Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
HOLANDË- Vite më parë, miliarderi Elon Musk prezantoi një mënyrë të re transporti përmes tubacioneve gjigande poshtë tokës, të quajtur Hyperloop. Vagona në formë kapsulash do të përdorin trysninë e ajrit për të udhëtuar me shpejtësi nëpër tubat nëntokësorë. Së fundmi, kjo formë e re e transporti masiv ka shënuar një sukses të ri. Kompania e cila po përdor këtë teknologji në Holandë njoftoi kryerjen me sukses të provës për këtë sistem të ri transporti.
A mund të jetë ky mjeti i transportit të së ardhmes? Udhëtarë që përdorin vagona në formë kapsulash, që lëvizin me shpejtësi në fusha magnetike përmes tubave. Kompania “Hardt” thotë se ka hedhur një hap përpara për ta bërë këtë ide një realitet.
"Sot, në testin e parë të suksesshëm, ishim në gjendje të nisnim mjetin, të ndiznim sistemin e drejtimit dhe atë të shtytjes", shpjegon Marinus van der Meijs, drejtor i Teknologjisë dhe Inxhinierisë në kompaninë Hardt.
Ky sistem përbëhet nga një seri kabinash që lëvizin pezull në ajrin brenda një tubacioni. Tubacioni, që po përdoret për provat, është 420 metra i gjatë dhe përbëhet nga 34 seksione të veçanta, secili me diametër prej 2.5 metrash.
Projektuesit e sistemit Hyperloop synojnë të kenë kapsula që lëvizin përmes tubave me shpejtësi deri në 700 km në orë, përmes një infrastrukture ku ka presion të ulët ajri duke bërë që kapsulat të hasin më pak rezistencë brendat tubit dhe të lëvizin me shpejtësi të lartë.
Mbështetësit e projektit thonë se ky sistem do të jetë shumë më efikas se fluturimet e shkurtra me avionë, trenat e shpejtësisë së lartë dhe kamionët e transportit të mallrave, por se për këtë kërkohen investime të mëdha në infrastrukturë.
Deri më tani, në hapësirën e kufizuar në qendrën e testimit, shpejtësia ka qenë modeste.
“E nisëm atë me shpejtësinë e një metroje, deri në një shpejtësi maksimale prej rreth 30 kilometrash në orë”, thotë zoti van der Meijs.
Megjithatë, siç thonë përfaqësues të kompanisë, arritja e teknologjisë deri në këtë pikë nuk ka qenë e lehtë.
“Gjëja më e vështirë që po bëjmë tani është testimi i të gjitha funksioneve së bashku. Nisja, shtytja, drejtimi, të gjitha ato funksione që tani jemi në gjendje t'i vëmë në punë së bashku, si në një orkestër”, shpjegon Roel van de Pas, drejtor pranë kompanisë Hardt Hyperloop.
Kur Elon Musku e paraqiti këtë koncept rreth një dekadë më parë, ai sugjeroi se mjeti do të transportonte pasagjerë me shpejtësinë 400 kilometra në orë nga Los Anxhelosi në San Francisko për vetëm 30 minuta.
Që atëherë, ekipe në mbarë botën kanë punuar në realizimin e kësaj ideje, por ky lloj trasporti nuk është ende i disponueshëm.
“Për të ofruar Hyperloop-in si një sistem transporti, kemi përpara një sfidë të ndërlikuar që kërkon teknologji, zbatim politikash dhe bashkëpunim mes sektorit publik dhe atij privat. Kjo është ajo që nevojitet më shumë”, thotë zoti Van de Pas.
"Në kompaninë Hardt jemi gati të nisim transportin e pasagjerëve deri në vitin 2030", këmbëngul ai. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye teknike që do të mund të pengonte funksionimin e këtij sistemi të ri./ VOA
LIBAN- I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme u takua të hënën me udhëheq...
SHBA- 58-vjeçari Ryan Wesley Routh nga Karolina e Veriut i cili drejtoi një AK-47 ish-presidentit Donald Trump mund të ket&eum...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti dhe kandidati republikan Donald Trump ka fajësuar presidentin Joe Biden dhe zv/presidenten Kamala Harris për &l...
Dmitry Peskov RUSI- Kremlini tha të hënën se lidhjet ukrainase të atentatorit të dyshuar të ish-presidentit amerikan Donald ...
Volodymyr Zelenskyy SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas atentatit të dytë të ish-presidentit amerikan Donald Trump...
atentati ndaj robert fico SHBA- Përpjekja e dytë e dukshme këtë vit për të vrarë kandidatin për president të S...
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka thënë se Shërbimi Sekret ka nevojë për më shumë ndihmë pasi Donald Trump ...
Foto ilustruese KOSOVË- Dragan Nikolliç nga Leposaviçi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë e Kosovës,...
SHBA- Mesazhet e fundit të dërguara nga nëndetësja Titan para se të shpërthente vitin e kaluar gjatë një udhëtimi...
Skanimet ANGLI- Ndryshimet e thella që përfshijnë trurin e njeriut gjatë shtatzënisë janë kapur për herë t&eum...