Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
SHBA - Nënpresidenti amerikan JD Vance, paralajmëroi udhëheqësit evropianë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë për “kërcënimin nga brenda” duke argumentuar se qeveritë e tyre po censurojnë të djathtën e vijës së ashpër dhe po dështojnë në kontrollin e imigracionit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, fjalimi i zotit Vance vjen mes drojës së aleatëve evropianë lidhur me vendimin e Presidentit Donald Trump për të filluar bisedimet e paqes me Rusinë.
Herët të premten një dron luftarak goditi pjesën e jashtme të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë. Kievi fajësoi Moskën për sulmin që rriti ankthin mes udhëheqësve të mbledhur në Konferencën e Sigurisë në Munih ndonëse nuk ka shenja për shtimin të rrezatimit në centralin bërthamor.
Takimi në Gjermani u përqendrua tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila hyn në vitin e tretë javën që vjen.
“Kërcënimi që më shqetëson më shumë se rrezikon Evropën nuk është Rusia. Nuk është Kina. Nuk ka aktorë të tjerë të jashtëm. Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda, largimi i Evropës nga disa prej vlerave të saj themelore, vlerat e përbashkëta që ndan me Shtetet e Bashkuara”, tha Nënpresidenti amerikan JD Vance.
Ai e përmendi kalimthi luftën në Ukrainë. Nënpresidenti amerikan përsëriti thirrjet që Evropa të shtojë shpenzimet ushtarake ndërsa tha se Kievi dhe Moska mund të arrijnë “një marrëveshje të arsyeshme”, siç u shpreh ai.
Nënpresidenti Vance kritikoi atë që tha se ishte censurim i të krishterëve dhe të djathtës së vijës së ashpër nga qeveritë evropiane, duke shprehur mbështetjen për partitë e djathta që janë kundër imigracionit. Ai kritikoi Rumaninë, vend i NATO-s, për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale për shkak të provave të dezinformimit rus.
“Nëse demokracia juaj mund të shkatërrohet nga disa qindra mijëra dollarë reklama dixhitale nga një vend i huaj, do të thotë që nuk ishte edhe aq e fortë”, tha nënpresidenti amerikan.
Shefi i mbrojtjes gjermane, Boris Pistorius, kritikoi zotin Vance.
“Ai flet për asgjësimin e demokracisë. Nëse e kam kuptuar saktë, ai po krahason kushtet në pjesë të Evropë me ato të rajoneve autoritare, çka nuk është e pranueshme”.
Nënpresidenti amerikan u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy.
“Duhet të bisedojmë më shpesh, të punojmë më shumë dhe të hartojmë planin se si të ndalojmë Putinin dhe përfundojmë luftën. Ne e duam shumë paqen, por kemi nevojë për garanci reale sigurie”, tha presidenti ukrainas.
Ditë më parë, Presidenti Donald Trump përjashtoi mundësinë e anëtarësimit të Kievit në NATO dhe dëshirën për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia. Presidenti Trump tha se presidenti rus ishte pajtuar të fillonte bisedimet për t’i dhënë fund luftës.
“Mendoj se do të arrijmë të sigurojmë një armëpushim në një ardhme jo shumë të largët”, tha Presidenti Trump.
Komentet e Presidentit Trump hedhin poshtë qëndrimin e pararendësit demokrat, Joe Biden, për të mbështetur Ukrainën për “aq kohë sa duhet”. Moska e mirëpriti qëndrimin e Uashingtonit ndërsa ngriti shqetësime në Evropë.
“Një Ukrainë e dështuar do ta dobësonte Evropën, por gjithashtu do të dobësonte Shtetet e Bashkuara”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
Armëpushimi në Gazë është gjithashtu në qendër të vëmendjes. Presidenti Trump dëshiron largimin e palestinezëve dhe marrjen e enklavës, plan i dënuar nga shumë udhëheqës të mbledhur në konferencën e Munihut./VOA
Pamje nga pritja e pengjeve HAMAS - Izraeli liroi 369 të burgosur palestinezë të shtunën, sipas Zyrës për Media të t&eum...
Foto ilustruese HAMAS - Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmb...
Foto ilustruese SHBA - Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të presidentes së Komisionit Evropian...
Liderja e partisë AfD, Alice Weidel GJERMANI - Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë(AfD), aktualisht ren...
SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje aleatëve në Britaninë e Madhe dhe Evropë që t&eum...
SHBA- Presidenca amerikane njoftoi se agjencisë së lajmeve Associated Press i ndalohet për një kohë të pacaktuar qasja në Z...
SERBIA- Mes protestave të studentëve që zgjasin me muaj, autoritetet në Serbi janë duke paralajmëruar miratimin e një &ldqu...
SHBA- Presidenti Donald Trump ka përsëritur vazhdimisht pretendimet se Kina “operon” Kanalin e Panamasë dhe ka kërcënuar ...
foto ilustruese KOSOVË- Për disa qytetarë të Kosovës, çmimet e produkteve ushqimore janë gjithnjë e më pak t...
GAZA- Biseda telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, mjaftoi për të “thyer akullin” mes SHBA-së dhe Rusis&eu...