Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
SHBA- Kë do ta zgjedh Kamala Harris si kandidat për nënpresident? Në ditët në vijim, kjo do të jetë pyetja më e madhe politike në Shtetet e Bashkuara pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara për t’u rizgjedhur në Shtëpi të Bardhë edhe për një mandat dhe që kur Nënpresidentja Kamala Harris u bë kandidatja e pritshme demokrate. Kandidati republikan Donald Trump tashmë zgjodhi senatorin J.D. Vance si kandidatit për nënpresident.
Për momentin, Kamala Harris po bën fushatë vetëm. Në mesin e atyre që mund t’i bashkohen asaj si kandidat për nënpresident janë një numër guvernatorësh përfshirë atë të Karolinës Veriore Roy Cooper, një demokrat që ka fituar në një shtet që votoi pro republikanit Donald Trump për president, apo Guvernatori Josh Shapiro i Pensilvanisë, një shtet i konsideruar jetik nga të dy partitë për të fituar në nëntor.
Në listë është edhe astronauti Mark Kelly, aktualisht senator nga Arizona.Me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate vetëm disa javë larg, procesi i përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident do të jetë i shpejtë.
“Rreziku i një procesi të përshpejtuar është që ka gjëra që mund të anashkalohen. Gabimet do të ishin shmangur nëse do të ishte një proces normal. Por ajo nuk ka zgjidhje tjetër. I duhet të veprojë me shpejtësi dhe të bëjë zgjedhjen e duhur”, thotë analisti William Galston nga Instituti "Brookings".
Zgjedhja e duhur nuk mbështetet në ndonjë teori shkencore. Ajo ka të bëjë me përzgjedhjen e kandidatit që sjell më shumë vota, sidomos në një numër të vogël shtetesh të diskutueshme, përcaktuese pëpr rezultatin e zgjedhjeve.
Përzgjedhja e kandidatit për nënpresident nënkupton një përqendrim tek gjeografia më shumë se tek karakteri.
“Mendoj se dikush nga shtetet e pjesës qendrore apo edhe nga pjesa jugore e Shteteve të Bashkuara do të jenë zgjedhja më e mirë. Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear mendoj se do të ishte zgjedhje e mirë. Duhet të sigurohemi që kemi kandidatura të baraspeshuara ngaqë kemi një kandidat nga Kalifornia”, thotë delegati demokrat, Jay Chen.
Zonja Kamala Harris është nga Kalifornia. Dhe meqë kalkulimet politike përjashtojnë mundësinë që kandidatët për president dhe nënpresident të jenë nga i njejti shtet, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili pritet të jetë kandidati për president në të ardhmen, përjashtohet nga ekuacioni.
A mund të kandidohen dy gra? Guvernatorja Gretchen Whitmer drejton shtetin e rëndësishëm dhe të papërcaktuar të Miçiganit, por siç duket ajo nuk dëshiron të hyjë në histori përmes kësaj mënyre.
“Nuk do të largohem nga Miçigani. Jam krenare që jam guvernatore e këtij shteti dhe i kam qëndruar pranë këtij parimi. E di që të gjithë gjithmonë kanë dyshime dhe ma bëjnë vazhdimisht këtë pyetje. Ju po e bëni punën tuaj, por unë do rri këtu”, deklaroi Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer.
Popullariteti si guvernator apo suksesi si ligjvënës në Kongres nuk është garanci që një kandidat mund të korr sukses si pjesë e dyshes në zgjedhjet presidenciale, thotë autori i dy librave mbi postin e nënpresidentit, Joel K. Goldstein.
“A janë gati të shkëlqejnë në skenën kombëtare? Ajo dallon shumë nga gara brenda një shteti apo distrikti", thotë zoti Goldstein nga Universiteti "Saint Louis".
Njeriu i dytë në presidencë po ashtu duhet të jetë dikush që votuesit e pranojnë si dikë që është vetëm një hap larg të qenit president./ VOA
Foto ilustruese PAKISTAN- Sulmues vetëvrasës dhe sulmues të armatosur hynë në një bazë ushtarake në veriperënd...
SHBA- Kandidatja demokrate i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së republikanit për një debat televiziv.Zëvendëspre...
BULLGARI- Një shpërthim ka ndodhur në magazinat e fishekzjarrëve në afërsi të Sofjes, në Bullgari, për pasojë...
foto ilustruese SPANJË- Policia spanjolle tha të premten se kishte sekuestruar katër ton kokainë të fshehur në thasë me ...
UKRAINË- Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak sugjeroi se nga çdo marrëveshje e bërë me Rusinë nuk do t&eu...
Aivo Orav KOSOVË- Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin estonez, Aivo Orav, në postin e përfaqësuesit të p...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump përmes platformës së tij “Truth Social” të enjten në mbrëmje "sulomi" drejtorin e ...
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Barack Obama së bashku me bashkëshorten, Michelle i kanë dhënë mbështetje Kamala Harrisit në...
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e tmerrshme në Londër ka përfshirë një shofer taksie të pafajshëm i cili u përfshi n...
Zveçan KOSOVË- Rreth orës 01:40 të kësaj të premte dy automjete të komunës së Zveçanit janë djeg...