Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Moldavia po mban zgjedhje parlamentare, me qytetarët që zgjedhin mes integrimit evropian dhe kthimit drejt Rusisë.
Kremlini akuzohet për ndërhyrje, përfshirë përdorimin e dezinformimit online dhe trajnimin e grupeve moldaviane për trazira në Serbi.
Dy parti proruse u përjashtuan nga zgjedhjet për blerje votash dhe financim të paligjshëm.
Moldavianët votojnë në zgjedhjet kyç parlamentare, duke zgjedhur mes dy rrugëve: vazhdimin e integrimit drejt Bashkimit Evropian apo kthimin drejt Rusisë, mes raportimeve të shumta për ndërhyrje në fushatë nga Kremlini.
Vendvotimet u hapën në orën 07:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 21:00. Rezultatet pritet të publikohen menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit.
Moldavia gjendet në kufi me Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022. Ky konflikt e ka goditur rëndë ekonominë e Moldavisë, ka shkaktuar ndërprerje në tregti dhe ka rritur çmimet e energjisë, duke shkaktuar rritje të inflacionit.
Ndërkaq, ushtria online e dezinformimit e Kremlinit ka përdorur llogari dhe rrjete të rreme, shpesh të krijuara nga inteligjenca artificiale, për të mbushur rrjetet sociale me narrativë prorusë dhe pretendime të pabazuara për mashtrime.
“Kremlini po mundohet të krijojë një situatë të tillë të tensionuar, në të cilën mund të manipulohet opinioni publik ose të ndikohen rezultatet”, tha për Current Time, Alexei Tulbure, ish-ambasador i Moldavisë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Evropës.
“Moldavia është një aleate e rëndësishme e Ukrainës. Ajo është një qendër e rëndësishme logjistike për Ukrainën... A e imagjinoni sikur një shtet armiqësor të shfaqej në kufirin perëndimor të Ukrainës? Do ta dobësonte pozitën e Kievit... Edhe nëse nuk do të kishte sulme të drejtpërdrejta ndaj Ukrainës prej andej, Ukraina sërish do ta rriste prezencën e saj ushtarake në perëndim për të garantuar sigurinë e vet”.
Në zgjedhje po përballet partia në pushtet e presidentes, Maia Sandu, Veprimi për Solidaritet (PAS) kundër Bllokut Elektoral Patriotik, një aleancë proruse dhe e partive nostalgjike ndaj Bashkimit Sovjetik.
Socialistët drejtohen nga Igor Dodon, ish-president i Moldavisë – të cilin Sandu e mposhti në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 – i cili prej kohësh mban lidhje të ngushta me Moskën. Ai i është referuar Qeverisë aktuale, të zgjedhur në mënyrë demokratike, si “regjim kriminal”.
Kremlini e ka akuzuar vazhdimisht Moldavinë për “histeri antiruse” dhe ka mohuar se po ndërhyn në ato që Sandu i ka quajtur “zgjedhjet më të rëndësishme” në historinë e vendit të saj.
Duke rritur tensionet, policia dhe prokurorët moldavianë më 22 shtator ndaluan 74 persona nën dyshimin se po përgatitnin trazira masive. Raportohet se grupi ishte trajnuar në Serbi – një aleate kyç evropiane e Rusisë – në taktika destabilizimi.
Hetuesit thonë se midis qershorit dhe shtatorit grupe moldavianësh të moshës 19-45 vjeç udhëtuan në Serbi, ku instruktorë rusë i mësuan se si të çanin kordonët policorë, t’u rezistojnë forcave të sigurisë dhe të përdorin shkopinj gome, pranga dhe madje edhe armë zjarri.
Disa prej tyre raportohet se hynë në Serbi me idenë e pelegrinazhit në kishat ortodokse, por vetëm më pas u rekrutuan për trajnime në këmbim të 400 euro për udhëtim.
Ditët para zgjedhjeve u përjashtuan dy parti proruse – Zemra e Moldavisë dhe Moldova Mare (Moldavia e Madhe) – nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 shtatorit.
Autoriteti zgjedhor i Moldavisë vendosi kufizimet pas kontrolleve që çuan në akuza për blerje votash, financim të paligjshëm të partive dhe pastrim parash.
Komisionarja për Zgjerimit e BE-së, Marta Kos, i tha Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Moldavisë duhet të vlerësohet për “rezistencën dhe aftësinë që të përballet me forcat që do të donin ta largonin këtë shtet nga rruga evropiane ose do të dëshironin që të shihnin dështimin e Bashkimit Evropian”.
Moldavia, një nga vendet më të varfra të Evropës, mori statusin e vendit kandidat për në BE në vitin 2022 dhe hapi negociatat e anëtarësimit vitin e kaluar, pasi u rreshtua fuqishëm me fqinjin e saj, Ukrainën, pas nisjes së pushtimit të paprovokuar nga Rusia më 2022 dhe iu bashkua regjimit të sanksioneve të BE-së kundër Moskës.
Përpjekjet për anëtarësim janë ndërlikuar nga disa faktorë, përfshirë rajonin separatist të mbështetur nga Moska, Transnistrinë, që gjendet mes Ukrainës dhe kufirit lindor të Moldavisë.
Territori, i cili ndodhet në brigjet lindore të lumit Dniestër, ka trupa ruse dhe administron çështjet e veta – me mbështetjen e Moskës – që nga lufta që shpërtheu në kohën kur Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej në fillim të viteve ’90./REL
Presidenti rus Vladimir Putin dhe politikëbërësit në Kremlin po e ndiejnë fort presionin e luftës në Ukrainë. Për t...
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë kundër vrasjes së femrave në Buenos Aires, duke kër...
Rreth 10,000 vetë u mblodhën në Sheshin e Lirisë në Bratislavë këtë javë për të protestuar kundër po...
OKB-ja ka paralajmëruar për pasoja shkatërruese për civilët në Rripin e Gazës, teksa forcat izraelite intensifikuan sulmet e ...
Kievi ka qenë nën bombardime të rënda ruse që nga e diela në orët e para të mëngjesit, në atë që v&e...
“Çdo kërcënim ndaj hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të NATO-s do të përballet me një përgjig...
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar një hartë të detajuar që tregon rrugën ...
Disa qafa malore zvicerane u mbyllën të shtunën për shkak të reshjeve të borës. Deri në 20 centimetra borë e fresk...
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n ...
Rreth 31 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën në një tubim të organizuar nga aktori Vijay, i cili...