BOTA

Katër presidentë amerikanë janë vrarë, të tjerë janë plagosur dhe sulmuar, çfarë ka shkruar historia për atentatet në SHBA?

M.B. Përditësimi i fundit 14 Korrik 2024, 13:17
Katër presidentë amerikanë janë vrarë, të
JOHN F. KENNEDY

SHBA- Përpara atentatit të së shtunës ndaj ish presidentit Donald Trump, ka pasur raste të shumta të dhunës politike që synonin presidentët amerikanë, ish-presidentët dhe kandidatët presidencialë të partive kryesore. Një vështrim mbi disa nga atentatet dhe përpjekjet për vrasje që kanë ndodhur që nga themelimi i kombit në vitin 1776.

ABRAHAM LINCOLN, presidenti i 16-të

Abraham Lincoln ishte presidenti i parë që u vra, i qëlluar nga John Wilkes Booth më 14 prill 1865, ndërsa ai dhe gruaja e tij, Mary Todd Lincoln, po ndiqnin një shfaqje të komedisë "Kushëriri ynë amerikan" në teatrin Ford në Uashington.

Ai u dërgua në një shtëpi përballë teatrit për trajtim mjekësor pasi u qëllua në pjesën e pasme të kokës. Ai vdiq të nesërmen në mëngjes. Mbështetja e tij për të drejtat e zezakëve është përmendur si një motiv për vrasjen e tij.

Abraham Lincoln u pasua nga zëvendëspresidenti Andrew Johnson. Atentatori Booth u qëllua dhe u vra më 26 prill 1865, pasi u gjet i fshehur në një hambar pranë Bowling Green të Virxhinias.

JAMES GARFIELD, presidenti i 20-të

James Garfield ishte presidenti i dytë që u vra, gjashtë muaj pas mori detyrën. Ai po ecte nëpër një stacion treni në Uashington më 2 korrik të vitit 1881, për të kapur një tren për në New England, kur u qëllua nga atentatori Charles Guiteau.

Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit, u përpoq pa sukses të gjejë plumbin në gjoksin e presidentit Garfield duke përdorur një pajisje që ai e kishte projektuar posaçërisht për presidentin. I plagosur për vdekje presidenti Garfiel qëndroi i shtrirë në Shtëpinë e Bardhë për disa javë, por vdiq në shtator, pasi u dërgua në bregun e Nju Xhersit.

Ai u pasua nga nënpresidenti Chester Arthur. Atentatori Guiteau u shpall fajtor dhe u ekzekutua në qershor të vitit 1882.

WILLIAM McKINLEY, presidenti i 25-të

William McKinley u qëllua pasi mbajti një fjalim në Buffalo tw Nju Jorkut, me 6 shtator të vitit 1901. Ai po shtrëngonte duart me njerëzit kur një burrë e qëlloi dy herë në gjoks nga afërsia. Mjekët kishin pritur që presidenti McKinley të shërohej, por më pas u shfaq gangrena rreth plagëve.

Presidenti McKinley vdiq më 14 shtator të vitit 1901, gjashtë muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë. Ai u pasua nga nënpresidenti Theodore Roosevelt.

Leon F. Czolgosz, një i papunë, 28-vjeçar, banor i Detroitit, pranoi se kishte kryer sulmin. Ai u shpall fajtor në gjyq dhe u dënua me vdekje në karrigen elektrike më 29 tetor të vitit 1901.

FRANKLIN D. ROOSEVELT, presidenti i 32-të

Franklin D. Roosevelt, në atë kohë president i zgjedhur, sapo kishte përfunduar një fjalim në Miami nga pjesa e pasme e një makine të hapur, kur u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Ai nuk u plagos nga të shtënat në shkurt tw vitit 1933 që vranë kryebashkiakun e Çikagos, Anton Cermak. Guiseppe Zangara u shpall fajtor për sulmin dhe u dënua me vdekje.

HARRY S. TRUMAN, presidenti i 33-të

Harry Truman po qëndronte në Blair House, përballë Shtëpisë së Bardhë, në nëntor të vitit 1950, kur dy persona të armatosur hynë brenda.

Presidenti Truman nuk u plagos, por një polic i Shtëpisë së Bardhë dhe një nga sulmuesit u vranë në një shkëmbim zjarri. Dy policë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë u plagosën.

Oscar Callazo u arrestua dhe u dënua me vdekje. Në vitin 1952, presidenti Truman e ndryshoi dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u lirua nga burgu në vitin 1979 nga presidenti Jimmy Carter.

