Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

EUROPA- Fotografi biometrike, barkode, hologramë, mikroçipa: pasaporta e sotme është pa dyshim një pjesë e teknologjisë moderne. Për disa ajo hap portën e botës, e cila për të tjerët - pa pasaportën e duhur - mbetet e mbyllur. Por si kanë qenë fillimet, si lindi dokumenti kryesisht katror?
Që në shekullin e 14-të ka pasur diçka të ngjashme me një dokument udhëtimi. Në atë kohë murtaja bënte kërdinë në Evropë dhe qytete si Venecia kërkonin zgjidhje për të frenuar sëmundjen. Kështu lindi letra e murtajës - një vërtetim, që duhej ta tregonte secili, që hynte në vend. Nëse vinte nga një rajon i murtajës, nuk lejohej që të hynte në qytet në Lido. Në atë kohë dokumenti i udhëtimit nuk lidhej me shtetësinë, por me vendbanimin. Lidhja midis kombësisë dhe pasaportës erdhi më vonë - në shekullin e 20-të.
Menjëherë pas Luftës së Parë Botërorelindi ideja e një standardi global për pasaportat. Kjo detyrë iu besua Lidhjes së Kombeve të sapothemeluar, organizatës paraardhëse eKombeve të Bashkuara.
Sipas Hermine Diebolt, e cila punon në bibliotekën dhe arkivat e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, (Zvicër), pasaportat, siç i njohim ne sot, ekzistojnë prej gati 100 vjetësh.
Lidhja e Kombeve, e themeluar në vitin 1920, duhej të siguronte paqen pas Luftës së Parë Botërore. Gjatë kësaj kohe ranë perandoritë e vjetra koloniale. Lindën shtete të reja kombëtare. Gjatë luftës shumë njerëz u dëbuan dhe shpesh ata kishin vetëm dokumente lokale, për të vërtetuar identitetin e tyre. Vende si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia kërkonin që gjatë luftës, që njerëzit nga vendet armike të paraqisnin dokumente zyrtare identifikimi, për t`u lejuar të hynin në vend.
Pas vitit 1918, kur shumë njerëz ishin në arrati, policët në kufij kishin vështirësi të kontrollonin dokumentet e shumta të ndryshme të udhëtimit. Ishte e vështirë të kuptohej, nëse një pasaportë ishte e vërtetë apo jo. Prandaj edhe për këtë duhej gjetur një zgjidhje.
Në vitin 1920 Lidhja e Kombeve mblodhi liderët botërorë në Paris, për të negociuar rregullore standarde për dokumentet e udhëtimit. U vendos që pasaportat të duken kudo njëlloj dhe të përmbajnë të njëjtin informacion. Që tani e tutje pasaportat duhet të kishin përmasat 15,5 me 10,5 centimetra, duhet të përmbanin 32 faqe dhe në pjesën e përparme të kishin emrin e vendit dhe stemën. Ky format përdoret edhe sot.
Liri për disa, pengesë për të tjerë
Që në atë kohë kishte kritikë të pasaportës. Argumenti i tyre: Dokumenti i shërben më pak lirisë së udhëtarëve dhe më shumë kontrollit të tyre. "Disa krerë shtetesh dhe qeverish preferuan më mirë, që gjithçka të mbetej si më parë, kur mund të lëvizje lirshëm, pa pasur dokumente me vete. Edhe në opinionin publik dhe në shtyp pasaporta ishte e padëshirueshme. Njerëzit mendonin se pasaportat kufizojnë lirinë e tyre dhe shkelin privatësinë. "Përvec kësaj pasaporta kishte të bënte me shumë burokraci dhe investim”, thotë Hermine Diebolt.
Një artikull i New York Times në vitin 1926 i referohej pasaportës si "The passport Nuisance". Gazeta shkruante: "A duhet të mbahen pasaportat si një element i përhershëm i udhëtimit? Sistemi, që është në modë që nga lufta, është i komplikuar, i bezdisshëm dhe pengon qarkullimin e lirë midis kombeve".
