Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...

SHBA- Ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris e fitoi Kaliforninë në zgjedhjet presidenciale, mbështetësit e republikanit Donald Trump po festojnë fitoren e tij si president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot, guvernatori demokrat i Kalifornisë ka bërë thirrje për një seancë të posaçme legjislative për të mbrojtur politikat progresiste të shtetit gjatë mandatit katërvjeçar të republikanit Trump.
Ish marinsi amerikan, Jerry Piani, është një mbështetës i zjarrtë i zotit Donald Trump. Makina e tij është e mbushur me flamuj dhe sende që mbajnë emrin e tij, madje edhe këpucët. I konsideruar si i huaj mes elitës politike të Uashingtonit, veterani Piani ka tetë vjet që bën fushatë për kandidatin republikan.
“Ndjeva një lehtësim në gjoks, sepse pa të nuk kemi ku të shkojmë. Amerika është bastioni i fundit që kemi dhe nuk kemi ku të shkojmë. Ku mund të gjejmë lirinë që kemi në vendin tonë, që na e jep Kushtetuta. Ishte shumë e rëndësishme për ne”, thotë për Zërin e Amerikës veterani Piani.
Që nga qyteti Los Anxhelos, në parkun Griffith, bulevardin e Hollivudit e madje edhe në Santa Monica, mbështetësit e zotit Trump shënuan fitoren e tij për një mandat të dytë presidencial.
Për çiftin Rebeka dhe Roland Casey, gëzimi i fitores së zotit Trump është i përzierë me pikëllimin për humbjen e tre familjarëve të tyre, të cilët vdiqën kohët e fundit nga mbidozat me fentanil.
“Droga po u merr jetën shumë zezakëve dhe familjarëve të mi. Humba tre pjesëtarë të familjes që i doja shumë, që ndihmova të rriteshin. Tani ata nuk janë më për shkak të fentanilit që vjen në Shtetet e Bashkuara nga Kina përmes Meksikës. Duhen mbyllur dhe siguruar kufijtë, sepse në të kundërt nuk ke një shtet”, thotë Roland Casey, mbështetës i republikanit Trump.
Rebecca Casey thotë se shpresonin në fitoren e zotit Trump në vitin 2020.
“E dimë që duhej të ndodhte kështu. Ai ishte president për katër vjet, dhe besoj se shumë gjëra duhet të dilnin në dritë. Zoti e lejoi të pushonte për një minutë dhe asgjë nuk e ndaloi as në atë çast. Jemi me të në çdo hap”.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i kërkoi javën e shkuar legjislaturës së shtetit që të rrisë fondet ligjore për të mbrojtur Kaliforninë nga sulmet e mundshme të Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin Trump ndaj të drejtave për abortin, rregulloreve për makinat elektrike, politikat e imigracionit dhe ndihmës federale për fatkeqësitë.
Michele, një tjetër mbështetëse e republikanit Trump, e cila nuk donte të jepte mbiemrin nga frika se mund të rrezikohej puna e saj në Hollivud, tha se beson se më shumë kalifornianë do t’i mbështesin republikanët në ciklin e ardhshëm zgjedhor.
"Sapo të marrë postin, mendoj se jeta do të përmirësohet për shumë amerikanë të zakonshëm”.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, 63.5% e votave në Kaliforni shkuan për kandidatin demokrat Joe Biden, krahasuar me vetëm 34.3% për zotin Trump. Në vitin 2024, demokratja Harris mori 58.2% të votave dhe republikani Trump mori 38.9%. Hera e fundit që një kandidat republikan për president e fitoi Kaliforninë ishte George H.W. Bush në vitin 1988./VOA
Viktima HUNGARI- Udhëtimi i saj në Hungari përfundoi në një fund tragjik për 31-vjeçaren, Mackenzie Michalski. Vi...
Foto ilustruese SPANJË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot miratimin e një pakete të re prej 110 masash për të ...
Mikati LIBAN- Kryeministri në detyrë i Libanit, Najib Mikati, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm përg...
SHBA- Ndërsa administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump ka nisur të marrë formë, pikëpyetjet që po ngri...
Mjekët në grevë ZAGREB- Rreth 4,000 punonjës mjekësorë iu bashkuan një greve të nisur të hënën n&eum...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë dy emërime të tjera kyçe përpara kthimit të tij n&...
Shigeru Ishiba TOKIO- Parlamenti japonez rizgjodhi kryeministrin Shigeru Ishiba të hënën, pasi koalicioni i tij qeverisës pësoi hu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu IZRAEL- Gjykata e Qarkut të Jerusalemit thotë se do të mbajë një seancë dëgjimo...
Albin Kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Kuvend ka shpalosur projektbuxhetin për vitin 2025. Kryeministr...
Trump dhe Putin RUSI- Kremlini mohoi të hënën raportet se presidenti Vladimir Putin dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ...