
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, bëri thirrje për bashkëpunim më të fortë me vendet e Mesdheut Jugor, duke paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë përbën “një kërcënim ekzistencial” për Evropën.
Deklaratat erdhën gjatë një takimi ministror në Barcelonë, ku u prezantua Pakti i ri i BE-së për Mesdheun.
Kallas theksoi rëndësinë gjithnjë e më të madhe strategjike të Mesdheut, duke u shprehur se Evropa po përballet me “ndryshime që tundin themelet”.
Ajo paralajmëroi urgjencën e ndalimit të agresionit rus. “Lufta e Rusisë në Ukrainë është kërcënim ekzistencial. Nëse (Presidenti rus Vladimir) Putin nuk ndalohet, ai nuk do të ndalet”.
Sipas saj, objektivat e BE-së mund të arrihen vetëm përmes “partneriteteve më të forta, më shumë bashkëpunim dhe duke punuar së bashku si të barabartë”.
Pakti i ri synon të thellojë bashkëpunimin në fusha si ekonomia, infrastruktura digjitale, energjia, arsimi, shkëmbimet kulturore dhe startup-et, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Kallas paralajmëroi edhe për kërcënimet e përbashkëta të sigurisë në Mesdhe, duke përmendur “anijet e flotës së hijeve” që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet, e që mund të shërbejnë si platforma për dronë dhe sulme, si dhe përbëjnë rrezik mjedisor.
Sa i përket stabilitetit rajonal, shefja e diplomacisë së BE nënvizoi situatën në Gaza, duke theksuar se “stabiliteti i Gazës është prioritet për të gjithë” dhe se BE-ja ka detyrimin të mbështesë procesin e paqes.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
30 Nëntor17:11
Përshkallëzohet protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, disa të plagosur
Tensione janë regjistruar në protestën e fermerëve, që po mbahet këtë të diel në Greqi.
Mediat greke shkruajn&eu...
BOTA
30 Nëntor15:58
Bilanc tragjik, shkon në 600 numri i viktimave nga përmbytjet në Indonezi dhe Tajlandë
Situata e përmbytjeve në Indonezi dhe Tajlandë vijon të mbetet shqetësuese. Sipas raportimeve të fundit, numri i viktimave ka ar...
BOTA
30 Nëntor15:49
Presidenti turk Erdogan: Izraeli shkeli armëpushimin në Gaza duke sajuar arsye
Izraeli shkel armëpushimin në Gaza me arsye “të sajuara”, tha të shtunën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Grupi pa...
BOTA
30 Nëntor15:05
Venezuela i përgjigjet Trump, pas paralajmërimeve për mbylljen e hapësirës ajrore
Venezuela ka akuzuar presidenti amerikan Donald Trump se po bën një “kërcënim kolonial”, pasi ai tha se hapësira ajrore &...
BOTA
30 Nëntor12:39
Hajdutët shkojnë me buldozer për të grabitur bankomatin, ajo që ndodhi më pas ishte dramë për ta
Në San Ferdinando di Puglia, jo shumë larg Barlettës, një komando u përpoq të hynte me forcë në një kasafortë ...
BOTA
30 Nëntor12:30
VIDEO/ Fermerët grekë bllokojnë me traktorë rrugët kombëtare, përplasje të forta me policinë. Nis mobilizimi i përgjithshëm 5 ditor
Tension në rrugën e vjetër kombëtare Larissa-Volos në këtë kohë jashtë Platykambos.
Fermerët bllokuan rrug&eu...
BOTA
30 Nëntor12:20
Kolonët izraelitë hyjnë me forcë dhe dhunojnë brutalisht aktivistët italianë në Bregun Perëndimor. Reagon ashpër Tajani
Katër aktivistë ndërkombëtarë, përfshirë tre italianë, u plagosën sot në një sulm nga kolonët izrael...
BOTA
30 Nëntor10:34
Zjarri në shtëpi u merr jetën pesë anëtarëve të familjes
Pesë persona kanë vdekur në një zjarr të tmerrshëm në qytetin francez Neuves-Maisons, pranë kufirit me Luksemburgun.
Vi...
BOTA
30 Nëntor10:15
VIDEO/ Aksidenti i frikshëm, 24-vjeçari përplaset për vdekje në derën e shtëpisë para syve të gjyshes, nënës, motrës dhe të dashurës
Një tragjedi e pazakontë ndodhi mbrëmjen e shkuar në qendër të Loutsës në Greqi, ku një 24-vjeçar gjeti vdek...
BOTA
30 Nëntor10:02
Influencerja austriake e zhdukur prej një jave gjendet në një valixhe në Slloveni. Si u zbulua trupi dhe akuzat për njeriun e zemrës
Trupi i pajetë i Stefanie Pieper, një influencuese austriake 31-vjeçare, e cila ishte zhdukur nga Graz i Austrisë për gat...