Por ishte tepër vonë për të ndaluar zhvillimin. Anëtarët e Lidhjes së Kombeve nuk mundën të binin dakord, se si duhet të duket një botë pa kontrolle kufitare dhe pasaporta. Kështu që pasaporta mbeti.
Pasaporta moderne dhe pabarazia globale
Deri më sot, një pasaportë udhëtimi, një copë letër e thjeshtë, mund të ketë një ndikim të madh në jetën e një njeriu. Shtetësia përcakton, se ku ai mund të udhëtojë dhe të qëndrojë. Në varësi të vendit të origjinës, një pasaportë mund t'i japë bartësit të saj privilegje ekstreme - ose edhe të shkaktojë dëshpërim.
Klasifikimet e pasaportave tregojnë, se sa vende mund të vizitohen pa vizë me një pasaportë të caktuar. Sipas "Global Passport Power Rank 2024” shteti i pasur me naftë Emiratet e Bashkuara Arabe është në vendin e parë. Qytetarët e tyre mund të udhëtojnë në shumë vende, ndërsa njerëzit me pasaportë siriane kanë përvojën e kundërt. Një tjetër klasifikim, Indeksi i Pasaportave Henley, i jep vendin e parë Singaporit, i ndjekur menjëherë nga Franca dhe Gjermania.
Po njerëzit që nuk kanë as shtetësi e as pasaportë? Rreth dhjetë milionë njerëz në botë janë pa shtetësi. Një arsye mund të jetë diskriminimi ndaj grupeve etnike. Sipas Institutit Amerikan për Diplomaci dhe të Drejtat e Njeriut, rreth 70 për qind e romëve dhe sinti në Gjermani janë pa shtetësi.
Një disavantazh i pasaportave del në pah vazhdimisht. Pasaportat janë ndër artikujt më të kërkuar të tregtimit, jo vetëm në tregun e zi. Disa vende kanë hapur kufijtë e tyre edhe vullnetarisht për ofertuesit më të lartë, siç është ishulli mesdhetar i Qipros. Vendi filloi të lëshojë pasaporta dhe viza "të arta" pas krizës ekonomike në 2013. Shitja e pasaportave të tij ishte një biznes fitimprurës për Qipron - derisa raportet kritike televizive zbuluan se politikanë të rangut të lartë ishin të përfshirë në këto makinacione. Praktika e "pasaportave të arta” u ndërpre zyrtarisht./ DW
GREQIA- Ish-kryeministri grek Kostas Simitis ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, në orët e para të të m...
SHBA- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka udhëtuar për në Florida të SHBA-ve, për një takim me presidentin e sap...
Ceremonia SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mbajti këtë të shtunën një ceremoni në Shtëpinë e Bardh&e...
Liam Payne ARGJENTINË- Autoritetet argjentinase arrestuan të premten më 3 janar një kamerier 24-vjeçar të akuzuar se i ka s...
Takimi SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden ka nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë për kontribute filantropike miliarderin e majt&eu...
Kosove KOSOVË- Kosova prej një viti e gjysme po planifikon të nisë me prodhimin e municioneve 5.56mm dhe 7.62mm që të je...
Karl Nehammer AUSTRI- Kancelari austriak, Karl Nehammer ka njoftuar mbrëmjen e sotme se negociatat për koalicion mes partisë që d...
Foto SHBA- Mediat sociale shpërthyen në zemërim të shtunën në mëngjes pas lajmit se presidenti amerikan, Joe Biden ...
Foto ilustruese BARCELONË- Qyteti i Barcelonës e ka nisur vitin 2025 me vendime të reja. Që nga 1 janari nuk ka më ngrohje n&...
Kosove KOSOVË- Të konvertuarit e krishterë në Kosovë, ku shumica dërrmuese e njerëzve janë myslimanë, shpresoj...