JOHN F. KENNEDY, presidenti i 35-të

John Kennedy u qëllua për vdekje nga një vrasës i fshehur i armatosur me një pushkë teksa vizitoi Dallasin në nëntor të vitit 1963 me zonjën e parë Jacqueline Kennedy. Të shtënat shpërthyen teksa autokolona e presidentit kaloi nëpër Dealey Plaza në qendër të Dallasit.

John Kennedy u dërgua me urgjencë në Spitalin Memorial Parkland, ku vdiq pas pak. Ai u pasua nga zëvendëspresidenti Lyndon B. Johnson, i cili u betua në një sallë konferencash në bordin e Air Force One. Ai është i vetmi president që bëri betimin në avion.

Disa orë pas atentatit, policia arrestoi Lee Harvey Oswaldin, i cili dy ditë më vonë ndwrsa po dërgohej nga selia e policisë në burgun e qarkut, u qëllua për vdekje nga pronari i një klubi të natës në Dallas, Jack Ruby.

GERALD FORD, presidenti i 38-të

Gerald Ford u përball me dy tentativa për vrasje brenda javësh në vitin 1975, por kaloi pa dëme.

Në përpjekjen e parë, presidenti Ford ishte rrugës për në një takim me guvernatorin e Kalifornisë në Sacramento, kur dishepulli i Charles Manson, Lynette "Squeaky" Fromme, çau mes një turme në rrugë, nxori një pistoletë gjysmë automatike dhe ia drejtoi presidentit. Arma nuk shkrepi.

Fromme u dënua me burg dhe u lirua në vitin 2009. Vetëm 17 ditë më vonë një grua tjetër, Sara Jane Moore, u përball me presidentin Ford jashtë një hoteli në San Francisko. Ajo qëlloi me armë dhe dështoi të qëllonte presidentin. Një kalimtar rasti e zuri nga krahu teksa po përpiqej të qëllonte sërish. Sara Jane Moore u dërgua me burgim dhe u lirua në vitin 2007.

RONALD REAGAN, presidenti i 40-të

Ronald Reagan po largohej nga një fjalim në Uashington, po ecte drejt autokolonës së tij kur u qëllua nga John Hinckley Jr., i cili ishte në turmë.

Presidenti Reagan u shërua nga plagët e pësuara në marsin e vitit 1981. Tre persona të tjerë u qëlluan, përfshirë sekretarin e tij të shtypit, James Brady, i cili ishte pjesërisht i paralizuar si pasojë e plagëve.

John Hinckley u arrestua dhe u mbyll në një spital psikiatrik pasi një juri e shpalli atë të pafajshëm për shkak të gjendjes mendore. Në vitin 2022, Hinckley u lirua nga mbikëqyrja pasi një gjykatës përcaktoi se ai "nuk ishte më një rrezik për veten ose të tjerët".

GEORGE W. BUSH, presidenti i 43-të

George W. Bush po merrte pjesë në një tubim në Tbilisi në vitin 2005 me presidentin gjeorgjian Mikhail Saakashvili, kur një granatë dore u hodh drejt tij.

Të dy burrat ishin pas një mburoje antiplumb kur granata, e mbështjellë me leckë, ra rreth 30 metra larg tyre. Granata nuk shpërtheu. Vladimir Arutyunian u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

THEODORE ROOSEVELT, kandidat për president

Ish presidenti u qëllua në Milwaukee në vitin 1912 gjatë fushatës për t'u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, ku kishte shërbyer më parë për dy mandate si president.

Letrat e palosura dhe një këllëf metalik i syzeve në xhepin e z. Roosevelt me sa duket e dobësuan goditjen e plumbit dhe ai nuk u plagos rëndë. John Schrank u arrestua dhe e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij në spitalet e shëndetit mendor.

ROBERT F. KENNEDY, kandidat për president

Robert Kennedy po synonte emërimin e Demokratëve kur u vra në një hotel në Los Anxhelos, pak kohë pasi mbajti fjalimin e tij të fitores në zgjedhjet paraprake në Kaliforni të vitit 1968.

Kennedy ishte një senator amerikan nga Nju Jorku dhe vëllai i presidentit John F. Kennedy, i cili u vra pesë vjet më herët. Pesë persona të tjerë u plagosën nga të shtënat. Sirhan Sirhan u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me vdekje. Kjo u ndryshua në burgim të përjetshëm.

GEORGE C. WALLACE, kandidat për president

George Wallace po synonte emërimin si kandidat presidencial nga demokratët kur u qëllua gjatë një ndalese fushate në Maryland në vitin 1972, një incident që e la atë të paralizuar nga beli e poshtë.

Wallace, guvernator i Alabamës, ishte i njohur për pikëpamjet e tij segregacioniste, nga të cilat më vonë hoqi dorë. Arthur Bremer u dënua me burgim pas sulmit dhe u lirua në vitin 2007./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan