Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...

BALLKAN- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht tërësinë tokësore sovranitetin dhe karakterin shumetnik të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe sulmet ndaj marrëveshjes së Dejtonit dhe thirrjet për shkëputje nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik janë të papërgjegjshme.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Bosnjë në fillim të një vizite në rajon, gjatë së cilës pritet të qëndrojë në Serbi dhe në Kosovë. Kasanof tha se rruga e ndjekur nga presidenti i entitetit serb “është një qorrsokak i rrezikshëm për Bosnjën dhe e vë në rrezik të ardhmen e Republikës Serbe”. Ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet, duke përfshirë sanksionet, për të mbajtur përgjegjës ata që kërcënojnë ose provojnë të dëmtojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit si dhe shtetin e Bosnjës dhe institucionet e saj”.
Presidenti pro-rus i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili prej kohësh kërkon shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja, tashmë është nën sanksionet e amerikane dhe britanike. Shtetet e Bashkuara thonë se Dodiku ka dëmtuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995, që la pas vets mbi 100,000 të vrarë dhe miliona të zhvendosur. Në përfundim të luftës Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republikën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate, të lidhura nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore në Sarajevë.
I dërguari amerikan pritet që të mërkurën të takohet në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa në Kosovë, sipas zyrtarëve të ambasadës amerikane, pritet të takohet me zyrtarë të qeverisë, udhëheqës të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë që kur mori detyrën, të cilën deri në muajin maj e mbante diplomati Gabriel Escobar. Shtetet e Bashkuara po u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë marrëveshjen që u arrit vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre./ VOA
SHBA- Zyrtarët në Florida kanë lëshuar urdhra evakuimi dhe paralajmërime të tmerrshme pasi uragani Milton, një stuhi e...
TETOVË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur të vdekur në rrethana mist...
IZRAEL- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz tha se deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për të ndalur dërgesat...
SHBA- Kamala Harris e konsideron Iranin si kundërshtarin më të madh të SHBA-së dhe se sigurimi që Teherani të mos bëhe...
KOSOVA- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës p&...
SHBA- Dy senatorë amerikanë thanë të martën se ekziston një “moment historik” për normalizimin e marrëdh&e...
SUEDIA- Geoffrey Hinton, i njohur si babai i inteligjencës artificiale, dhe fizikani John Hopfield, e kanë fituar Çmimin Nobel për Fizik...
SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris, ruan një epërsi ndaj kundërshtarit të saj republikan, Donald Trump, sipas një&nbs...
Foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar të martën si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të ven...
Foto ilustruese LIBAN- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar të martë...