shton se lufta e kryeministrit Edi Rama dhe Fidel Yllit për ta kapur edhe KOKSH-in bëhet për paratë. Sipas saj për të mos patur vonesa apo pengesa në kalimin e milionave Rama dhe Ylli kanë shmangur edhe Thesarin e Shtetit. Kalaja thekson se Rama dhe Fidel Ylli falsifikuan firmat në KOKSH dhe përdorën fondet publike për qëllime politike. Ajo tha se organet e drejtësisë duhet ta hetojnë sa më parë këtë shkelje të ligjit dhe aferë korruptive, duke proceduar gjithë personat përgjegjës.
Deklarata e plotë e Adriana Kalasë:
Pasi ka kapur të gjitha pushtetet, Kryetari i ‘çetës së babëzisë’ ka filluar punën për kapjen e sportit, konkretisht të Komitetit Olimpik Shqiptar. Për këtë nuk mund të gjendej shërbëtor më besnik se Fidel Ylli, zgjedhja e të cilit si President, u kundërshtua në gjykatë nga ish-Presidenti, Viron Bezhani.
Pas konstatimit të falsifikimit të firmave në Mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH, Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë të Zvicrës ka vendosur: 1. Pavlefshmërinë e vendimit të marrë në mbledhjen e Asamblesë të datës 10.01.2021. 2. Heqjen nga regjistri i organizatave si dhe disa masa në lidhje me pagesat.
Ashtu siç nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri që e sheh veten mbi ligjin dhe Kushtetutën, nuk njeh as vendimin e Lozanës. Për këtë qëllim e ka dërguar në Gjykatën e Apelit, ku vendimi është shtyrë plot 4 herë. Ndërkohë, Federata Shkollore si dhe Federata Universitare i janë drejtuar MASH, Parlamentit si dhe SPAK për shkeljet ligjore të KOKSH, por asnjë reagim.
Lufta e Ramës dhe Fidelit të tij, me yll në ballë, për ta kapur edhe KOKSH-in, si gjithmonë, bëhet për paratë. Për të mos patur vonesa apo pengesa në kalimin e milionave Rama dhe Ylli kanë shmangur edhe Thesarin e Shtetit. Që në krijim, KOKSH ka patur dy forma të ardhurash për realizimin e veprimtarisë: buxheti i shtetit dhe të ardhurat që vijnë si anëtar i organizatave botërore dhe Europiane të lëvizjes Olimpike.
Sa u përket fondeve të buxhetit të shtetit, që nga krijimi i KOKSH e deri në vitin 2020, kalonin nëpërmjet Thesarit të Shtetit. Të ardhurat nga organizatat ndërkombëtare janë menaxhuar nëpërmjet llogarive rrjedhëse të KOKSH në bankat e nivelit të dytë. Në vitin 2022, me VKM nr.893 datë 27.12.2022, përveç fondeve të akorduara në fillim të këtij viti, KOKSH i akordohet fondi 250,000,000 lekë për projektin ‘Ekipet sportive në shkolla’. Sipas VKM këto fonde kalojnë direkt në llogarinë e KOKSH.
Kjo bie në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Kjo është një mënyrë që qeveria, nëpërmjet Yllit Olimpik të partisë, të përdorë fonde publike për punë politike, të mbushë sallat e takimeve të Ramës, siç ndodhi në takimin me të rinjtë në Pallatin e Koncerteve, që u mbush me fëmijë shkollash, që i nisnin për ekskursion në Tiranë e përfunduan duke parë ‘arushën e Rilindjes’. Organet e drejtësisë duhet ta hetojnë sa më parë këtë shkelje të ligjit dhe aferë korruptive, duke proceduar gjithë personat përgjegjës!
Permbytjet ITALI- Moti i keq goditi mbrëmë ishullin Elba, i cili ndodhet përballë bregdetit të Toskanës. Zjarr...
GJERMANI- Filologu dhe gjuhëtari hebre, Victor Kleberer la pas disa nga përshkrimet më tronditëse të sulmeve ajrore në ...
SHBA- Komisioni Evropian ka thënë të premten se e vlerëson si të paarsyeshëm propozimin e presidentit të Shteteve të B...
Autori MYNIH- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 30 personave nga përplasja me makinë dje në Mynih ng...
FRANCË- Një studimi i publikuar sot, në ditën e Shën Valentinit në nga një revistë e specializuar në ligjin ...
maria zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka konfirmuar se në Konferenc&e...
Zelenskyy MUNIH- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të enjten se një takim në Munih mes zyrtarëve të l...
KOSOVË- I ngarkuari i ri i BE-së për dialogun Peter Sorensen, dy ditët e shkuara i kaloi në Paris dhe Berlin ku zhvilloi biseda t&eum...
LONDËR- Një burrë është sulmuar me thikë pasditen e së enjtes jashtë ambasadës turke në Londë...
EL SALVADOR- Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kritikuan të enjten një reformë në El Salvador që do t&eu...