"Shqipëria nuk shitet"/ Nis protesta e pestë për Zvërnecin, qytetarët: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Fëmijë të rrëmbyer ukrainas janë përdorur nga Rusia për të montuar pajisje ushtarake, sipas një raporti nga Universiteti Yale.
Kampi rus Ndryshimi, i drejtuar nga Ministria e Arsimit, ka trajnuar të mitur 13–17 vjeç për montimin e dronëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake.
Raporti tregon përpjekje për militarizimin e fëmijëve ukrainas në kampe të lidhura drejtpërdrejt me Qeverinë ruse dhe Kremlinin.
Janë gjetur prova për herë të parë se fëmijët e rrëmbyer ukrainas janë përdorur nga Rusia për të montuar pajisje ushtarake, sipas kreut të ekipit të Universitetit Yale që po heton fatin e gati 20.000 të miturve që raportohet se janë rrëmbyer ose zhvendosur me forcë.
“Është hera e parë që kemi parë ndonjë përshkrim të tillë të fëmijëve të përfshirë në ndërtimin e pajisjeve për operacione ushtarake”, tha për Radion Evropa e Lirë Nathaniel Raymond, drejtues i Laboratorit për Kërkime Humanitare në Yale.
Raymond tha se ekipi i tij ka parë dokumente qeveritare ruse ku përshkruhej se si fëmijëve 13–17 vjeç u ishte dhënë një orë mësimi mbi montimin e dronëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake në prill të vitit të kaluar.
Incidenti, i përmendur në një raport të ri nga ekipi i Raymondit, ka ndodhur në një kamp buzë detit të Zi të quajtur: Ndryshimi.
I drejtuar nga Ministria ruse e Arsimit, kampi thuhet se ka pritur të paktën katër grupe prej rreth 300 të miturish ukrainas midis viteve 2022 dhe 2025.
Një nga këto grupe ishte përfshirë vitin e kaluar në “prodhimin e pajisjeve ushtarake, përfshirë UAV (mjete ajrore pa pilot), dronë, detektorë minash dhe pajisje metalike për mbushje të shpejtë të pushkëve automatike”, tha Raymond.
"Flamurtari i edukimit të fëmijëve"
“Nëse kjo verifikohet, do të përbëjë përshkallëzim tronditës”, tha për REL-in Daria Herasymchuk, këshilltare për të drejtat e fëmijëve e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i trajtojë këto zbulime me seriozitetin që meritojnë”, shtoi ajo.
Në faqen e tij të internetit, kampi Ndryshimi përshkruhet si “flamurtari i edukimit dhe argëtimit të fëmijëve në Rusi” me “mbrojtje të përhershme” nga “trupat e Gardës Kombëtare”.
Faqja konfirmon gjithashtu zbulimet e hulumtimit të Yales se një organizatë rinore me prirje militariste e quajtur Yunarmia, për të cilën REL-i raportoi në dhjetor, organizon ngjarje në kampin Ndryshimi. Ajo e renditi gjithashtu Yunarmian si një ndër partnerët e tij.
Raporti i Yales thotë se Yunarmia ka organizuar një ngjarje vjetore të quajtur YuNTEKh midis viteve 2022 dhe 2025, ku kanë marrë pjesë fëmijët e rrëmbyer ukrainas. Ishte pikërisht në këtë aktivitet në prill të vitit 2024 ku dyshohet se ka ndodhur puna për montimin e pajisjeve ushtarake.
Ueb-faqja e Ndryshimit nuk përmend prodhimin e dronëve apo të armëve automatike. Por, lista e aktiviteteve për këtë vit përfshin YuNTEKh.
“Qëllimi i programit është zhvillimi i modelit të një specialisti modern të forcave të armatosura ruse përmes zgjidhjes praktike të problemeve”, thuhet në të, duke shtuar se programi ishte për fëmijë të moshës 14–17 vjeç.
Raporti i Yales përmend “njolla të errëta… që përputhen me personel individual në formacione të organizuara”.
Raymond tha se gjetjet e ekipit të tij i janë ofruar Europolit dhe autoriteteve ukrainase për t’i ndihmuar në hetimet për krime lufte, por jo edhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), e cila është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.
