Karl Nehammer
AUSTRI- Kancelari austriak, Karl Nehammer ka njoftuar mbrëmjen e sotme se negociatat për koalicion mes partisë që drejton, Partia Popullore e Austrisë (OVP) dhe asaj Social Demokrate të Austrisë (SPO) përfundimisht kanë dështuar. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi largimin nga kreu i OVP dhe posti i kancelarit.
“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet deri më tani, por një marrëveshje për çështjet kryesore nuk ishte e mundur. Në rrethana të tilla, nuk ka kuptim të vazhdohet për hir të së ardhmes pozitive të Austrisë”, tha Nehammer në një video-fjalim të shkurtër.
Nehammer më tej vuri në dukje se forcat shkatërruese brenda SPO-së po marrin rol kyç dhe se OVP nuk do të mbështesë programe që, sipas tij janë armiqësore ndaj ekonomisë, konkurrencës dhe vendeve të punës. Ai shtoi se duhet të jetë i gatshëm për kompromise në negociata, por jo në kurriz të interesave të qytetarëve.
“Unë e kam bërë gjithmonë të qartë se nuk do të mbështes taksat që dëmtojnë vendin tonë. Unë e kam mbajtur fjalën time”, theksoi Nehammer, duke shtuar se ai po largohet për të lehtësuar një transferim të rregullt të pushtetit.
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
4 Janar18:49
Barcelona nis 2025-ën me shumë masa të reja, nga 1 janari nuk u lejuan më ngrohëset e jashtme në lokale dhe restorante
Foto ilustruese
BARCELONË- Qyteti i Barcelonës e ka nisur vitin 2025 me vendime të reja. Që nga 1 janari nuk ka më ngrohje n&...
n.f
BOTA
4 Janar18:45
Analiza e REL: Viti i zgjedhjeve dhe sfidave drejt stabilitetit në Kosovë
Foto ilustruese
KOSOVË- Zgjedhjet e rregullta parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt, si dhe zgjedhjet lokale në 38 komuna t&eu...
E.D
BOTA
4 Janar16:58
Kapen dy tonë kokainë në Francë, në pranga dy persona
FRANCË- Dy burra janë arrestuar pasi policia franceze kapi më shumë se dy ton kokainë me vlerë 130 milionë euro (134 milion...
n.f
BOTA
4 Janar16:42
Aksident i trefishtë në rrugën Lipjan-Shtime, humb jetën një person, një tjetër dërgohet në spital
Foto ilustruese
KOSOVË- Një aksidenti është regjitstruar ditën e sotme në rrugën Lipjan-Shtime. Mësohet se nga ky a...
n.f
BOTA
4 Janar16:40
Parandalohet një sulm me bombë në Yekaterinburg, Shërbimi Federal i Sigurisë ruse arreston 4 adoleshentë
Foto ilustruese
RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB njoftoi sot se parandaloi një sulm të madh me bombë në&n...
E.D
BOTA
4 Janar16:40
Vdes gruaja japoneze 116-vjeçare, personi më i vjetër në botë
JAPONI- Tomiko Itooka, e shpallur si gruaja më e vjetër të botë, sipas rekordeve Guinness, ka vdekur në moshën 116-vjeçar...
n.f
BOTA
4 Janar16:39
KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë!
Foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën përfundimtare ...