“Nuk e dimë nëse mbështetja për GJNP-në në lidhje me Ukrainën ndalohet nën regjimin e sanksioneve të Trumpit. Nuk e dimë. Dhe, për këtë arsye, në këtë pikë, po veprojmë me kujdes”, tha ai.
GJNP-ja mund ta kërkojë materialin nga Europoli ose nga Ukraina.
Kjo gjykatë ka lëshuar tashmë fletarrestime për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe për komisionaren për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për krime lufte lidhur me rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.
Sidoqoftë, Raymond tha se ekipi i Yales nuk ka bërë publike dokumentacionin zyrtar rus në burim mbi këto akuza, në mënyrë që gjykatat “t’i përdorin burimet origjinale me rrezik minimal që ato të ndryshohen ose të hiqen”.
Hulumtimi i ri përmban gjithashtu hollësi shtesë për mënyrën se si kampet ruse po përdoren për t’i militarizuar fëmijët e rrëmbyer ukrainas.
Raymond përmendi imazhe satelitore “tronditëse” të kampeve verore me llogore të gërmuara në formë Z-je, si një mënyrë për t’i shmangur sulmet me dronë.
“Të shihje struktura llogoreje në disa prej këtyre vendndodhjeve stërvitore që përputheshin me format aktuale të llogoreve në vijën e frontit, ishte rrëqethëse, sepse kjo ishte prova më e qartë që kemi pasur deri më sot se në këto qendra ata po përgatiten për kushte të vërteta të luftës në front”, tha ai.
Këshilltarja presidenciale ukrainase Herasymchuk tha se kjo përputhet me një model tashmë të dokumentuar.
“Fëmijët po vendosen në programe të ashtuquajtura ‘patriotike’ të riedukimit, po stërviten me ushtrime ushtarake, po mësohen të përdorin armë dhe po përgatiten për shërbim të ardhshëm në Forcat e Armatosura Ruse”, tha ajo për REL-in.
Më parë, REL-i ka raportuar gjithashtu për përpjekjet e Rusisë për t’i indoktrinuar fëmijët ukrainas.
Ekipi i Yales thotë se ka hartuar të paktën 210 qendra në të gjithë Rusinë dhe zonat e pushtuara të Ukrainës ku janë dërguar fëmijë ukrainas, nga të cilat 156 janë identifikuar rishtazi në raportin e fundit.
“Çfarë gjetëm është se 50 për qind e të gjitha qendrave ishin të përfshira drejtpërdrejt nga Qeveria federale ruse… drejtpërdrejt brenda zinxhirit komandues të Kremlinit. Kjo është një gjetje e rëndësishme”, tha Raymond.
“Ne nuk kishim [më parë] prova specifike në formën e dokumenteve të inkorporimit që lidhnin drejtpërdrejt këto qendra me Kremlinin”, shtoi ai./REL
Një burrë ka pranuar gjatë një interviste televizive se ka vrarë prindërit e tij dhe i ka varrosur në oborrin e shtëpis&...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në mesditë Turqinë, duke shkaktuar panik në zonat e Izmirit, Bursës dhe Stambollit....
Policia financiare e Italisë ka zbuluar fabrikën më të madhe të paligjshme të cigareve në historinë e vendit. Sipas Guar...
Kompania gjermane Volkswagen ka ndërprerë përkohësisht prodhimin e automjeteve elektrike në dy nga fabrikat e saj në Gjermani, nj&...
Një person i armatosur iu afrua një bari plazhi në Karolinën e Veriut nga një varkë dhe hapi zjarr, duke vrarë 3 persona dhe ...
Një nga gjashtë pistat në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit në Holandë u mbyll për rreth 45 minuta në fillim të pa...
Moldavia po mban zgjedhje parlamentare, me qytetarët që zgjedhin mes integrimit evropian dhe kthimit drejt Rusisë. Kremlini akuzohet për nd...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe politikëbërësit në Kremlin po e ndiejnë fort presionin e luftës në Ukrainë. Për t...
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë kundër vrasjes së femrave në Buenos Aires, duke kër...
Rreth 10,000 vetë u mblodhën në Sheshin e Lirisë në Bratislavë këtë javë për të protestuar kundër po...